Tatarët
Tatar (ose Tartarët[1]) është një emër kolektiv i dhënë popujve turqë të Evropës lindore dhe të Azisë Veriore. Shumica e Tatarëve jetojnë në qendër dhe në jug të Rusisë, në Ukrainë, në Bullgari, në Kinë, në Kazakistan, në Rumani, në Turqi dhe në Uzbekistan. Në fund të shekullit XX numëroheshin më shumë se tetë milionë. Ata janë gjithashtu një nga pesëdhjetë e gjashtë grupet etnike të identifikuara nga ana e Republikës popullore e Kinës. Ka disa lloje të Tatarëve. Sot, ndërmjet Tatarëve, mund të gjejmë myslimanë dhe të krishterët ortodoksë (sidomos në Rusi). Termi tartar ishte caktuar edhe në perëndim si konfuzion i cili referohej popujve mongolë,[2] dhe i la vënd emrit Tartaria pë rajonet e banuara nga popujt turko-mongol.