Azia Jugperëndimore

pjesa më perëndimore e Azisë
This is the stable version, checked on 18 prill 2020. 1 pending change awaits review.

Azia jugperëdimore përfshinë pjesën jugperëndimore të Azisë, gjegjësisht “Lindjen e Afërme” dhe “Lindjen e Mesme”. Zë një sipërfaqe afro 6.7 milion kilometra katror ose 28 % të sipërfaqës së Azisë.

regjioni i Azisë jugperëndimore

Azia Jugperëndimore ose e Përparme është regjion gjeografik, i cili shtrihet midis Detit Mesdhe, në perëndim, dhe Afganistanit në lindje, Detit të Zi, në veri, dhe gjirit të Adenit, në jug. Kjo hapsirë në literaturen gjeografike njihet edhe si Lindje e Afërt dhe ajo e Mesme, të cilat, varësisht nga nocioni, përfshijnë një teritor më të vogël apo më të gjerë. Azia Jugperëndimore është hapsirë gjeografike , e cila përfshinë shtetet: Turqinë, Qipron, Iranin, Irakun, Sirinë, Izraelin , Libanin, Jordaninë, Arabinë Saudite, Kuvajtin, Bahrejn, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omanin, Jemenin dhe Republiken Demokratike ë Jemenit. Me nocionin Lindje e Afërt kuptojmë të gjitha shtetet e përmendura, pa Afganistanin, por në kuadër të saj bëjnë pjesë edhe Egjypti e Libia në kontinentin e Afrikës.

Pozita gjeografike

Redakto

Azia Jugëperendimore ka pozitë shumë të favorshme gjeografike, përshkak se gjendet ne qendër te Botës dhe lidhet me të gjitha rrugët e Botës.Rruget trans detare me anije eksporti dhe importi jane rruget me te shpejta te transportit te te mirave materiale me gjithe boten mbare sidomos naften.

Veçoritë fiziko-gjeografike

Redakto

Veçoritë fizike-gjeografike - relievi i llojllojshem i perbere prej maleve, rrafshlartave,shkretëtirave dhe ultësirave. Në pjesën veriore të këtij rajoni shtrihen malet e reja të rrudhosura, Taurus dhe Pontike. Malet Taurus në jug të Turqisë, ndërsa malet Pontike shtrihen përgjat brigjeve të Detit të Zi dhe liqenit Kaspik shtrihen malet Kaukaz dhe në Afganistan shtrihen malet Hindokush.

Mes maleve Taurus dhe Pontike shtrihet rrafshanalta e Anadollisë, e Armenisë, e Iranit, ndërsa në jug rrafshnalta e Arabisë. Ndërmjet tyre shtrihet fusha e Mesapotamisë, e cila në drejtim të jugut vazhdon drejt Gjirit Persik. Ajo është e përbërë prej shtresave aluviale dhe mjaft pjellore. Shkretetirat me te njohura janë Nefudi i madhë dhe i vogël Rubel-Hali etj.

Demografia

Redakto

Popullsia e Azisë Jugperëndimore është shumë e llojllojshme dhe e larmishme si për nga racat dhe kombësitë ashtu edhe për nga gjuhët dhe përkatësia fetare. Një llojllojshmëëri e tillë është rezultat i shumë proceseve dhe lëvizjeve të ndryshme , përzirjeve të popullsisë dhe të kulturave në periudhaë të gjatë historike.

Në aspektin regjional veriu i regjionit dallohet si hapsirë më e larmishme gjuhësore, ndaj asaj jugore, e cila është më homogjene. Në pjesën veriore të Azisë Jugperëndimore flitet turke, armene, kurde dhe shum grupe tjera etnike dhe gjuhësore., posaçërisht në Iran dhe në Afganistan. Përkundrazi në pjesën jugore të regjionit të Azisë jugperëndimore dominon gjuha dhe kultura arabe. Lindja e mesme është gjithashtu origjina gjeografike e tri feve kryesore —Judaizmit, Krishterimit, dhe Islamit. Pjesa më e madhe e këtyre shteteve është e besimit islam, e ato u takojnë sekteve të shumta.

Zhvillimi ekonomik

Redakto

Në rajonin e Azisë Jugpërendimore , degë kryesore e ekonomisë ka qenë bujqësia. Megjithëse një pjesë e madhe e populllsisë aktive ka qenë e inkuadruar në bujqësi, përshkak të kushteve natyrore jo të volitshme rendimntet kanë qenë të vogla dhe nuk kanë plotësuar nëvojat e populsisë. Mirpo, kohëve të fundit me zbatimin e masave agroteknike në bujqësi, kjo degë e ekonomisë cilësohet me prodhim të shtuar të grurit, të orizit, te duhanit, të pambukut, të ullirit, të kallamit të sheqerit dhe të agrmeve.

Blegtoria është nomade dhe gjysëmnomade në gadishullne Arabisë. Ky rajon kryesisht njihet me rritjen e deleve, të dhve, të deveve e më pak të gjedheve.

Me zbulimin e naftës filloi të ndërroj edhe struktura ekonomike e këtij rajoni. Nafta shteteve të këtij rajoni u mundësoi të fillojnë procesin e industrializimit dhe ndërrimin e strukturës ekonomike ne përgjithësi. Viteve të fundit risi në zhvillimin ekonomik, sidomos industrial, kanë bërë disa shtet si : Arabia Saudite, Iraku, Irani, Izraeli, Siria, Turqia etj. Me zhvillimin e ndustrisë u bë i mundshëm ndërtimi i naftësjellësëve, i rrugëve bashkohor, i aeroporteve , i qendrave të përpunimit të naftës, i zhvillimit të qendrave urbane etj.

Në këtë rajon janë të zhvillura edhe industria ushqimore, industria kimike, industria e tekstilit dhe metalurgjia. Gjithashtu Azia Jugperendimore ka reth 213 miljard euro.

shih edhe këtë

Redakto

Burimi i të dhënave

Redakto