Qarku i studentëvet shqiptarë dhe maqedono-rumunë

Qarku i studentëvet shqiptarë dhe maqedono-rumunë[1] (e pasuar më 1902 nga shoqëria Shpresa) ishte një shoqëri kulturore e themeluar në janar të 1889-ës gjegjësisht e shndërrua në mars 1902 në Bukuresht, Rumani.

Qarku i studentëvet
shqiptarë dhe maqedono-rumunë
(pas 1902)
SHPRESA
Themeluar

nga
janar 1899
Bukuresht, Rumani.
ASDRENI, Kristo Dako etj
Lloji Shoqëri kulturore
Mediumi Shtyp, gazeta :
La Renaissance albanaise
(Përlindja shqiptare)
Kryesia*

kr. Pandeli Durmishi, zv.kr. ASDRENI, sek. Kristo Dako, Komiteti

Anëtar të komiteti

Vasil Zografi, Filip Papajani, Akile Eftimiu, etj.

Anëtar të shoqërisë

Ibrahm Temo, Dervish Hima, Jashar Erebara, Pandeli Evangjeli, Dhimitër Ilo, Jorgji Meksi, Jan Mihal Lehova, etj.

Financimi

Vetfinancim, Mërgata e Bukureshtit dhe Gjin Alardo Kastrioti

*që në themelim, dhe si kryesi merret edhe komiteti i shoqërisë

Gjatë viteve '80 të shekullit XVII, kryeqyteti i Rumanisë, gjithnjë e më shumë nga shumë shqiptarë shikohej si qendër zëvendësuese e kryeqytetit të Perandorisë Osmane e cila po ngushtonte rrethin e veprimtarisë pro shqiptare. Me themelimin e disa shoqërive kulturore shqiptare të regjistruara pranë administratës rumune fillon edhe zhvillimi i natyrshëm i konkurrencës ndërmjet këtyre shoqërive. Disa student me vendbanim në Rumani, pikëpamjet e të cilët ishin tjera nga dy blloqet - njëri i financuar nga Anastas Avran Lakçe dhe tjetri nga Nikoll Naço Korça - ata vendosën të mblidheshin dhe të formonin një shoqëri studentore të quajtur Qarku i studentëve shqiptarë dhe maqedono-rumunë. Prej këtyre studentëve në lokalin e vjetër e të vogël, veçohet ASDRENI që u zgjodh nënkryetarë dhe Kristo Dako që u zgjodh sekretarë. Si kryetarë i shoqërisë u zgjodh Pandeli Durmishi ndërsa në komitetn e saj ndër të tjerë merrnin pjesë Vasil Zografi, Filip Papajani, Akile Eftimiu, e të tjerë. Sipas burimeve të më vonshme në krijimin e kësaj shoqërie kishite ndikuar edhe diplomati spanjoll, markez Gjin Alardo Kastrioti i cili supozohet se kishte dhënë 1000 franga.

Kjo ishte një shoqëri e të rinjve mërgimtar dhe të rinjve të lindur në Bukuresht si gjeneratë e dytë e mërgatës. Të rinj me moshë dhe me veprimtarin e tyre e cila sjell risi në lëvizjen pro shqiptare ndër mërgatën në Rumani. Të rinjtë mblidheshin rregullisht nën drejtimin e kryesisë dhe fituan simpatinë e mërgatës të cilët e ndihmuan që të gjenin një vendtubim më të përshtatshëm. Ishin këto ndihma të prindërve të gjeneratës së dytë e, që brengoseshin për humbjen e gjuhës amtare dhe traditave ndër fëmijët e tyre.

Themeluesit e shoqërisë kujdeseshin që nëpërmjet ligjëratave të njihnin anëtarët dhe pjesëmarrësit e saj me të kaluarën shqiptare dhe me përpjektë e shqiptarëve për liri. Ndërsa për ruajtjen e traditës kulturore organizoheshin ballo në kopshte të stolisura me elemente kulturore shqiptare. Është për tu thënë se në këto organizime krah fotografisë së Skënderbeut vendosej edhe fotoja e një spanjolli që e financonte dhe pretendonte të jetë pasardhës i Skënderbeut. Në mbledhjet e kryesisë, ku zakonisht merrnin pjesë edhe anëtarët e komitetit, kuvendohej për çështje të ndryshme të kulturës, letërsisë, folklorit, zakoneve e adeteve dhe historisë shqiptare. Pas kuvendimeve për rekreacion lexoheshin vjersha të poetëve tanë të kohës apo të ndonjërit nga shoqëria.

Një vit më pas fillojnë të nxjerrin gazetën La Renaissance albanaise (Përlindja shqiptare). Në mars të vitit 1902 kjo shoqëri, shndërrohet në një shoqëri të re të quajtur Shpresa. Kjo gazetë ishte edhe sinjalizues i kryesisë për shtrirjen e shoqatës jo vetëm në Bukuresht por në tërë Rumaninë, ku banonin shqiptarët. Kështu në dhjetorë të vitit 1930-të fillojnë aksionet për jashtë Bukureshtit, si organizimi i ligjëratave në qytetin tjetër të Rumanisë, të mbushur me shqiptar, në Brailë, (një javë më vonë) në Konstancë.

Rrethanat e jetës së mërgimtarëve dhe padrejtësitë që i bëheshin atyre si dhe padrejtësitë ndaj vendlindjes bënin që kjo shoqëri të angazhohej edhe në vijën politike e cila veçohet në drejtim të padrejtësive që bënin pro-grekët nën këmishën e kishës ortodoks ndaj gjuhës shqipe.

Pas shtatë viteve të veprimtarisë, për shkaqe financiare mbyllet shoqëria SHPRESA e cila ishte regjistruar pranë administratës rumune pak kohë pas themelimit të saj.

Burim i të dhënave

Redakto
  1. ^ [Dituria 1926, nr. 2, f. 50] nxierr nga Rexhep Qosja : ASDRENI Jeta dhe vepra e tij - monografi, botimi i dytë. RILINDJA Redaksia e botimeve, Prishtinë 1987. Fq. 79 - H.Zh