Agnosticizmi është pikëpamja se ekzistenca e Zotit, hyjnores apo e të mbinatyrshmes është e panjohur ose e panjohshme . Një përkufizim tjetër i dhënë është pikëpamja se "arsyeja njerëzore është e paaftë të japë argumente racionale te mjaftueshme për të justifikuar besimin nëse Zoti ekziston ose jo." [1]

Biologu anglez Tomas Henri Haksli (Thomas Henry Huxley) shpiku fjalën "agnostik" në vitin 1869 dhe tha: "Kjo thjesht do të thotë se një njeri nuk duhet të thotë se njeh apo beson në diçka për të cilën nuk ka baza shkencore që ta njohë apo besojë."

Mendimtarët e hershëm, megjithatë, kanë shkruar vepra që promovonin këndvështrime agnostike, të tillë si: Sanxhaja Belat'haputa (Sanjaya Belatthaputta), një filozof indian i shekullit të 5-të p.e.s., i cili shprehte agnosticizëm për jetën e përtejme (pas vdekjes) dhe Protagoras, një filozof grek i shekullit të 5-të p.e.s., i cili shprehte agnosticizëm rreth ekzistencës së "Zotave".

Pyetja "a ka Zot?" do të përgjigjet nga agnosticizmi përkatësisht jo me "po" ose "jo", por me "nuk është e njohur", "nuk është e përgjigjëshme" ose me "s`ka rëndësi". Ai paraqet një botëvështrim, që në veçanti thekson kufizimin (cakun) e dijes (diturisë) njerzore. Nga pikëpamja e tij e njohurive të pamjaftueshme, agnosticizmi hedh poshtë dhe s`pranon një besim në qënësinë apo mos qënësinë e perëndive.

Në dallim me trajtën e fuqishme të ateizmit, agnosticizmi nuk përjashton në parim tërësisht mundësinë e qënësisë (ekzistencës) së një Qënijeje Hyjnore. Agnostika është vendosur kështu si këndvështrim i tretë midis teizmit dhe ateizmit. Por në këtë kuptim agnosticizmi ka të përbashkëta edhe me teizmin, se besimi në Zot është i mundshëm, edhe atëherë kur mohon mundësinë arsyetore të njohjes së Zotit.

Agnosticizmi është doktrina ose parimi i agnostikëve në lidhje me ekzistencën çdo gjëje përtej fenomeneve materiale ose njohjen e një "Kauze Parësore" apo të një Zoti. Gjithashtu duhet theksuar se agnosticizmi nuk është një fe.


Përcaktimi i agnosticizmit Redakto

Agnosticizmi është thelbi i shkencës, si i asaj antike ashtu edhe i asaj moderne. Thjesht do të thotë se njeriu nuk duhet të thotë që njeh apo beson diçka për të cilën nuk ka baza shkencore që të pretendojë ta njohë apo besojë. Rrjedhimisht, agnosticizmi le mënjanë jo vetëm pjesën më të madhe të teologjisë popullore, por gjithashtu dhe pjesën më të madhe të anti-teologjisë. Në tërësi "gjepurat" e profanitetit (heterodoksisë) janë më ofenduese për mua sesa ortodoksia, sepse profaniteti pretendon se udhëhiqet nga logjika dhe shkenca, ndërsa ortodoksia jo.

— Thomas Henry Huxley

Ajo të cilën Agnostikët mohojnë dhe hedhin poshtë, si të pamoralshme, është doktrina e kundërt, që ka supozime të cilat njerëzit duhet t'i besojnë, pa prova të mjaftueshme logjike; dhe këtij kundërshtimi duhet t'i bashkangjiten ata që nuk besojnë në supozime të tilla jo-adekuate.

— Thomas Henry Huxley

Agnosticizmi, në fakt, nuk është një besim, por një metodë, thelbi i së cilës qëndron në zbatimin rigoroz të një parimi të vetëm ... Pozitivisht mund të shprehet parimi: Në çështjet e intelektit, ndiqni arsyen tuaj deri në fund, pa marrë parasysh ndonjë faktor tjetër. Dhe negativisht: Në çështjet e intelektit mos pretendoni që përfundimet janë të sakta e të sigurta në momentin që nuk janë verifikuar ose të verifikueshme.

— Thomas Henry Huxley

Duke qenë një shkencëtar, mbi të gjitha, Huxley paraqiti agnosticizmin si një formë të demarkacionit. Një hipotezë pa prova mbështetëse, objektive dhe e verifikueshme nuk është një pretendim objektiv, shkencor. Si e tillë, nuk do të kishte asnjë mënyrë për ta provuar këtë hipoteze, duke i lënë rezultatet jokonkluzive. Karl Popper do ta përshkruante gjithashtu veten si agnostik. [2] Sipas filozofit William L. Rowe, në këtë aspekt, agnosticizmi është pikëpamja që arsyeja njerëzore është e paaftë të sigurojë baza të mjaftueshme logjike për të justifikuar nëse Zoti ekziston apo jo.

George H. Smith, ndërsa pranoi se përkufizimi i ngushtë i ateizmit ishte përkufizimi i zakonshëm i përdorimit të asaj fjale, [3] dhe duke pranuar se përkufizimi i gjerë i agnostikës ishte përkufizimi i përdorimit të zakonshëm të asaj fjale, [4] promovoi zgjerimin e përkufizimit të ateizmit duke ngushtuar kështu përkufizimin e agnostikës. Smith kundërshton agnosticizmin si një alternative të tretë ndaj teizmit dhe ateizmit dhe promovon terma të tillë si ateizmi agnostik (këndvështrimi i atyre që nuk besojnë në ekzistencën e ndonjë hyjnie, por nuk pretendojnë të dinë nëse një hyjni ekziston apo jo) dhe teizmi agnostik (këndvështrimi i atyre që nuk pretendojnë të dinë për ekzistencën e ndonjë hyjnie, por ende besojnë në një ekzistencë të tillë). [5] [6] [7]

Origjina Redakto

Agnostik (nga greqishtja e lashtë d.m.th. "pa+njohuri") është përdorur nga Thomas Henry Huxley në një fjalim në një takim të Shoqërisë Metafizike në 1869 për të përshkruar filozofinë e tij, e cila hedh poshtë të gjitha pretendimet e diturisë shpirtërore ose mistike. [8]

Drejtuesit e hershëm të kishës së krishterë përdorën fjalën greke gnosis (njohuri) për të përshkruar "njohuri shpirtërore". Agnosticizmi nuk duhet të ngatërrohet me pikëpamjet fetare që kundërshtojnë lëvizjen e lashtë fetare të Gnosticizmit në veçanti; Huxley e përdori termin në një kuptim më të gjerë, më abstrakt. [9] Huxley e identifikoi agnosticizmin jo si një fe, por më tepër si një metodë të bazuar në prova të hulumtimit skeptik. [10]

Vitet e fundit, letërsia shkencore që merret me neuroshkencë dhe psikologji e ka përdorur fjalën për të nënkuptuar "e panjohur". [11] Në literaturën teknike dhe atë reklamuese, "agnostik" gjithashtu mund të nënkuptojë pavarësi nga disa parametra — për shembull, "platformë agnostike" [12] ose "pajisje agnostike". [13]

Kategorizimi i agnosticizmit Redakto

Filozofi Skocez i Iluminizmit David Hume pohoi se thëniet domethënëse rreth universit janë gjithmonë të shoqëruara nga një farë dyshimi. Ai pohoi se gabueshmëria e qenieve njerëzore do të thotë që ata nuk mund të marrin siguri absolute, përveç në rastet e parëndësishme kur një deklaratë është e vërtetë sipas përkufizimit (p.sh. tautologjitë siç janë "të gjithë beqarët janë të pamartuar" ose "të gjithë trekëndëshat kanë tre kënde"). [14]

Llojet Redakto

Agnosticizëm i fortë (i quajtur edhe "i mbyllur", "i rreptë" ose "agnosticizëm i përhershëm")
Pikëpamja se çështja e ekzistencës ose mosekzistencës së një apo disa perëndive dhe natyra e realitetit përfundimtar është e panjohur për shkak të paaftësisë sonë natyrore për të verifikuar çdo përvojë me dicka tjetër përveç një tjetër përvoje subjektive. Një agnostik i fortë do të thonte: "As unë as ti nuk mund ta dimë nëse një perëndi ekziston apo jo." [15] [16] [17]
Agnosticizëm i dobët (i quajtur edhe "i butë", "i hapur", "empirik" ose "agnosticizëm i përkohshëm")
Pikëpamja se ekzistenca ose mosekzistenca e ndonjë perëndie aktualisht është e panjohur, por nuk është domosdoshmërisht e pamundur për t'u njohur. Një agnostik i dobët do të thoshte: "Unë nuk e di nëse ekziston apo jo ndonjë perëndi, por ndoshta një ditë, nëse ka prova, ne mund të zbulojmë diçka."
Agnosticizmi apatik
Pikëpamja se debatet e panumërta nuk mund të vërtetojnë apo kundërshtojnë ekzistencën e një apo më shumë perëndive, dhe në rast se ekzistojnë duket se nuk janë shumë të shqetësuar për fatin e njerëzve. Prandaj ekzistenca e tyre ka shumë pak ose aspak ndikim apo interes në çështjet njerëzore.
Një agnostik apatik do të thoshte: "Nuk e di nëse ekziston ndonjë hyjni apo jo, dhe as që më intereson". [18] [19]   [20]

Shih edhe Redakto

Lidhjet e jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura :0
  2. ^ Edward Zerin: Karl Popper On God: The Lost Interview. Skeptic 6:2 (1998)
  3. ^ George H. Smith, Atheism: The Case Against God, pg. 9
  4. ^ George H. Smith, Atheism: The Case Against God, pg. 12
  5. ^ Smith, George H (1979). Atheism: The Case Against God. fq. 10–11. ISBN 978-0-87975-124-1. Properly considered, agnosticism is not a third alternative to theism and atheism because it is concerned with a different aspect of religious belief. Theism and atheism refer to the presence or absence of belief in a god; agnosticism refers to the impossibility of knowledge with regard to a god or supernatural being. The term agnostic does not, in itself, indicate whether or not one believes in a god. Agnosticism can be either theistic or atheistic. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Harrison, Alexander James (1894). The Ascent of Faith: or, the Grounds of Certainty in Science and Religion. London: Hodder and Stroughton. fq. 21. OCLC 7234849. OL 21834002M. Let Agnostic Theism stand for that kind of Agnosticism which admits a Divine existence; Agnostic Atheism for that kind of Agnosticism which thinks it does not. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Barker, Dan (2008). Godless: How an Evangelical Preacher Became One of America's Leading Atheists. New York: Ulysses Press. fq. 96. ISBN 978-1-56975-677-5. OL 24313839M. People are invariably surprised to hear me say I am both an atheist and an agnostic, as if this somehow weakens my certainty. I usually reply with a question like, "Well, are you a Republican or an American?" The two words serve different concepts and are not mutually exclusive. Agnosticism addresses knowledge; atheism addresses belief. The agnostic says, "I don't have a knowledge that God exists." The atheist says, "I don't have a belief that God exists." You can say both things at the same time. Some agnostics are atheistic and some are theistic. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Dixon, Thomas (2008). Science and Religion: A Very Short Introduction. Oxford: Oxford University Press. fq. 63. ISBN 978-0-19-929551-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "ag·nos·tic". The American Heritage Dictionary of the English Language. Houghton Mifflin Harcourt. 2011. Marrë më 15 nëntor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Huxley, Henrietta A. (2004). Aphorisms and Reflections (bot. reprint). Kessinger Publishing. fq. 41–42. ISBN 978-1-4191-0730-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Oxford English Dictionary, Additions Series, 1993
  12. ^ Levy, Sophie Woodrooffe and Dan (9 shtator 2012). "What Does Platform Agnostic Mean?". Sparksheet. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2014. Marrë më 15 nëntor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Yevgeniy Sverdlik (31 korrik 2013). "EMC AND NETAPP – A SOFTWARE-DEFINED STORAGE BATTLE: Interoperability no longer matter of choice for big storage vendors". Datacenter Dynamics. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2014. Marrë më 15 nëntor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Hume, David, "An Enquiry Concerning Human Understanding" (1748)
  15. ^ Oppy, Graham (4 shtator 2006). Arguing about Gods. Cambridge University Press. fq. 15–. ISBN 978-1-139-45889-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Michael H. Barnes (2003). In The Presence of Mystery: An Introduction To The Story Of Human Religiousness. Twenty-Third Publications. fq. 3–. ISBN 978-1-58595-259-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Robin Le Poidevin (28 tetor 2010). Agnosticism: A Very Short Introduction. Oxford University Press. fq. 32–. ISBN 978-0-19-161454-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ John Tyrrell (1996). "Commentary on the Articles of Faith". Arkivuar nga origjinali më 2007-08-07. To believe in the existence of a god is an act of faith. To believe in the nonexistence of a god is likewise an act of faith. There is no verifiable evidence that there is a Supreme Being nor is there verifiable evidence there is not a Supreme Being. Faith is not knowledge. We can only state with assurance that we do not know. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Austin Cline. "What is Apathetic Agnosticism?" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2016. Marrë më 8 prill 2020.
  20. ^ Rauch, Jonathan, Let It Be: Three Cheers for Apatheism, The Atlantic Monthly, May 2003