Shfuqizimi i Hilafetit
Hilafeti Osman, kalifati i fundit i njohur gjerësisht në botë, u shfuqizua më 27 Rexheb 1342 hixhri (pas hixhretit, ose 3 mars 1924) me dekret të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë. Procesi ishte një nga reformat e Ataturkut pas zëvendësimit të Perandorisë Osmane me Republikën e Turqisë.[1] Abdylmexhiti II u rrëzua si kalifi i fundit osman.
Data | 3 mars 1924 |
---|---|
Vendndodhja | Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë |
Shkaku | Reformat e Ataturkut |
Kalifi ishte nominalisht udhëheqësi suprem fetar dhe politik i të gjithë myslimanëve në mbarë botën.[2] Në vitet para shfuqizimit, gjatë Revolucionit Turk në vazhdim, e ardhmja e pasigurt e kalifatit provokoi reagime të forta në mesin e komunitetit mbarëbotëror të islamit sunit.[3] Shfuqizimi i mundshëm i kalifatit ishte kundërshtuar në mënyrë aktive nga Lëvizja Hilafet[1] me bazë në Indi dhe krijoi debat të nxehtë në të gjithë botën myslimane.[4] Shfuqizimi i vitit 1924 erdhi më pak se 18 muaj pas shfuqizimit të sulltanatit osman, para të cilit sulltani osman ishte kalif ex officio.
Mustafa Qemal Pasha (Atatyrk) thuhet se i ofroi hilafetin Ahmed Sherif es-Senusit, me kusht që ai të banonte jashtë Turqisë; Es-Senusi e refuzoi ofertën dhe konfirmoi mbështetjen e tij për Abdylmexhitin.[5] Të paktën trembëdhjetë kandidatë të ndryshëm u propozuan për kalifatin në vitet në vijim, por asnjëri nuk ishte në gjendje të fitonte një konsensus për kandidaturën në të gjithë botën islame.[6][7]
Shih gjithashtu
Redakto- Mehmeti VI - sulltani i fundit
- Qemalizmi
Bibliografia
Redakto- Brown, Daniel W. (24 gusht 2011). A New Introduction to Islam (në anglisht). John Wiley & Sons. ISBN 978-1-4443-5772-1.
- Nafi, Basheer (11 dhjetor 2012). "The Abolition of the Caliphate in Historical Context". përmbledhur nga Al-Rasheed; Kersten; Shterin (red.). Demystifying the Caliphate: Historical Memory and Contemporary Contexts (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-932795-9.
- Ardıç, Nurullah (2012). Islam and the Politics of Secularism: The Caliphate and Middle Eastern Modernization in the Early 20th Century (në anglisht). Routledge. ISBN 978-0-415-67166-8.
- Pankhurst, Reza (12 prill 2013). The Inevitable Caliphate?: A History of the Struggle for Global Islamic Union, 1924 to the Present (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-025732-3.
- Özcan, Azmi (1997). Pan-Islamism: Indian Muslims, the Ottomans and Britain, 1877–1924 (në anglisht). BRILL. ISBN 90-04-10632-4.
Referime
Redakto- ^ a b Brown 2011, f. 260.
- ^ Özcan 1997, ff. 45–52.
- ^ Nafi 2012, f. 47.
- ^ Nafi 2012, f. 31.
- ^ Özoğlu 2011, f. 5; Özoğlu quotes 867.00/1801: Mark Lambert Bristol më 19 gusht 1924.
- ^ Ardıç 2012, f. 85.
- ^ Pankhurst 2013, f. 59.