Pushtimi gjerman i Rusisë apo Operacioni Barbarossa ishte pushtimi i Bashkimit SovjetikLuftën e Dytë Botërore nga forcat Nazi-Fashiste dhe aleatët e tyre. Në 22 Qershor 1941, rreth 3 milionë trupa të Boshtit kalojnë kufirin Rus ndërmjet vendeve Balltike, Polonisë dhe Rumanisë. Gjermanisë iu bashkua Rumania, Italia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Finlanda dhe shtetet satelite gjermane të Francës Vishi dhe Kroacisë. Gjithashtu në operacion u përfshinë: Wehrmacht (Forcat e armatosura) që kryen operacionet tokësore, Luftwaffe (Forca ajrore e Gjermanisë) që bombardoi territorin Rus dhe facilitetet ushtarake dhe civile, Kriegsmarine (Flota detare Gjermane) që kishte si qëllim bllokimin e rrugës së hyrjes të mallrave dhe armëve në Bashkimin Sovjetik, dhe ushtritë e vendeve respektive të boshtit. Pushtimi i BRSS ishte një plan dhe ëndërr e Adolf Hitlerit që para se të merrte pushtetin e Gjermanisë Naziste në 1933. Ai e kishte shprehur ktë qëllim në librin e tij "Mein Kampf", dhe e quante Rusinë dhe Siberinë si një "vend jetese" (Lebensraum- gjermanisht) për Gjermanët, dhe gjithashtu për të fituar burimet e shumta natyrore të BRSS-ë.

Faza e parë e pushtimit (22 Qershor- Nëntor 1941).

Redakto

Në nisje të Barbarossës Gjermania pati suksese të shumta, me taktitën e tyre të luftës (Blietzkrieg), ata rrethuan dhe shkatërruan ushtritë ruse të pozicionuara në kufi, dhe bën përparime drejt Bjellorusisë, Ukrainës dhe vendeve Balltike. Sovjetikët në fillim u kapën të papregatitur dhe patën tërheqje konstante për ti shpëtuar kapjes prej Nazistëve. Gjermania fitoi betejat e Minskut, Kievit, Bialistokut dhe Bryansk. Leningradi (që ishte qyteti ku filloi revolucioni Bollshevik) u rrethua nga forcat gjermane në jug dhe ato finlandeze në veri, dhe u nda nga pjesa tjetër e BRSS, por nuk u arrit të kapej nga gjermanët. Po ashtu edhe Sevastopoli në Krime u rrethua dhe më pas u kap. Në 30 Shtator, Boshti nisi Operacionin "Typhoon", për kapjen e Moskës, ata kapën qytetin e Smonlenskut që ishte qyteti i fundit në rrugën drejt Moskës, dhe nisën sulmin drejt kryeqytetit sovjetik. Për të rritur moralin e popullsisë, Stalini deklaroi që kjo ishte një luftë patriotike, dhe qëndroi në Moskë edhe pse ushtria armike ishte vetëm disa kilometra larg tij. Ai gjithashtu organizoi paradat vjetore të ushtrisë sovjetike për fitoren e komunizmit në Revolucionin Rus, ndërkohë që nazistët bënin përparime me shpejtësi rrufe. Por gjatë betejës për Mosken temperaturat rranë dhe bora bëri që rruget te ngrinin dhe u bën të pakalueshme për tanqet dhe kuajt gjermanë. Gjithashtu Hitleri nuk i kishte pajisur ushtarët e tij me veshje për temperatura kaq të ftohta, sepse ai mendonte se duhet ta kishte fituar luftën para se të vinte dimri. Ndërkohë që gjermanët hasnin vështirësi nga dimri Stalini thirri divisionet e ushtrisë së Siberisë, që ishin të stërvitur për të luftuar në ngricë dhe temperatura të ulëta, dhe shtyu mbrapa ushtrinë gjermane. Më pas komandantët gjermanë ndaluan sulmin e Moskës derisa temperaturat të ngriheshin dhe gjermanët të kishin përsëri mundësi për të luftuar, duke i dhënë kështu një lehtësim dhe kohë për tu pregatitur sovjetikëve.

Beteja e Stalingradit. (23 gush 1942 – 2 shk 1943).

