Filipinet
Republika e Filipineve Republika ng Pilipinas | |||||
---|---|---|---|---|---|
| |||||
| |||||
Moto Kombëtare | "Maka-Diyos, Maka-Tao, Makakalikasan at Makabansa" (Për Zotin, Popullin, Natyrën dhe Vendin) | ||||
Himni Kombëtar | "Lupang Hinirang" (Toka e Zgjedhur) | ||||
Kryeqyteti | Manila | ||||
Gjuha zyrtare | Filipinase, anglisht | ||||
Krijimi Deklarimi i Pavarësisë nga Spanja Vetëqeverisja Pavarësia nga SHBA |
12 qershor 1898 24 mars 1934 4 korrik 1946 | ||||
Anëtarësimi në OKB | 24 tetor 1945 | ||||
Forma e qeverisjes | Republikë Presidenciale | ||||
President | Rodrigo Duterte | ||||
Monedha | Peso (PHP) | ||||
Zona kohore | UTC+8 | ||||
Prefiksi telefonik | +63 | ||||
Kodi i internetit | .ph | ||||
Kodi ISO 3166-1 | PH |
Filipinet (lat. Philippinae (Tagalog: Pilipinas)) - janë një bashkësi ishujsh që formojnë një shtet në Oqeani. Zënë një sipërfaqe prej 300 000 km2 . Në vitin 1977 Filipinet kishin 45,028 milion banorë. Kryeqytet i republikës është Manila (Quezon City). Gjuhë zyrtare është gjuha Filipineze që nga 1794-ta, ndërsa si gjuhë e arsimit dhe ekonomisë përdoren anglishtja dhe spanjishtja. Peso (P) është njësi monetare me qindarkën e saj centavos (c).
Historia
Redakto- Artikulli kryesor: Historia e Filipineve
Politika
Redakto- Artikulli kryesor: Sistemi shtetëror në Filipine
Sipas kushtetutës është republikë presidenciale. Kushtetuta e nxjerr më 14 maj 1935 është ç'fuqizuar nga presidenti Marcos në shtator të 1972-ës dhe është vendosur gjendja e jashtëzakonshme ushtarake. Pas nxjerrjes së kushtetutës së re më 7 prill 1973, ai mbetet më tej president me të drejta të pakufizuara (merr përsipër edhe nxjerrën e ligjeve) për kohë të pacaktuar. Si përfaqësuese e popullit, më 7 prill 1978, u zgjodh kuvendi kalimtar prej 200 delegatëve. Ky kuvend kishte drejt nxjerre të ligje të përkohshme kalimtare.
Njësitë administrative
Redakto- Artikulli kryesor: Njësitë administrative në Filipine
Deri rreth viteve '80-ta, administrimi i shtetit bëhet në 12 regjione pjesërisht autonome me 67 provinca.
Sipas të dhënave të fundit, tani hapësira e Filipineve ndahet në tri zona gjeografike të quajtura Luzon, Visayas, dhe Mindanao. Këto zona gjeografike ndahen në regjione, provinca, 118-të qytete, komuna dhe 41,994 njësi të quajtura barangay-et.[1]
Zyrat qendrore të qeverisë operojnë në nivele regjionale edhe për provincat. Regjionet nuk paraqesin subjekte por janë infrastruktura administrative të provincave për këtë edhe nuk kanë ndonjë qeverisje përveç Regjionit Autonom në Mindanao - në myslimane.
Në vitin 2006 janë bërë propozime për të krijuar pesë mbi regjione ekonomike për të përforcuar zhvillimin ekonomik në disa pjesë.
Regjioni | lloji | qendra |
---|---|---|
Ilocos Regjion | Reg.I | San Fernando City, La Union |
Cagayan Valley Region | Reg. II | Tuguegarao City, Cagayan |
Central Luzon Regjion | Reg. III | City of San Fernando, Pampanga |
CALABARZON Regjion¹ ² | Reg. IV-A | Calamba City, Laguna |
MIMARO Regjion¹ ² ³ | Reg. IV-B | Calapan City, Oriental Mindoro |
Bicol Regjion | Reg. V | Legazpi City, Albay |
Western Visayas Regjion³ | Reg. VI | Iloilo City |
Central Visayas Regjion | Reg. VII | Cebu City |
Eastern Visayas Regjion | Reg. VIII | Tacloban City, Leyte |
Zamboanga Peninsula Regjion | Reg. IX | Pagadian City, Zamboanga del Sur |
Northern Mindanao Regjion | Reg. X | Cagayan de Oro City |
Davao Regjion | Reg. XI | Davao City |
SOCCSKSARGEN Regjion¹ | Reg. XII | Koronadal City, South Cotabato |
Caraga Regjion | Reg.XIII | Butuan City |
Autonomous Region in Muslim Mindanao | ARMM | Cotabato City |
Cordillera Administrative Region | CAR | Baguio City |
National Capital Regjion | NCR | Manila |
¹ Pasi që janë të ngjashme me qendrën.
² Formuar nga regjioni Southern Tagalog, apo Regjion IV.
³ Palawan nga Regjion IV-B e njohur si MIMAROPA në Regjion VI.
Gjeografia
Redakto- Artikulli kryesor: Gjeografia e Filipineve
Pellgu i Filipine përbëhet nga 7.641 ujdhesa, nga të cilat 4.300 janë të pa emra dhe të pa banuara. Dy ujdhesat e mëdha, Luzo dhe Mindanao përbëjnë 2/3 e sipërfaqes së tokës. Ujërat në mes të ujdhesave i takojnë territorit të shtetit të Filipineve. Në lindje të Mindanaosë dhe Samarësndodhet gropa Filipineze.
