Rumania
Coordinates: 46°N 25°E / 46°N 25°E
Rumania | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
România | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Rumania (rumanisht: România) është shtet i pavarur në pjesën Juglindore të Evropës dhe shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike, ku kufizohet me Ukrainën dhe Moldavinë në veri-lindje, Hungarinë dhe Serbinë në perëndim dhe Bullgarinë në jug. Rumania ka dalje të ngushtë në Detin e Zi dhe shtrihet deri në Fushën e Panonisë. Ky vend ka një sipërfaqe prej 238,391 km² dhe një popullsi prej më shumë se 24 milion banorësh, prej të cilëve afro 2 milion banojnë dhe jetojnë në Bukuresht, kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit.
Shteti modern rumun si është sot lindi në vitin 1859 kur së u bashkaun dy principata ajo e Moldavisë dhe e Vllahisë. Pas vitit 1945, ishte Rumania gjatë Luftës së Ftohtë, pjesë e Paktit të Varshavës.
Emri i saj supozohet të rrjedhë nga emri i qytetit antik, Roma apo nga emërtimet e perandorisë lindore romake, dhe tregohet nga gjurmët e ndryshme të ketë qenë koloni romake. Në antiken e vonshme, në kohen latine kjo pjesë thirrej Romania. Gjuhë zyrtare në Rumani është rumanishtja.
Ekonomia e Rumanisë dallohet për industrinë e prodhimit të makinave të markës Dacia si dhe për industrinë kimike. Sot Rumania ka zhvilluar edhe forma të tjera të prodhimit të energjisë elektrike si energjia bërthamore, hidroenergjia etj.
HistoriaRedakto
Historia e Rumanisë mund të ndahet nga historia e përgjithshme e kësaj hapësire që nga shekulli XIX (1862), kur dy principatat e Danubit, ajo e Moldavisë dhe e Vllahisë, u bashkuan.
Sipas kushtetutës së nxjerrë më 21 gusht 1965, Rumania ishte një Republikë Socialiste ndërsa më parë ishte Republikë Popullore. Organ kryesor në këtë kohë kishte Kuvendin e Madhë Kombëtar me 349 të dërguar që kishin mandatin katër vjeçar.
Ky organ kishte edhe të drejtën mbi nxjerrjen e ligjeve. Sipas statutit ky kuvend duhej të takohej së paku dy herë në vit dhe duhej të zgjidhte 28 anëtarët të Këshillit me mandate prej katërvjeçare. Ky këshill përfaqësonte Kuvendin e Madhë Kombëtarë dhe merrte përsipër detyrat e kryetarit të shtetit, nxirrte dekrete e nxirrte ligje pa pasur të drejtë ndryshimi të Kushtetutës. Me ndryshimet e bëra më 1974 në kushtetutë, funksioni i krytarit të shtetit lidhej ngushtë me funksionin e presidentit të republikës. Kështu që presidenti i republikës tani kishte më shumë ente dhe të drejta nën kontrollin e tij. Bashke ketu mund te permendim edhe titon.
GjeografiaRedakto
- Artikulli kryesor: Gjeografia e Rumanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Rumanisë është 237,500 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00 V, 25 00 L dhe 230,340 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,160 km² ujë.
Vija bregdetare e Rumanisë është 225 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 2,508 km i gjatë.
Klima e Rumanisë është klimë e ndryshueshme, kryesisht me dimër të ftohtë e reshje bore dhe verë të ngrohtë me reshje shiu.
Pjesa qendrore e jugut të Transilvanisë është e ndarë nga rrafshi i Moldavisë në lindje me malet e Karpateve dhe nga rrafshi i Vllahisë me Alpet e Transilvanisë. Pika më e ultë e relievit (0m) gjendet përgjatë bregut të detit të Zi dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,499 metrave në vendin e quajtur Moldoveanu.
DemografiaRedakto
Rumania është e banuar nga rumunët, cilit grup të popujve u takojnë, kurse në viset kufitare ka edhe hungarez (rreth 1,2 milion), gjerman dhe serbë etj. Përbërja etnike e popullsisë së Rumanisë (sipas numrimit të vitit 2011):[1]
- Rumunë 83.5%;
- Hungarezë 6.1%;
- Romë (Jevgit) 3.1%;
- Ukrainas 0.3%;
- Gjermanë 0.2%;
- Rusë 0.1%;
- Turq dhe Tatarë 0.1%.
GjuhëtRedakto
Gjuha zyrtare e Rumanisë është gjuha rumune, një gjuhë romance lindore e ngjajshme me Vllahishtën (gjuha Arumune). Gjuha Rumane ngjan edhe me gjuhët tjera romance, si për shembull gjuhët Italiane, Spanjolle, Franceze, dhe Portugeze. Alfabeti Ruman i ka 31 shkronja. 85% e popullit e kan gjuhën Rumane gjuhë të parë, kurse gjuha hungareze flitet nga 6.2% i popullit. Anglishtja dhe Frengjishtja jan gjuhët kryesore që studentet mësojn në Rumani. 31% e Rumuneve flasin gjuhën Angleze, 17% flasin frengjisht, dhe 7% flasin italisht.
Njësitë administrativeRedakto
- Artikulli kryesor: Njësitë administrative në Rumani.
Rumania ndahet në 41 njësi administrative të quajtura zhudece (rumanisht: judeţe) dhe komunën e Bukureshtit (rumanisht: Bucureşti).
Njësitë administrative janë të radhitura sipas alfabetit:
FejaRedakto
Përqindja e besimtarëve të besimeve fetare të ushtruara në Rumani (sipas llogaritjes së vitit 2000):
- Ortodoksë - 86.7%;
- Katolikë - 4.7%;
- Protestantë - 3.7%;
- Pentokostalë - 1.5%;
- Uniatë - 0.9%.
KulturaRedakto
Kultura shqiptare në RumaniRedakto
- Artikuj kryesore: Mërgata në Rumani.
Për shqiptarët në Rumani përkujdeset Liga e shqiptarëve në Rumani (Liga Albanezilor din România) e cila zhvillon aktivitete të ndryshme kulturore.[2] Përndryshe Bukureshti rumunë ka traditë në zhvillimin kulturorë të etniciteteve. Në të kaluaren ai ishte qendër për mërgatën, pas Stambollit. Në këtë qytet ishin themeluarë shoqëri të ndryshme kulturore që shtrin ndikimin e tyre kulturor në tërë hapsirën e Rumanis. Nga këto shoqëri kulturore e bamirës dallohen dega e Shoqërisë së Stambollit Deg' e shoqërisë së Stambollit për vivlla shqipe (1884) pastaj shoqëria e studentëve shqiptarë të lindur në Rumani Qarku i studentëvet shqiptarë dhe maqedono-rumunë (1889) apo shoqëria bamirës Drenova (1894) si dhe shumë shoqata tjera që kishin arritur të ndihmonin lloj-llojshmërin kulturore Ballkanike, jo vetëm të Bukureshtit por edhe më gjërë.
SotRedakto
TransportiRedakto
Ushtria rumune renditet e 42 ne rang boterore, tegatshem per ushtri 1.1M, 230 000 jane te afte per te kapur rregullat ushtarake si fizike, moshe etj, personel aktiv 72 750, personel rezerviste 105 000 dhe personali total 177 000, 827 vlen te theksohet se ne kohen komuniste Rumania prodhonte tanke dhe kane akoma tanke te prodhuar nga koha e shkuar, makina transporti te blinduara 1465, topa ( artileri ) 413, raketa hedhese 188, fuqia ajrore 148 mjete fluturuese, avione sulmuese 56, avione transportuese 78, helikoptere 68, flota detare 48 mjete patrulluese, frigata 3, korvertta 7, anije patrulluese ( roja bregdetare ), mina detare 5, rezerva nafte 600 000 000 tone, porte detare 6, porte ajrore 45, 4.6B€ ( ka dhe spekulime se esht 2.1B€ ) .
PushimeRedakto
Redakto
- ^ [1]
- ^ "Amëza e Ligës Shqiptare në Rumani : alar.ro". Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2007. Marrë më 9 shtator 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtmeRedakto
- Romania travel guide te Wikivoyage
- Qeveria
- Kryetari
- Senati
- Parlamenti
- Ministria e Turizmit
- Ministria e Punëve të Jashtme
- Rumania në Mesjeta - Dokumente historike
- Monedhat e Rumanisë - 1877 deri më 2000
- Exchange Rates - nga Banka Kombëtare e Rumanisë
- Cavnic (Maramures) - Pamje nga Rumania
Shih edheRedakto
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Rumanisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |