52°N 20°E / 52°N 20°E / 52; 20

Republika e Polonisë
Rzeczpospolita Polska
Flamuri i Polonisë Stema e Polonisë
Vendndodhja e Polonisë
Vendndodhja e Polonisë
Vendndodhja e Polonisë   (e gjelbër e errët)

–  në Europë   ( e gjelbër & gri e errët)
–  në Bashkimin Europian   (e gjelbër)

Himni Kombëtar Mazurek Dąbrowskiego (Polonia nuk ka humbur)
Kryeqyteti Varshava
Gjuha zyrtare Polonisht
Anëtarësimi në OKB 24 tetor 1945
Forma e qeverisjes Republikë Parlamentare
President Andrzej Duda
Kryeministër Beata Szydło
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 71-të
312.679 km²
3,07
Popullsia (2014)
– totale
– dendësia
Vëndi i 34-të
38.483.957 banorë
123 banorë/km²
PBB (2015)
 PBB për banor
481,235 miliard dollarë
12.662 dollarë
Monedha Złoty (PLN)
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+1
UTC+2
Prefiksi telefonik +48
Kodi i internetit .pl
Kodi ISO 3166-1 PL

Polonia (polonisht: Polska), zyrtarisht Republika e Polonisë (polonisht: Rzeczpospolita Polska), është një vend në Evropën Qëndrore. Ajo kufizohet nga Gjermania në perëndim, Çekia dhe Sllovakia në jug, Ukraina dhe Bjellorusia në lindje dhe Deti Baltik, Provinca e Kaliningradit (një eksklave ruse) dhe Lituania në veri. Sipërfaqja e përgjithshme e Polonisë është 312.679 kilometra katrorë, duke e renditur atë vendin e 71-të më të madh në botë dhe të 9-të në Europë. Me një popullsi prej mbi 38.500.000 banorë, Polonia është vendi i 34 më i populluar në botë. Polonia është një shtet unitar i ndarë në 16 njësi administrative.

Polonia si me elemente shtetërore është krijuar që para 1.000 viteve, nga dinastia e Pia-së, ashtu që të arrijë vitet e arta (kulminacionin) në fund të shekullit XVI nën udhëheqjen e dinastisë së Jagilonian-it, kur Polonia ishte një ndër vendet më të fuqishme dhe më të zhvilluarat në Evropë.

Vendi i "Solidarność"-it, Republika e III-të Polake e thirrur në jetë në vitin 1997 ka hyrë në Paktin e Aleancës Veriore (NATO) në vitin 1999 dhe i është bashkangjitur Bashkësis.

Politika Redakto

 
Harta e Polonisë moderne

Njësitë territoriale Redakto

Polonia ka 16 njësi territoriale të nivelit të lartë të quajtura vojvoxhva (pol. Województwa) të cilat ndahen në njësi të nivelit të mesme të quajtura povjat (org.:powiaty, njëjës: powiat) dhe që ndahen më tutje në njësi të niveli të ulët të quajtura gmina (org.: gminy, njëjës: gmina). Me date 10 prill 2010 humbi jeten presidenti polak Lech Kaczynski. Ai ishte duke udhëtuar për në Rusi për t'i bërë homazhe rreth 25 mijë personave te vrarë nga Stalini. Avioni i tij u rrëzua afër aeroportin të Smolensk në perëndim te Rusisë.

Gjeografia Redakto

Sipërfaqja e përgjithshme e Polonisë është 312,685 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52 00 V, 20 00 L dhe 304,465 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 8,220 km² ujë.

Vija bregdetare e Polonisë është 491 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 2,788 km i gjatë.

Klima e Polonisë është klimë e ndryshueshme kryesisht e freskët me verë të lagshtë e dimër mesatar.

Pjesa më e madhe e relievit të Polonisë është terren i rrafshnaltave, kufiri në jugë përshkohet nga malet. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Elb në vendin e quajtur Raçki (-2m; pol.: Raczki Elbląskie) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,499 metrave në vendin e quajtur Rysy.

Lumi më i gjatë në Poloni është lumi Visila (pol.: Wisła) me një gjatësi prej 1047 km.

Liqeni me sipërfaqe më të madhe në Poloni është liqeni Shniarvu (pol.: Śniardwy) me një sipërfaqe prej 113,8 km².

Ekonomia Redakto

Ekonomia e Polonisë është industri e lehtë tekstilit ,ushqimore kurse nga indrustria ka si lënd djegse thëngjillin.Po ashtu ka edhe metalurgjinë e zezë dhe atë me njgjyra .


Demografia Redakto


Kultura Redakto

Të tjera Redakto

Galeria Redakto

  Commons: Polonia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  Commons: Polonia – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
Për më shumë shih në projektin si motër "Commons".

Lidhje të jashtme Redakto

Shih edhe Redakto