Filipinet përbëhen nga tri hapësira gjeografike të mëdha: 1) Luzon - me Mindoro dhe Palawan, 2) Ujdhesat Visayan - me 7 krye-ujdhesat e tyre: Masbate, Panay, Negros, Cebu, Bohol, Samar, Leyte, dhe 3) Mindamao - me pellgun Sulu.
Brendia e ujdhesave është e dendur me shkëmbinjë të cilët arrijnë pikën më të lartë në vullkanin e quajtur Mount Apo - 2 954m, në Mindanosë. Vullkane tjera të veçuara janë dhe vullkanet: Arayat, Isarog, Taal, Pangasun, Cagua, Mayon, Bulusan, dhe Balut.
Filipinet kanë 6 laguna të mëdha të cilat quhen: Laguna de Bay, Lana, Taal, Mainit, Naujan dhe Buluan, si dhe 53 liqe të vegjël.
Kima. Filipinet ndodhen në tropet e brendshme. Dy hapësirat gjeografike, Luzon dhe Visayan, në verë shpesh përfshihen nga furtuna tajfun. Dallimi i klimës është i madh në mes të lindjes dhe perëndimit të vendit, ana lindore përfshihet nga të reshura të ashpra e të shpeshta ndërsa dimri në anën veri-lindore është dimër karakteristikë për vendet e oqeanit indian. Përjashta rripit të tajfunit ndodhet Mindanao dhe ka klimë ekuatoriale - pyje të dendura, xhungël. Shpërndarja e gjelbërimit i shkon përshtati zonave të klimës. Ana perëndimore, e cila në dimër ka klimë të thatë është pjesërisht me pyje të ulëta.
Ekonomia
Redakto- Artikulli kryesor: Ekonomia e Filipineve
Demografia
Redakto- Artikulli kryesor: Demografia e Filipineve
Ka një popullsi të përzierë, ku veçohen popujt e farës së racës së mongolëve jugor - indonezid, palemongolid, të njohur si filipinezë. Grupet më të mëdha të këtyre, që përbëjnë 50% të popullsisë janë të njohur nën emrat: visaja - sipas ujdhesës ku jetojnë, tagalen - që jetojnë në hapësirat Luzon dhe Mindoro; iokano - që jetojnë në veri-perëndim të Luzon-ës; Po ashtu në Luzon jetojnë edhe numër i vogël i atyre që hynë në grupin Negritos - Areta. Në qytete, kryesisht jetojnë kinezët, amerikanët e largët, spanjollët, arabët dhe pjesëtar të popujve të ardhur nga India.
Dendësia e popullsisë dallon nga ujdhesa në ujdhesë. Mesatarja e vendit më 1970 ishte : 122,4 banorë për k,2. Në provinca, mesatarja ishte si vijon: La Union 250,3; Pamganga 416; Cavite 404; Rizal 1530; Fush-Agusan 19,5; Palawan 15,9. Gjatë viteve '70-ta, shtimi natyrorë i popullsisë ishte në një shkallë të lartë. Nga 1948-ta, kur i kishte 19,2 milion deri më 1973, është dyfishuar numri i banorëve në 40,2 milion. Shtimi natyror vjetor i popullsisë ishte 3,01%. Ka popullsi të re, 5% nën moshën 20 vjeçare.
Kultura
Redakto- Artikulli kryesor: Kultura në Filipine
* Telekomunikacioni * Transporti * Ushtria
Obligimi ushtarak zbatohet sipas seleksionimit. Numri i përgjithshëm i trupave të armatosura, ishte 99 000 (rreth 1980): 63 000 trupa tokësore; 16 000 trupa në flotë ajrore me 111 aeroplan luftarak; flota detare përbëhej nga 20 000 trupa me 19 fregata korvet dhe 192 njësi të vogla. Forcat paramilitare përbëheshin nga 65 000 polic e milic.
* Pushime
Burime të thëna
Redakto- ^ Informata të përgjithshme për Filipinet Arkivuar 22 tetor 2007 tek Wayback Machine Gov.Ph Arkivuar 1 janar 2012 tek Wayback Machine. Gjendja më 31 dhjetor 2006
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto
- Qeveria :www.gov.ph
- Kryetari :www.op.gov.ph
- Parlamenti :www.senate.gov.ph-www.congress.gov.ph
- Ministria :
- www.dfa.gov.ph Arkivuar 5 dhjetor 2006 tek Wayback Machine(ministria e punve te jashtme)
- www.supremecourt.gov.ph(gjyqi suprem)
- www.comelec.gov.ph(komisioni elektroral)
- www.wowphilippines.com.ph Arkivuar 14 qershor 2017 tek Wayback Machine - (ministria e turizmit)
- www.afp.mil.ph Arkivuar 26 mars 2002 tek Wayback Machine - (ministria e mbrojtjes)
- Gazeta elektronike
- Philippine Daily Inquirer and GMA News
- ABS-CBN News
- Philippine Star
- The Manila Bulletin Online
- The Manila Times Online
- Sun Star Network Online
- The Daily Tribune Online Arkivuar 21 dhjetor 2021 tek Wayback Machine
- Malaya Online
- Today Online Arkivuar 9 gusht 2018 tek Wayback Machine
- Kabayan Online
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Azisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |