Ishulli e Kretës (osman. Girīt), shq. Gjiriti,[3] u deklarua një ejalet osman më 1646, pasi osmanët arritën të pushtojnë pjesën perëndimore të ishullit, si pjesë e Luftës së Kretës, por Venedikasit mbajtën zotërimin e tyre në kryeqendrën Kandije deri më 1669, kur Francesco Morosini dorëzoi çelësat e qytetit.[4] Fortesat Souda, Granbousa, dhe Spinalonga do të mbeteshin nën sundimin venedikas deri në 1715, kur ata, gjithashtu, ishin kapur nga Osmanët.

Eyālet-i Girīt
(1646–1864)
Vilayet-i Girit
(1864–1898)
Ejalet dhe Vilajet e Perandorisë Osmane

1646–1898
Location of Crete
Location of Crete
Ishulli i Gjiritit brenda Perandorisë Osmane në vitin 1895
Ktyeqyteti Kandije
Hania 35°20′N 25°8′E / 35.333°N 25.133°E / 35.333; 25.133Coordinates: 35°20′N 25°8′E / 35.333°N 25.133°E / 35.333; 25.133
Histori
 •  Themeluar 1646
 •  Traktati i Kostandinopojes 1898
Sipërfaqja
 •  1876[1] 7,800 km2 (3,012 sq mi)
Popullsi
 •  1870[2] 280,000 
 •  1876[1] 220,000 
Dendësi 28.2 /km2  (73.1 /sq mi)
Sot  Greqia
Xhamia e Veli Pashës në Rethymno

Kreta mori pjesë në Luftën e Pavarësisë greke, por kryengritja vendore u shtyp me ndihmën e Mehmed AliutEgjiptit. Ishulli mbeti nën kontrollin egjiptian deri në 1840, kur atij u rivendos autoriteti i plotë osman. Pas Kryengritjes kretase 1866-69 dhe sidomos pas Paktit të Halepas në 1878, ishulli mori autonomi të konsiderueshme, por osmanët shkelën autonominë statutore dhe aspiratat kretase për bashkimin eventual me Mbretërinë e Greqisë çuan në Revoltën kretase 1897-98 dhe Luftën greko-turke të 1897. Pavarësisht fitores osmane, Kreta u bë një shtet autonom në vitin 1898 për shkak të ndërhyrjes, në favor të Greqisë nga fuqitë Evropiane dhe u bashkua me Greqinë pas Luftërave Ballkanike.

Shënime

Redakto
  1. ^ a b Pavet de Courteille, Abel (1876). État présent de l'empire ottoman (in French). J. Dumaine. pp. 107–108. 
  2. ^ Reports by Her Majesty's secretaries of embassy and legation on the ... Great Britain. Foreign office. p. 176. 
  3. ^ "Some Provinces of the Ottoman Empire". Geonames.de. Marrë më 25 shkurt 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Encyclopedia of the Ottoman Empire, f. 157, në Google Books By Gábor Ágoston, Bruce Alan Masters