Gjuha spanjolle
Gjuha spanjolle (ose spanjishtja) flitet në Spanjë, në Amerikën Qendrore, si dhe në të gjithë Amerikën Jugore (Latine), me përjashtim të Brazilit ku flitet portugalishtja. I takon familjes së gjuhëve indoevropiane, gjegjësisht asaj gjuhës latine. Karakteristikë e saj është se shkruhet ashtu siç flitet.
Gjuha spanjolle | |
---|---|
Rajoni | Evropa Jugore, Afrika perëndimore dhe qendrore, Amerika Veriore dhe Jugore |
Folës amtare | 523 milionë folës amtarë dhe 88 milionë folës të dytë (afërsisht)[1] |
Familje gjuhësore | Gjuhët indo-evropiane
|
Statusi zyrtar | |
Gjuhë zyrtare në | Evropë:
Amerikë Veriore dhe Qendrore:
|
Kodet gjuhësore | |
ISO 639-1 | es |
ISO 639-2 | spa |
ISO 639-3 | – |
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë.(6 prill 2015) |
Zanafilla e gjuhës spanjolle
RedaktoSpanjishtja është një gjuhe latine. Por kane ngelur disa gjurmë nga gjuhet përpara romanizimit, siç ishte euskera (gjuha baske). Pushtimi romak fillon në vitin 218 p.e.s., por qe e ngadaltë dhe zgjati rreth dy shekuj. Latinishtja që flitej në gadishullin iberik ishte vulgare, sepse romakët që vinin në Hispania në atë kohë i përkisnin klasave të ulëta.
Dyndjet gjermanike
RedaktoKaluan në gadishullin disa fise gjermane. Midis tyre ishin dhe visigodët që u instaluan në të gjithë territorin përveç Pais Basco. Dominimi i tyre zgjati tre shekuj dhe la disa gjurmë në gjuhë, por vendasit vazhdonin të flisnin latinishten.
Pushtimi arab
RedaktoNë vitin 711, arabët e berberët hyrën në gadishullin iberik. Ndejtën rreth tetë shekuj. Në territoret e veriut u organizua ripushtimi nga mbretëritë kristiane. Këto mbretëri kishin gjuhët e veta: gallego-portugalisht, leonës (zona e Leon), castellano (zona e Castilla, kështu quhet spanjishtja sot), navarro-aragones (në veri-lindje të gadishullit) dhe catalan (në Barcelonën e sotme). Në jug flitej arabishtja. Kristianët që jetonin në zonat arabe flisnin mozarabe, por kjo gjuhë u zhduk gjatë ripushtimit. Arabishtja ka lëne gjurmë të rëndësishme në gjuhën spanjolle (siç është prania e "h"), por nuk u imponua. Megjithatë qe e rëndësishme në Mesjetë, sepse Spanja u shndërrua në qendrën kulturore të Evropës, aty shkonin të gjithë të mençurit e vendeve veriore.
1492
RedaktoNë 2 janar te këtij viti mbaroi ripushtimi dhe kristianet ripushtuan të gjithë gadishullin duke ekspulsuar arabet e fundit të Granades. Në 31 mars, mbretëresha Isabel Katolikja ekspulsoi çifutet. Ata që ikën vazhdonin te flisnin spanjisht, duke i hapur rruge një gjuhe tjetër : judeo-español. Në të njëjtin vit, Kristofer Kolombi zbulon Amerikën ku përhapet shpejt spanjishtja. Ne 1492 publikohet për here të parë një libër për gramatikën spanjolle nga Antonio de Nebrija.
Përhapja e gjuhës spanjolle
RedaktoNë kohën e zbulimeve të mëdha, u ri zbulua nga Ameriko Vespuçi kontinenti i ri, qe do merte emrin e tij "Amerika". Zbuluesi gjenovez Kristofor Kolombi në shërbim të Mbretërve Katolike, nuk e dinte se ç´kishte zbuluar duke gjurmuar rrugët detare më të shkurta për të arritur Indinë. Në këtë kohë dy mbretëritë Spanja dhe Portugalia u ngritën në superfuqi botërore pas epokës së rioushtimit dhe përmirësuan teknikat e lundrimit në oqeane. Energjia e madhe e treguar gjatë ripushtimit, ambicia për pasuri e lavdi, i mundësoi atyre që të arrinin të zbulonin dhe te sundonin te ashtuquajturën Botën e Re. Këto dy vende e ndanë këtë botë në dy pjesë, perëndimi i takoi spanjollëve e lindja portugezëve. Për këtë shkak, sot në Peru, Ekuador, Venezuela e pjesën më të madhe të Amerikës Latine (me disa përjashtime) flitet gjuha spanjolle si gjuhë zyrtare, ndërsa në Brazil gjuha zyrtare është portugalishtja.
Spanjishtja në SHBA
RedaktoSpanjishte gjuha që folur në territorin e Mbretërisë Spanjolle dhe vendet e Amerikës Latine, si dhe ne ish-koloninë spanjolle të Guines në kontinentin afrikan. Flitet po ashtu në mjaft rajone të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Filipine e një variant i saj flitet në disa zona të Gadishullit Ballkanik e në Izraelin e sotëm. Ky variant gjuhësor njihet me emrin "Judeo-Espanyol" apo "Xhudezmo". Historikisht, Kalifornia, Teksasi, Arizona, një pjese e Kolorados, Meksika e Re kanë qene pjesë të Perandorisë Spanjolle, e pas rënies së saj, qenë pjesë legjitime e shtetit të Meksikës. Natyrisht, që në këto territore flitej spanjisht. Pas aneksimit të këtyre rajoneve nga superfuqia që po përvijohej ngadalë e me forcë ne rrafshin botëror, ne këto zona mbeten një numër i konsiderueshëm banorësh, gjuha amtare e të cilëve qe spanjishtja. Numri i tyre është rritur dukshëm pas Luftës se Dytë Botërore si pasojë e emigrimit ekonomik e politik të mjaftë qytetarëve e fshatarëve meksikanë, amerikano-qendrorë e nga Pellgu i Karaibeve. Sot mendohet të jetojnë në ShBA mbi 30 milionë njerëz me origjine hispanike.
Referimet
Redakto- ^ Annegret Bollée, Ingrid Neumann-Holzschuh: Spanische Sprachgeschichte (Historia gjuhësore spanjishte). Klett, Shtutgart, f. 158: Hispanofonia në vitin 2000 kishte afërsisht 435 milionë folës. Disa llogaritje numërojnë vetëm 332 milionë folës (Anuario Cervantes 1999).