Redakto

Pasi u bë e qartë që Forcat e Boshtit nuk do të arrinin dot Moskën, Hitleri bashkë me gjeneralët e tij bën një plan tjetër, për të gjunjëzuar BRSS-ën. Pasi Gjermania dhe aleatët e saj kishin rezerva të pakta nafte, ata planifikuan kapjen e rafinerive dhe rezervave të naftës të Kaukazit, nje region i pasur me burime natyrore. Por për të arritur aty, fashistët duhet të kapnin qytetin kyc të Stalingradit (sot-Vollgograd), dhe ta ndanin Kaukazin nga pjesa tjetër e Bashkimit Sovjetik. Mbasi të kapnin Stalingradin, ata do ta përdornin atë si një front tjetër për të arritur Moskën, dhe gjithashtu do të kishin akses në naftën e aq shumë kërkuar për të mbajtur makinën e tyre të luftës akoma në betejë. Por për të arritur në Stalingrad, gjermanët duhet të kalonin Lumin Vollga, që ishte dicka e vështirë për tu arritur, pasi rusët e përdorën si një vijë mbrojtje. Në ktë pikë Hitleri u nxitua, ai lëvizi Divizionin e 4-rt "Panzer" për të pushtuar vendet Kaukaziane, dhe la Divizionin e 6 ta përfundonte rrethimin e Stalingradit e vetme, ndërkohë që Stalini morri përforcime pasi konskriptoi të gjithë popullatën të gatshme për luftë dhe dha urdhrin e tij të famshëm "asnjë hap mbrapa". Gjermania kapi rreth 90% të qytetit që mbante emrin e liderit të BRSS, por sovjetikët arritën të mbanin të zënë ushtrinë armike për 5 muaj, derisa përforcimet të mund të vinin. Stalini i lëvizi fabrikat e vendit në Siberi, mbrapa maleve Urale, dhe këto fabrika arritën të prodhonin armë dhe tanqe për ushtarët e rinj të thërritur në luftë, që shërbyen si përforcim të ushtrisë ruse në Stalingrad, dhe duke "kopjuar" taktikat e Hitlerit, Sovjetikët rrethuan në formë pince ushtrinë e 6 gjermane dhe larguan ushtrinë e 4 nga Kaukazi, duke shënuar kështu pikën e kthimit të luftës. Gjenerali gjerman Friedrich Paulus e kuptoi planin e rusëve dhe kërkoi leje nga Hitleri për tu të tërhequr, por ky i fundit nuk pranoi dhe kështu divizioni i 6 u nda nga pjesa tjetër e ushtrisë gjermane. Hitleri i premtoi Paulusit se do ti stillte ushqim dhe municione atij dhe ushtarëve të tij nëpërmjet ajrit, ku forcat ajrore do ti hidhnin me parashuta, por pas një far kohe, Luftwaffe, e humbi superioritetin e ajrit, dhe bomberat rus nuk e lejuan më kalimin e avionëve. Kështu gjermanët ngelën në Stalingrad dhe do të dorëzohen mbas disa muajsh. Beteja e Stalingradit është cilësuar si një nga betejat më të ashpra dhe të egra në histori, dhe është shënuar si pika e kthimit drejt humbjes së boshtit fashist.

Pika e kthimit. (1943-45).

Redakto

Mbas dështimit për të kapur 2 qytetet kyc të BRSS, Moskës dhe Stalingradit, Lufta u kthye kundrejt Gjermanisë Naziste dhe aleatëve të saj. Përvec kësaj Amerika dhe Britania e Madhe arritën të zbarkojnë në Sicili, që bëri Italinë Fashiste të kapitullojë. Gjermania pushtoi pjesën e mbetur te Italisë dhe vendosi një shtet satelit, Republikën Socialiste të Italisë. Ndërkohë, BRSS, nisi offensivën "Vistula-Oder", për të cliruar Ukrainën, vendet Balltike dhe Poloninë. Në ktë pikë Rusia kishte superioritet në ajër dhe në tokë dhe trupat e saj kishin moral më të lartë sesa gjermanët. Ata morrën Varshavën, Krakovin, Minskun, Krimenë, Kievin, Danzigun dhe hynë në Prusi, në zemrën e Gjermanisë. Gjithashtu ata shtynë Finlandën drejt territorit të tyre dhe bën që Finlanda të kapitullonte, dhe në 1944 Rumania, Hungaria, Sllovakia dhe Bullgaria kapitulluan njëra pas tjetrës. Më pas, mbas zbarkimeve të forcave aleate në Normandi të Francës, ushtria gjermane filloi të pësonte humbje mbas humbjeve. Bashkimi Sovjetik filloi nderkohë të clironte vendet e boshtit një nga një, dhe vuri në fuqi parti komuniste në vend.

Kapitullimi i Gjermanisë Naziste dhe fundi i luftës në Europë.

Redakto

Gjatë 1944-45 forcat aleate vazhdonin sulmin për të çliruar Europën, dhe në 1945 ata arritën të hynin në territorin e Gjermanisë. Bashkimi Sovjetik nisi sulmin e fundit drejt Berlinit dhe Gjenerali Zhukov drejtoi betejën e Berlinit. Në datën 30 prill Hitleri kryen vetvrasje në bunkerin e tij në Berlin dhe në 8 Maj Field Marshalli Wilhem Keitel firmos dokumentin e kapitullimit pa kushte të Gjermanisë Naziste. Në datën 9 Maj, Stalini kërkon një tjetër konferencë për paqe kësaj rradhe në Berlin për të turpëruar Gjermanët, dhe në ktë datë Nazistët firmosin një tjetër dokument për kapitullim. Lufta në Europë dhe Operacioni Barbarossa kështu morri fund.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto