Gjuha zyrtare e njohur edhe si gjuhë shtetërore, është një gjuhë që i jepet një status i veçantë në një vend, shtet ose juridiksion tjetër. Në mënyrë tipike, gjuha zyrtare e një vendi i referohet gjuhës së përdorur në qeveri (gjyqësor, legjislaturë, administratë). [1] Shprehja "gjuhë zyrtare" nuk i referohet zakonisht gjuhës së përdorur nga një popull ose vend, por nga qeveria e saj, [2] si "mënyrë e shprehjes së një populli që nuk mund të ndryshohet me asnjë ligj". [3]

Përmbledhje Redakto

Sot 178 vende të botës njohin vetëm një gjuhë zyrtare, 101 prej tyre njohin më shumë se një. P.sh. Qeveria e Italisë zyrtarizoi italishten vetëm në vitin 1999, [4] dhe disa kombe (siç janë Shtetet e Bashkuara) nuk kanë deklaruar kurrë gjuhë zyrtare në nivelin kombëtar. [5] Kombet e tjera kanë deklaruar gjuhë zyrtare jo indigjene. "Filipinet dhe pjesët e Afrikës jetojnë me një paradoks të veçantë kulturor. Megjithëse gjuhët zyrtare [në Afrikë] mund të jenë frëngjisht ose anglisht, këto nuk janë gjuhët që fliten më së shumti nga banorët e [vendit]. ”

Shumë nga kushtetutat e botës përmendin një ose më shumë gjuhë zyrtare ose kombëtare. [6] [7] Disa vende përdorin përcaktimin e gjuhës zyrtare për të fuqizuar grupet indigjene duke u dhënë atyre mundësinë e përdorimit të gjuhës së tyre amtare në punët qeveritare. Në vendet që nuk e përcaktojnë zyrtarisht një gjuhë zyrtare, zakonisht zhvillohet një gjuhë de fakto kombëtare. Anglishtja është gjuha zyrtare më e zakonshme, me status të njohur në 51 vende. Arabishtja, Frëngjishtja dhe Spanjishtja njihen gjithashtu gjerësisht.

Një gjuhë zyrtare që është gjithashtu një gjuhë indigjene quhet endoglossic, gjersa një gjuhë që nuk është indigjene është exoglossic. [8] Një shembull është Nigeria që ka tre gjuhë zyrtare endoglossike. Me këtë vendi synon të mbrojë gjuhët indigjene autoktone edhe pse në të njëjtën kohë e njohin gjuhën angleze si lingua franca.

Ndonjëherë një përkufizim zyrtar i gjuhës mund të motivohet më shumë nga identiteti kombëtar sesa nga shqetësimet gjuhësore. Kur Jugosllavia u shpërbë në vitin 1991, vendi kishte katër gjuhë zyrtare: serbokroatisht, sllovenisht, shqip dhe maqedonisht. Gjuha serbokroate përdorej si gjuhë lingua franca me një lloj mirëkuptimi të ndërsjellë dhe ishte gjithashtu gjuhë e ushtrisë.

Kur Kroacia shpalli pavarësinë (1991) ajo përkufizoi gjuhën e saj zyrtare kroatishten, dhe Serbia gjithashtu përcaktoi gjuhën e saj zyrtare serbishten. Bosnje-Hercegovina përcaktoi tre gjuhë zyrtare: gjuhën bosnjane, kroatishten dhe serbishtën. [9] [10] [11] [12]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Official Language", Concise Oxford Companion to the English Language, Ed. Tom McArthur, Oxford University Press, 1998.
  2. ^ Pueblo v. Tribunal Superior, 92 D.P.R. 596 (1965). Translation taken from the English text, 92 P.R.R. 580 (1965), p. 588-589. See also LOPEZ-BARALT NEGRON, "Pueblo v. Tribunal Superior: Español: Idioma del proceso judicial", 36 Revista Juridica de la Universidad de Puerto Rico. 396 (1967), and VIENTOS-GASTON, "Informe del Procurador General sobre el idioma", 36 Rev. Col. Ab. (P.R.) 843 (1975).
  3. ^ The Status of Languages in Puerto Rico. Arkivuar 10 tetor 2017 tek Wayback Machine Luis Muñiz-Arguelles. University of Puerto Rico. 1986. Page 466. Retrieved 23 November 2012.
  4. ^ "Legge 15 Dicembre 1999, n. 482 "Norme in materia di tutela delle minoranze linguistiche storiche" pubblicata nella Gazzetta Ufficiale n. 297 del 20 dicembre 1999" (në italisht). Italian Parliament. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2015. Marrë më 2 dhjetor 2014.
  5. ^ "Official American". PBS.org (në anglisht). MACNEIL/LEHRER PRODUCTIONS. Marrë më 25 prill 2018.
  6. ^ "Read about "Official or national languages" on Constitute" (në anglisht). Marrë më 2016-03-28.
  7. ^ "L'aménagement linguistique dans le monde: page d'accueil". www.axl.cefan.ulaval.ca (në frëngjisht). Marrë më 2016-03-28.
  8. ^ endoglossic Arkivuar 10 prill 2016 tek Wayback Machine and exoglossic Arkivuar 18 korrik 2016 tek Wayback Machine on OxfordDictionaries.com.
  9. ^ Mørk, Henning (2002). Serbokroatisk grammatik: substantivets morfologi (Serbo-Croatian Grammar: Noun Morphology). Arbejdspapirer; vol. 1 (në danisht). Århus: Slavisk Institut, Århus Universitet. fq. unpaginated (Preface). OCLC 471591123.
  10. ^ Václav Blažek, "On the Internal Classification of Indo-European Languages: Survey" retrieved 20 Oct 2010, pp. 15–16.
  11. ^ Kordić, Snježana (2007). "La langue croate, serbe, bosniaque et monténégrine (Croatian, Serbian, Bosnian, and Montenegrin)" (PDF). përmbledhur nga Madelain, Anne (red.). Au sud de l'Est (PDF). vol. 3 (në frëngjisht). Paris: Non Lieu. fq. 71–78. ISBN 978-2-35270-036-4. OCLC 182916790. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 qershor 2012.
  12. ^ Selma Boračić; Ajdin Kamber (5 dhjetor 2011). "Language Politics in Bosnia" (në anglisht). Institute for War & Peace Reporting. Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2014. Marrë më 26 gusht 2013.

Literatura Redakto

  • Writing Systems of the World: Alphabets, Syllabaries, Pictograms (1990),   — lists official languages of the countries of the world, among other information.