Mejtepi (arabisht: مكتب Maktab[1][2] ose persisht: Maktabkhaneh, transliterimet tjera përfshijnë makteb, mekteb, mektep, maqtab), gjithashtu e quajnë edhe Meqteb d.m.th. vendi ku shkruajnë (arabisht: Kuttab ose Kottāb) [3], "shkolla". Meqteb është një fjalë arabe që ka kuptim të dyfishtë: kuptimi i parë ishte emërtim i shkollës kurse kuptimi i dytë në rastet më të shpeshta kishte domethënien e shkollës fillore myslimane. Megjithëse është përdor kryesisht për mësimin e fëmijëve të vegjël në lexim, shkrim, gramatikë dhe mësime elementare islame të tilla si Qira'at (recitimi Kur'anor), gjithashtu mund të mësoheshin edhe lëndë të tjera praktike dhe teorike.[4] Deri në shekullin XX, mejtepet ishin institucione mbizotëruese të arsimit masiv në pjesën më të madhe të botës islame.

Dijetari dhe studenti në Mejtepin Osman

Në përdorimin e sotëm në arabisht, maktab do të thotë "zyrë" ndërsa maktabah do të thotë "bibliotekë" ose "(vend) studimi" ndërsa kuttāb është një fjalë në shumës që do të thotë "libra". [5]

Shiko gjithashtu

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ arabisht: Maktabeh: Office(
  2. ^ Maktabeh (arabisht: مكتبة: Library or (place of) Study
  3. ^ Al Kottab arabisht: الكتَّاب: The Book
  4. ^ The Age of Achievement: Vol 4 (në anglisht)
  5. ^ The Age of Achievement: Vol 4 (në anglisht), 1999