Pushtimi i Polonisë (1 shtator - 6 tetor 1939), ishte një sulm i përbashkët ndaj Republikës së Polonisë nga Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik që shënoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Pushtimi gjerman filloi më 1 shtator 1939.

Hitleri duke vëzhguar marshimin e këmbësorisë gjermane drejt Polonisë.

Forcat shumë superiore në numër të Wehrmacht gjerman avancuan aq shpejt, saqë qeveria polake u detyrua që të evakuohej në Rumani vetëm 16 ditë më vonë. Sulmi gjerman mbi Poloninë ishte një sulm blitz (uftë e shpejtë), i shoqëruar me bombardime të shumta nga ajri dhe i kombinuar me një sulm në tokë nga këmbësorët me mjete të motorizuara të shpejta dhe divizone të blinduara, duke shkatërruar një pjesë të mirë të vendit. [1]

Pasi Gjermania nuk iu përgjigj ultimatumit për t’u tërhequr nga Polonia, Britania dhe Franca i shpallën luftë. Nga ana tjetër, sovjetikët, nisën pushtimin e Polonisë lindore më 17 shtator, duke e ndarë vendin nën një klauzolë të fshehtë në paktin e mossulmimit. [1]10 ditë më vonë, më 27 shtator të atij viti mbrojtësit e kryeqytetit polak u dorëzuan,[2] duke lënë më shumë se 60 mijë ushtarë të vrarë 25 mijë civilë të vrarë.[1]

Fushata përfundoi më 6 tetor me Gjermaninë dhe Bashkimin Sovjetik që ndanë dhe aneksuan të gjithë Poloninë sipas kushteve të Traktatit të Kufirit Gjermano-Sovjetik.

Gazeta Paris Soir me titullin 'Lufta është deklaruar'

Pushtimi i Polonisë nga ana e Gjermanisë naziste është një nga kapitujt më të errët të Luftës së Dytë Botërore. 6 milionë njerëz ose thuajse 18% e popullsisë polake u vranë gjatë sundimit nazist përmes ekzekutimeve në masë dhe skllavërisë.

Historia

Redakto

Në gusht 1939, Gjermania naziste njoftoi një liste me 16 kërkesa, të cilat u botuan në gusht 1939 si një "propozim paqeje" dhe u lexuan në radion gjermane më 31 gusht 1939. Ky dokument, i njohur gjerësisht si ultimatumi ndaj Polonisë, njoftua se këto pika ishin refuzuar nga Polonia, gjë që nuk ishte e vërtetë. Ashtu si sulmi i stisur nga gjermanët në radiostacionin Gleiwitz në të njëjtën ditë, publikimi i ultimatumit shërbeu për të legjitimuar pushtimin e Polonisë, i cili tashmë ishte një punë e përfunduar.

Pretekst për pushtimin e Polonisë u përdor nga nazistët një sulm i fabrikuar ndaj një radiostacioni në qytetin kufitar të Gjermanisë, Glevitz, i cili sot gjendet brenda territorit polak e quhet Gilivice. Sulmi i rremë i ndërmarrë nga vetë nazistët, qe përgatitur ditë më parë se të fillonte Lufta e Dytë Botërore dhe synonte t’u tregonte Anglisë dhe Francës se Polonia ishte vend agresor, duke bërë që Franca të mos vinte në ndihmë të Polonisë. Franca dhe Britania, kishin nënshkruar paraprakisht një marrëveshje me Poloninë, ku zotoheshin të ofronin mbrojtje në rast sulmi nga Gjermania.[3]

Më 1 shtator, rreth orës 4.30 të mëngjesit, avionët luftarakë gjermanë sulmojnë qytetin e vogël Vielun, qendra e të cilit bëhet shkrumb e hi. Deklaratë për shpalljen e luftës nuk kishte ende. [4]

Në orën 4.45 anija luftanija stërvitore gjermane Shlezvig-Holshtajn, e ankoruar gjatë një vizite në qytetin e lirë të Danzigut, sot Gdansku, hapi zjarr mbi një garnizon të vogël polak.[4] Në të njëjtën kohë, me mijëra trupa gjermane kaluan kufirin me Poloninë, duke shënuar zyrtarisht fillimin e Luftës së Dytë Botërore.[5] Forcat ajrore bombarduan aeroportet, linjat hekurudhore, bazat ushtarake, dhe çdo gjë tjetër që konsiderohej e rëndësishme për komandën dhe lëvizjen e forcave të armatosura polake. Blitzkrieg-u i parë kishte nisur. Një orë më vonë trupat gjermane sulmuan nga veriu dhe jugu, duke synuar rrethimin e ushtrisë polake.[6]

Dy ditë më vonë, më 3 shtator, në përgjigje ndaj detyrimeve të tyre ndaj Polonisë, Franca dhe Britanisë i shpallën formalisht luftë Gjermanisë.[6]

Në orën 6 të mëngjesit të 17 shtatorit 1939, marshuan mbi 4.000 tanke sovjetike drejt Polonisë. Stalini dërgoi më shumë avionë se sa Rajhu Gjerman. ishte një invazion pa shpallur luftën dhe një luftë jo proporcionale, sepse trupat polake ishin në numër në disavantazh duke qenë të preokupuara me gjermanët. [3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c "Lufta që shkatërroi botën". a2news.com. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2022. Marrë më 2022-09-15.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  2. ^ "Pushtimi gjerman i Polonisë". Bota Sot (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2022. Marrë më 2022-09-15.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  3. ^ a b "70 vjet nga fillimi i LDB-së". Radio Evropa e Lirë. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2022. Marrë më 2022-09-15.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  4. ^ a b "Sulmi ndaj Polonisë. Kështu nisi Lufta e II Botërore". KOHA. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2022. Marrë më 2022-09-15.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  5. ^ "75-vjetori i pushtimit të Polonisë nga Gjermania". Koha. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2022. Marrë më 15 shtator 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  6. ^ a b "1 Shtator 1939: Pushtimi nazist, në sytë e një mjeku polak – bota.al". Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2022. Marrë më 2022-09-15.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)