Gjeografia e Kinës
Sipërfaqja e përgjithshme e Kinës është 9.596.960 km2, prej së cilës 270.550 km2 janë të mbuluara me ujë. Shtrihet rreth koordinatave gjeografike 35° 00' V, 105° 00' L. Kina ka një vijë bregdetare të gjatë 14.500 km. Vija e përgjithshme kufitare tokësore e saj është 22.117 km. Kina në pjesën veriore kufizohet me Mongolin (4.677 km) dhe Rusinë në veri lindje (3.605 km) deri në lindje kur fillon kufiri i gjatë 1.416 km me Korenë Veriore, pastaj vijë bregdeti deri te kufiri në jug me Vietnamin (Vietnam 1,281 km) që vazhdon me Laosin (423 km), Birmanin (2.185 km), në jug-perëndim me Butanin (470 km), Nepalin (1.236 km) e Indin (3.380 km) duke kaluar në perëndim me Pakistanin (523 km), Afganistani (76 km), Kirgistanin (858 km) e Kazakistanin (1.533 km) në fund të së cilit fillon kufiri veri perëndimor me Rusinë (40 km).
Relievi
RedaktoNë pjesën më të madhe relievi është malorë, me rrafshnalta. Në perëndim dominojnë shkretëtirat ndërsa pjesa tjetër janë hapësira të rrafshëta me pellgje që përmbyllen me bjeshkë në lindje. Pika më e lartë ndodhet në lartësinë mbidetare 8.850 në Malin Everest. Ndërsa pika më e ulët -154 m n.n. e detit në vendin e quajtur Turpan Pendi
Klima
RedaktoShtrirja e Kinës në gjerësitë gjeografike veriore, shumllojshmëria e relievit dhe hapësira e madhe teritoriale e saj janë faktorët kryesor që klima në Kinë të jetë e llojllojshme. Në Kinën veriore dhe perendimore klima është kontinentale, me verëra të nxehta dhe reshje të pakta, ndërsa dimri është i gjatë, i ftohtë dhe me borë. Në pjesën jugore të Kinës Veriore dhe në pjesën lindore të Kinës, klima është musonike me dimër të thatë e me verë të nxehtë dhe të lagësht. Në këtë pjesë partaqitje të shpeshtë kanë tajfunet, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha. Në pjesën e brtendshme të Kinës, të rrethuara me male, klima është stepore dhe shkretinore ( në Tibet).
Hidrografia
RedaktoPasuritë natyrore
RedaktoSi pasuri natyrore më të përhapura, thuhet se janë qymyri, xehja e hekurit, derivatet e naftës, gazi natyrorë, merkuri [Hg], kallaji [Sn], tungsteni [W], stibiumi [Sb], mangani [Mn], molibdeni [Mo], vadiumi [V], magnetitet [Fe3O4], alumini [Al], plumbi [Pb], zinku [Zn], urani [U], si dhe prurjen më të madhe të ujit në botë.
Për sipërfaqe të punueshme të tokës, në vitin 2005 thuhej që të ishte 14,86 % të së përgjithshmes, ndërsa të mbledhura gjithnjë vetëm 1,27 %, të përvetësuara dhe të ujitura 545,960 km2.