Amerigo Vespucci
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. |
Ameriko Vespuçi, (shqiptimi në italisht:. [ameˈriːɡo vesˈputtʃi]); 9 mars 1451 — 22 shkurt 1512), eksplorues italian, financier, lundërtar dhe hartograf i cili ishte i pari që demonstroi se Brazili dhe baseni i Karaibeve nuk ishin pjesët e jashtme të Azisë lindore siç kishte hamendësuar Kolombo nga udhëtimet e tij, por tha se kjo ishte një tokë e re e cila nuk ishte ende e njohur nga Bota e Vjetër.
I referuar si Bota e Re, ky super kontinent i dytë u emërua "Amerika", që rrjedh nga fjala Americus, versioni latinisht i emrit të Ameriko Vespuçit.
Biografia
RedaktoAmeriko Vespuçi është i lindur dhe rritur në Firence të Italisë. Ai ishte djali i tretë i Ser Nastagio (Anastasio) Vespuçit, një noter nga Florentina, dhe Lisabeta Minit. Babai i Ser Nastagio (Anastasio) Vespuçit kishte gjithashtu emrin Ameriko Vespuçi.
Ka marrë pjesë dy udhëtime në "Botën e Re", dhe ka qenë udhëheqës i ekspeditës detare spanjolle (1499-1500) e cila si duket ka zbuluar grykëderdhjen e lumit Amazon. Madej ka udhëhequr edhe ekspeditën portugeze (1501-1502) e cila e ka zbuluar Rio de Zheneiro dhe Rio de Plata.
Duke i paraqitur zbulimet e tija për herë të parë përmendet shprehja Amerikë dhe Bota e Re.
Duke lundruar me flamurin Spanjoll, arriti deri te bregdeti i Brazilit dhe Hundurasit. Në dallim me Kolombin, ka qenë i sigurt se ka zbuluar "Botën e Re" e cili gjindet në mes të Evropës dhe Azisë.
Përshkak se hartografët e kanë injoruar Kolombin, kontinenti i ri e mori emrin Amerikë nga ky hulumtues dhe detar italian.
Zbulimi i Amerikës
RedaktoDuke i paraqitur zbulimet e tija për herë të parë përmendet shprehja Amerikë dhe Bota e Re. Duke lundruar me flamurin Spanjoll, arriti deri te bregdeti i Brazilit dhe Hundurasit. Në dallim me Kolombin , ka qenë i sigurtë se ka zbuluar " Botën e Re" e cili gjindet në mes të Evropës dhe Azisë. Roli i Vespuçit është i dyanshëm, jo vetem që vërtetoi se Kolombo ka zbuluar tokë të re, por edhe për dy shkrimet e veta, “Mundus Novus” dhe “ Lettera”. Disa mendojn se shkrimet e Vespuçit janë vetëm mendime dhe iluzione, ndërsa disa të tjerë mendojnë se a to shkrime nuk janë të tijat por janë shkruat para periudhës qe ka jetuar Vespuçi.
Emri i Amerikës
RedaktoPërshkak se hartografët e kanë injoruar Kolobon, kontinenti i ri e mori emrin - Amerikë nga ky hulumtues dhe detar italian. Në përgjithësi pranohet se Amerika Veriore dhe Jugore u emëruan sipas eksploruesit Italian Amerigo Vespucci nga kartografi Gjerman Martin Waldseemüller. Vespucci, i cili kishte eksploruar Amerikën Jugore mes viteve 1497 dhe 1502, ishte Evropiani i parë që sugjeroi se Amerikat nuk ishin Inditë (grupe ishujsh në Azi), por një tokë tjetër e panjohur më parë për evropianët. Më 1507, Waldseemüller prodhoi një hartë të botës, në të cilën ai vendosi fjalën "America" në kontinentin e Amerikës Jugore, në mes të Brazilit të sotëm. Ai shpjegoi logjikën për këtë emër në librin e tij "Cosmographiae Introductio". Për Waldseemüllerin, askush nuk duhet të kundërshtoj emërimin e tokës sipas zbuluesit. Ai përdori verzionin e Latinizuar të emrit të Vespuccit (Americus Vespucius), por në formën femërore "America", duke ndjekur shembujt "Europa" dhe "Azia". Më vonë, kur kartografë të tjerë vizatuan Amerikën Veriore, ata shtuan emrin origjinal gjithashtu më 1538, Gerard Mercator përdori emrin America për të gjithë hemisferën perëndimore në hartën e tij të botës.
Burimet
Redakto
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |