Panteizmi
Panteizmi (nga gr. pan = gjithë, mbarë, krejt dhe theos = Perëndi; fjalë për fjalë do të thotë «Perëndia është gjithçka» dhe «Gjithçkaja është Perëndi») është një mësim që njëjtëson hyjnoren me gjithësinë dhe dukuritë e saj. Ndryshe mund të përkufizohet si "konceptim i atij që mendon se natyra e Zotit përkon me natyrën e gjithësisë".[1] Panteizmi beson se nuk ka perëndi pa lëndën, fuqitë, dhe ligjet e shfaqura në gjithësi. Panteizmi është një mësim që veçorizon shumë Budizmin dhe Hinduizmin, dhe paraqitet në shkrimet hinduiste të Vedas dhe Bhagavadgitas. Shumë filozofë helenë kanë ndihmuar në themelimin e panteizmit perëndimor. Në mesjetë dhe rilindje, tradita rrodhi më pas në neoplatonizëm, dhe në besimin judaiko të krishterë në misticizëm. Në qindvjeçarin e 17-të Spinoza formuloi sistemin më të përparuar panteistik, duke argumentuar se Perëndia dhe natyra janë dy emra pak a shumë për një realitet.
Emërtimi mendohet të jetë sajuar nga Gjon Toland në qv. 18-të, por pikëpamjet panteiste janë shumë të lashta.
Historia e panteizmit
RedaktoLarmitë e panteizmit
RedaktoMënyrat e shpjegimit
RedaktoPanteizmi ndër fe të ndryshme
RedaktoShiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Baku, Pasho, red. (2011). "Panteizëm". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 708.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)