Gjeografia e Rumanisë
redaktoni hartën |
Rumania ndodhet në pjesën juglindore të Evropës, me dalje në detin e Zi, në mes të Bullgaris dhe Ukrainës. Sipërfaqja e përgjithshme e Rumanisë është 237,500 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00 V, 25 00 L dhe 230,340 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,160 km 2 ujë.
Vija bregdetare e Rumanisë është 225 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 2,508 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Ukraina (531 km), Moldavia (450 km), Bullgaria (608 km), Serbia dhe Mali i Zi (476 km) dhe Hungaria (443 km).
Klima e Rumanisë është klimë e ndryshueshme, kryesisht me dimër të ftohtë e reshje bore dhe verë të ngrohtë me reshje shiu.
Pjesa qendrore e lugut të Transilvanisë është e ndarë nga rrafshi i Moldavisë në lindje me malet e Karpateve dhe nga rrafshi i Vllahisë me Alpet e Transilvanisë. Pika më e ultë e relievit (0m) gjendet përgjatë bregut të detit të Zi dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,499 metrave në vendin e quajtur Moldoveanu.
Si pasuri natyrore të këtij vendi llogariten: disa rezerva nafte, pylltaria, gazi natyrorë, qymyri, hekuri, kripa, toka e punueshme si dhe prurja e ujit.
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Rumanisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |