Budizmi është fe botërore dhe filozofi jetësore e përhapur kryesisht në Azi. Në mbarë botën ka, varet prej burimit, 230 deri në 500 milion anëtarë - kjo e bënë fenë e katërt në botë (pas Krishterizmit, Islamit dhe Hinduizmit). Vendet me popullatë budiste janë kryesisht Azia jugore, juglindore dhe Azia lindore. Budizmi mbështetet në mësimet e Gautama Budës, i cili jetoi në shek. 6 ose 5 p.K. mes Nepalit e Indisë Veriore (ky quhet Buda historik). Emri i tij Gautama si zakonisht përmendet vetëm në burimet jo budiste, ndërsa burimet budiste përmendin vetëm emrin Buda. Buda është një titull nderues i cili lidhet me një përjetim të quajtur Bodi (Zgjuarje, Ndriçim). Sipas mësimeve Budiste, me Bodi, kuptohet një njohje çliruese dhe fundamentale e një fakti për jetën, me të cilën vie edhe çlirimi prej vuajtjes. Pra, qëllimi i praktikave Budiste është të përjetosh këtë çlirim me anën e mësimeve të Budës. Prej Asketizmit dhe Hedonizmit ekstrem, por edhe prej radikalizmit preferohet të hiqet dorë, dhe duhet të ecet një rrugë e mesme.

Zhvillimi

Redakto

Budizmi u formua në sub-kontinentin Indian nga Siddhartha Guatama. Sipas shkrimeve, në moshën 35 vjeçare e arriti përjetimin e "ndriçimit" i cili i'a mundësoi që të formulojë mësimet budiste. Më pas vazhdoi me përhapjen e mësimit, rekrutojë nxënësit e parë dhe krijoi komunitetin Budist. Deri në vdekjen e tij në moshën 80 vjeçare bredhte nëpër Indi duke përhapur mësimin e tij.

Prej vendlindjes së Siddharta Guatamas njëherë budizmi u përhap nëpër sub-kontinentin Indian, në Shri Lankë dhe në Azinë Qëndrore. Deri tani, 6 kuvende budiste janë mbajtur. Prej kanonizimit të budizmit napër këto kuvende ka rrjedhur përhapja e budizmit në Azinë lindore dhe juglindore, gjithashtu edhe të krijimit të traditave të ndryshme. Budizmi verior (Mahayana) mbërriu përgjatë rrugës së mëndafsht Azinë qëndrore dhe lindore ku u formuan traditat si Chan (Kinë), Zen (Japoni) dhe Amitabha (Azia Lindore). Në Himalajë budizmi arriti direkt prej Indisë veriore; aty u formua Vajrayana (Tibet, Butan, Nepal, Mongoli etj.). Aspekte të budizmin u përhapën edhe në tjera tradicione religjioze, ose edhe i shpinë në institutializim (p.sh. Bon dhe Shinto). Prej Indisë jugore dhe Shri Lankës, budizmi jugorë (Theravada), u përhap në vendet e Azisë juglindore, ku e mundi Mahayanën. Budizmi interagoj shumë me religjionet dhe filozofitë e vendeve ku u përhap, kështu që u kombinua edhe me tradita religjioze dhe filozofike me të cilat nuk kishte gati asgjë të përbashkët. ...

Mësimi

Redakto

Baza e praktikës dhe teorisë budiste janë Katër të vërtetat fisnike:

Katër të Vërtetat Arjane (ose Fisnike) janë ndoshta formulimi më themelor i mësimit të Budës. Ato janë të shprehura si me poshtë:

1. E gjithë ekzistenca është 'duka' (në gjuhën Pali, gjuhë e vjetër Indiane). Fjala 'duka' ka qenë përkthyer në mënyra të ndryshme si 'vuajtje', 'ankth', 'dhimbje', ose 'pa-kënaqësi'. Imazhi i Budës ishte se jetët tona janë një sforco e madhe, dhe ne nuk gjejmë lumturi apo kënaqësi në çdo gjë që ne të përjetojmë. Ky është problemi i ekzistencës.

2. Shkaku i duka-s është dëshira e madhe ose etja e shqisave. Tendenca e natyrshme e njeriut është për të vënë fajin e vështirësive tona tek gjërat jashtë vetes. Por Buda thotë se rrënja e tyre aktuale është në mendjen vetë. Në veçanti tendenca jonë për tu kapur tek gjërat (ose si alternativë për ti shtyrë ato larg vetes) na vë krejtësisht në kundërshtim me mënyrën se si jeta është në të vërtetë.

3. Pushimi i duka-s vjen me ndërprerjen e dëshirës së madhe apo etjes së shqisave. Përsa kohë që ne jemi shkaku përfundimtar i vështirësive tona, ne jemi gjithashtu edhe zgjidhja. Ne nuk mund të ndryshojmë gjërat që na ndodhin neve, por ne mund të ndryshojmë përgjigjet tona ndaj tyre.

4. Egziston një mënyrë që të ç'liron nga duka. Edhe pse Buda e hedh përgjegjësinë përsëri tek individi, ai ka dhënë mësim metodat përmes së cilave ne mund të ndryshojmë veten, për shembull Udhën Fisnike të Tetëfishtë.

Udha Fisnike e Tetëfishtë e Budës, është një zhvillim i mëtejshëm i Mënyrës së Trefishtë (Etika, Meditimi, Urtësia) dhe është ndoshta mësimi më i njohur i Budës. Ajo është e lashtë, shkon mbrapa në diskursin e parë të Budës dhe është e vlerësuar shumë si një thesar i diturisë dhe udhëzimeve praktike se si të jetojmë jetën tonë. Tradicionalisht mësimi është parë të theksojë tetë fusha apo "gjymtyrë" të praktikës 'së drejtë' (Sangharakshita preferon 'së përkryer' në vënd të 'së drejtë'), të cilat ulen në marrëdhënie reciproke me njëri-tjetrin dhe janë secili elemente thelbësor në një qasje të integruar ndaj Darmës:

  1. Kuptim i Drejtë ose Vizion i Përkryer
  2. Zgjidhje e Drejtë ose Emocion i Përkryer
  3. Fjalim i Drejtë ose Fjalim i Përkryer
  4. Veprim i Drejtë ose Veprim i Përkryer
  5. Jetesë e Drejtë ose Jetesë e Përkryer
  6. Përpjekje e Drejtë ose Përpjekje e Përkryer
  7. Vëmendshëmëri e Drejtë ose Ndërgjegjësim i Përkryer
  8. Meditim i Drejtë ose 'Samadi' i Përkryer

Sipas mësimeve Budiste të gjitha qëniet të pandriçuara janë të nënshtraur ndaj Samsarës (cikli i lindjës dhe rilindjës). Qëllimi i praktikës budiste është që të dalë nga ky cikël infinit i vuajtjes. Ky qëllim, sipas budizmit, mund të arrihet me devijimin e vuajtjes duke u përmbajtur sjelljeve etike, duke i kultivuar pesë parimet (Abstenimi nga marrja e jetës; Abstenimi nga marrja e asaj që nuk më është dhënë; Abstenimi nga sjellja e pahijshme seksuale; Abstenimi nga fjalimi i rremë; Abstenimi nga marrja e substancave intoksikuese), duke medituar (samadi) dhe duke zhvilluar bashkëndjesinë me të gjithë qëniet dhe me diturinë e gjithmbashme (prajna); të gjitha këto si rezultat i udhës fisnike të tetëfisht. Në këtë shteg vuajtja dhe joplotësia mund të tejkalohen, dhe me anën e ndriçimit arrihet në gjëndjen e Nirvanës. Duke u strehuar te buda (gjëndjes), te darma (mësimi dhe udha deri në atë gjëndje) dhe te Sanga (komuniteti i praktikantëve, shprehet vullneti që të mirret me katër të vërtetat fisnike, dhe të jetë pjesë e rrethit të praktikuesve të darmës.

Historia dhe perhapja e budizmit

==

Bazat e Budizmit

Redakto

Në formën e tij të parë, e cila është rëndë të rikonstruktohet prej shkrimeve të vjetra dhe prej zhvillimit të tij të shumëllojshëm, kishte ngjasuar kryesisht me një tradite mendore ose filozofie që shqyrtohej në praktikë. Buda nuk e shihte vetën as si zot, e as si të dërguar të tij. Ai shumë qartë tregojë se nuk e ka arritur atë dije me anën e një shpallje nga perëndia (mësimet e Darmas), por nga një gjëndje e vetës e arritur me anën e meditimit, e cila e shpiu në kuptimin e natyrës së mendjes të tij, dhe të natyrës të të gjitha objekteve. Kjo njohje ju është e hapur të gjithëve të cilët e ndjekin mësimin edhe metodat e Budës. Por, përkundrejt feve në budizëm nuk përmbahen rregullat në mënyrë dogmatike - e kundërta! - Buda vetë paralajmëronte që të mos besoj verbërisht në kurrfarë autoriteti. Gjithashtu tregonte për kotësinë e mundimit që të kapet bota me fjalë e me shkrime, dhe paralajmëronte "shkrimet" e shenjta dhe i shikonte ato me shumë skepticizëm.

Nga fetë monoteiste (Judaizmi, Krishterizmi, Islami) budizmi ndryshon thelbësisht. Kështu që mësimi Budist as nuk njeh Zot e as një shpirt siç njohin fetë monoteiste. Kjo dhe mos përfillja e sistemit të kastave, e dallon Budizmin gjithashtu edhe nga Hinduizmi dhe Brahmanizmi, me të cilat të përbashkët e ka (thuajse) vetëm mësimin e Karmës. Pasi që u krijua në ambient hinduist e brahmanist, Budizmi shihet si një besim të drejtuar kundër sistemeve Vedike të besimit në Indi.

Mësimi: Darma

Redakto

Me Dharma (Sanskrit) ose Dhamma (Pali) i'u referohet në Budizëm kryesisht dy aspekteve:

  • Mësimi i Budës (Në Theravada të Budës, në Mahayana dhe Vajrayana gjithashtu edhe mësimet e Bodhisattvas dhe tjerë mjeshtër të mëdhenj). Baza e Darmës janë katër të vërtetat fisnike. Darma është pjesë edhe e 3 stolive, e cila përbëhet prej mësuesit, mësimit dhe komunitetit të murgëve (Buddha, Dharma dhe Sangha). Gjithashtu është pjesë e Anussatit.
  • Tërësia e të gjitha fenomeneve, natyrës dhe ligjeve mbi të cilat u bazua

Katër të vërtetat fisnike dhe udha e tetëfisht

Redakto

Thelbi i mësimit të Budës janë katër të vërtetat ariane (fisnike), ku, e vërteta e katërt shpie te Udha e tetëfisht. Në qendër të katër të vërtetave fisnike qëndron "vuajtja" (dukkha), rrjedha e saj dhe udha për ta zhdukur atë. Udha e tetëfisht është e ndarë në tri pjesë: hyrja në mësim, bazat e saja etike dhe ushtrimi i mendjes (me anën e meditimit).

Krijimi i kushtëzaur

Redakto

"Krijimi i kushtëzuar", gjithashtu edhe "Krijimi në mvarësi" (Pali: Paticcasamuppada, Sanskrit: Pratityasamutpada), është një prej koncepteve qëndrore të Budizmit. Përshkruan në një zinxhirë prej 12 elementeve të ndërlidhura mënyrën e të qenurit thë fenomeneve një zhvillimin e tyre dinamik dhe në mvarësin ndaj njëri tjetrit. Esenca e këtij mësimi mund të përmbildhet me fjalinë: "Kjo ekziston, se ekziston ajo".

Shkaku dhe efekti: Karma

Redakto

Kamma (Pali), Karma (Sanskrit) ka kuptimin "Vepër, veprim" dhe përshkruan epshin mishërorë dhe përmbajtjen në paraqitjen e botës (lakmia, urrejtja, egoizmi), veprat të cilat krijohen prej këtyre epsheve, dhe funksioni i veprës dhe mendimeve në aspektet morale, dhe si ato kthehen tek vepruesi i tyre. Është ekuivalent me shkakun dhe efektin. Karma përqëndrohet në të gjithë veprat dhe veprimet, gjithashtu edhe në nivelet e mendimit dhe ndjenjës. Të gjitha këto krijojnë karma të mirë apo karma të keqe, ose mund edhe të jenë karma neutrale.

Karma e mirë, si ajo e keqe krijon rilindjen, Samsara. Qëllimi më i lartë i Budizmit është që të shkëputësh nga ky cikël, duke mos krijuar karma më - veprat nuk lënë më gjurmë në botë. Në Budizëm kjo shihet si hyrja në Nirvana.

Pasiqë ky qëllim në historinë e Budizmin shihet shpesh si i paarritshëm në një jetë, sidomos besimtarët e thjeshtë, mundohen më shumë që të mbedhin karma të mirë rreth vetës, e jo të arrijnë Nirvanën. Të lidhur në këtë e kan besimin se meritat e fituara (prej veprave të mira, hyrjes në Sangha, dhurimet ndaj murgëve, recitimi i Sutrave etj) vazhdohen dhe mirren me vete në jetën tjetër. Besimi është edhe se mund të i ipet njerëzve tjerë me anën e ritauleve, edhe të vdekurve por edhe të popujve të tërë.

Cikli i Jetës: Samsara

Redakto

Shprehja e rëndësishme e religjioneve Indiane Samsara (udhëtimi infinit), përshkruan ciklin e pa mbarueshëm të jetës, të vdekjes dhe të lindjes, të bëhesh dhe të shpërbëhesh. Qëllimi i praktikës Budiste është që të dalësh nga ky cikëk. Samsara përfshin të gjitha nivelet e ekzistencës, poashtu edhe ato që ne si njerëz i dimë, si edhe gjithë të tjerët, prej krijesave djallëzore (Niraya) deri te krijesat hyjnore (Devas). Të gjithë krijesat janë të mbyllurë në ciklin e jetës, të lidhur me të me anë të Karmës: beprat e tyre, mendimet, ndjenjat, me anë të dëshirave dhe lakmiave. Veç njohja dhe tejkalimi i këtyre forcave të karmës e bëjnë të mundur një dalje nga Samsara. Në Mahayana është krijuar gjithashtu edhe një teori për identitetin e Samsarës dhe Nirvanës.

Jo-vetja dhe Rilindja

Redakto

Shkollat "Astika" në filozofinë Hinduse mësonin "Vetën" (p. attā, skt. ātman), e krahasueshme me nocionin e një shpriti personal. Buda e mohonte ekzistencen e një attā si personale dhe njësi e qëndruar. Në kundërshtim Buda foli për "Jo-Vetën" (p. anattā, skt. anātman). Paramendimi për një "vete" është pjesë e iluzionit për natyrën e botës. Sipas mësimit të Budës personalja me të gjitha përvojat dhe përceptimet e saja në botë është e formuar nga pesë grupet, (p. khandhā, skt. skandhas): Trupi, Ndjesia, Përceptimi, Ekscitimet Mendore dhe Ndërgjegjia. Vetja në budizëm nuk është një njësi konstante, por është një proces i shënuar me të bëmat, transformimin dhe shpërbërjen.

Nocioni i rilindjes që ekzistonte para Budizmit, punabbhava, (p.; puna ‚prap‘, bhava ‚të bëhesh‘) morri një kuptim të ri, sepse traditat Vede për reinkarnacionin paramendoheshin si kalimi i shpirtit prej një trupi në trupin tjetër. Në Budizëm rilindja nuk nënkuptohet si thjesht një transferim i një thelbi qenësorë, e as si një vazhdim i jetës nga ndërgjegjia pas vdekjes. Më shumë mendohet se impulset e karmës së mbledhur gjatë një jete kanë ndikim në formën e ekzistencës që do të krijohet në jetën tjetër.

Ndriçimi (Bodhi)

Redakto

Bodi (Bodhi) shtë procesi i "Zgjuarjes", shpesh i përkthyer me termin shumë joBudist si "Ndriçim". Kushti për këtë janë kuptimi i plotë i katër të vërtetave fisnike, tejkalimi i të gjitha nevojave dhe ilusioneve të lidhura me ekzistencën dhe me anë të kësaj shpërbërja totale e forcave të karmës. Me anë të Bodi-t dilet nga cikli i jetës dhe të vuajtjës (Samsara) dhe hyhet në Nirvana.

Tradita Budiste i njeh tri lloje të Bodi-t:

  • Pacceka-Bodhi mbërrihet nga vetvetja pa ndihmën nga mësuesit. Një i "Zgjuar" në këtë mënyrë quhet si Pratyeka-Buddha.
  • Savaka-Bodhi është "Zgjuarja" e dikujt nëpërmjet mësuesit. Një njeri i cili "Zgjohet" në këtë mënyrë quhet Arhat.
  • Samma-Sambodhi arrihet prej një Samma-Sambuddha ("Plotësisht i Zgjuar"). Një "Plotësisht i Zgjuar" cilësohet si forma më perfekte, më e mëshirueshme dhe më e gjithëdijshme e një Bude. Buddha historik Shakyamuni i gjinisë Shakya ishte një Samma-Sambuddha.

Shuarja: Nirvana

Redakto

Nirwana (Sanskrit) ose Nibbana (Pali), quhet shkalla më e lartë e nivelit realizues të ndërgjegjies, në të cilën çdo kapje, (aderim) në Unë-in dhe të gjitha paramendimet dhe konceptet shuhen. Nirvana nuk mund të përshkruhet, ajo vetëm mund të përjetohet me anën e meditimit intensiv dhe praktikës së pandaluar të mendjeplotësisë. Nuk është vend (pra nuk mund të krahasohet me parajsën e religjioneve të tjera), as nuk është lloj qielli, e as lumturi në një bote të përtejshme. Nirvana as nuk është koncept nihilist, nuk është "asgjë", siç menduan interpretues perëndimorë në fillet e përhapjes së Budizmit në perëndim, por përshkruan dimensionin e përjetuar nga ndërgjegjia në përfundimtaren. Buddha vetë jetoi dhe mësoi 45 vite gjatë, pasi që kishte arritur Nirvanën. Shpërbërja përfundimtare në Nirvana pas vdekjes quhet Parinirvana.

Meditimi dhe Mendjeplotësia

Redakto

As kapja intelektuale e mësimeve të Buddhës, e as ndjekja e etikës së atyre mësimeve nuk janë të mjaftueshme që të praktikohet në mënyrë të sukseshme. Për këtë arsye në qendër të darmës së Budës qëndrojnë Meditimi dhe praktika e Mendjeplotësisë. Prej Mendjeplotësisë së frymëmarrjes, zhvillimin e dashamirësisë, recitimit të mantras, meditimeve sekrete e deri te vizualizimeve, shkollat rajonale budiste kanë krijuar në shumëllojshmëri të formave të meditimit. Qëllimi i meditimit është para së gjithash mbledhja dhe qetësimi i mëndjes (samatha), ushtrimi për të përceptuar në mënyrë të qartë e të vetëdijshme, shikimit të thellë (vipassana), kultivimi i bashkëndjesës me të gjitha qëniet, shkollimi i mendjeplotësisë si dhe shkëputja nga lidhja e vuajtur me Unë-in.

Mendjeplotësia është ushtrimi të qëndrosh në ktuhin dhe të tashmen, gjithçka të përceptosh qartë dhe me vëmendje në të njejtën kohë pa i gjykuar ato. Kjo devotshmëri në momentin momentan kërkon vigjilencë totale, prezencë tërësore dhe një vëmendje të ngritur për të gjithë fenomenet, trupore apo mendore të cilat shfaqen.

Nga Budizmi i hershëm u zhvilluan disa degë ose shkolla:

Redakto
  • 1. Theravada budizmi – është shkolla e budizmit më të hershëm dhe ishte e përhapur në Shri Lankë, Birmani, Tajlandë, Kampuqi dhe në Azinë Juglindore. Ithtarët e kësaj shkolle besojnë në një Buddhë;
  • 2. Mahayana budizmi – është shkollë kundërshtare e theravadës. Shtrihej në Mongoli, Kinë dhe Japoni. Kjo shkollë mësimet i kishte të përmbledhura në libra të quajtura Sutra. Sutra diamant është libri më i vjetër i shtypur në Kinë, në vitin 868 p.e.s. Ithtarët e saj besonin në shumë Buddha. Si dhe
  • 3. Vajrayama budizmi ose budizmi tantrik – është shkollë e cila u zhvillua në shek VI e.s. dhe e cila qëllimin e arritjes së Nirvanës e realizoi përmes meditimit, ritualeve, simboleve dhe magjisë. Klerikët e Vajrayama budizmit quhen Lama (udhëheqës i Manastirit), ndërkaq kleriku quhej Dalaj Lama. Kjo shkollë është e pranishme vetëm në Tibet. Dalaj Lama gjithmonë përtërihet. Pas vdekjes së tij, shpirti i tij kalon tek një fëmijë (7 vjeç) dhe ky fëmijë kërkohet nëpër tërë vendin për të marrë pozitën e tij si Dalaj Lama i ri. Këta fëmijë deri në moshën 20 vjet ndihmohet nga dikush, e kur arrin moshën e duhur merr plotësisht postin. Dalaj Lama edhe pse akoma zgjidhet që 45 vite nuk jeton në Tibet.

bcvc

Budizmin sot mund ta ndajmë:

Redakto
  • 1. Budizmi kinez – i cili fillon në shek. I e. s., në formë të Mahayama nudizmit. Ky budizëm lulëzon gjatë shekujve VII-X të e. s., respektivisht në kohën e sundimit të dinastisë Tang (618-907). Perandorët kinez përkrahën budizmin për shkak të nxitjes së pacifizmit dhe të moralit qytetarë. Shkollat e budizmit kinez janë: Chan, Tian-Tai, Hua-Yen.
  • 2. Budizmi korean - arrin në shek IV të e. s. Këtu krijohen dy shkolla: Popsong dhe Son të cilat më 1935 bashkohen dhe krijojnë shkollat lokale.
  • 3. Budizmi japonez – ndikimet e Mahayama budizmit depërtojnë në Japoni nga Korea nga shek. VII. Shkollat e para ishin: Tendai, Shingon dhe Zen. Në shek XIII të e.s. murgu Nichiren e themeloi budizmin e pastër japonez. Sot 2/3 e japonezëve janë budist.
  • 4. Budizmi tibetian – u përhap në mes shekujve VII-XIII. Këtu u zhvilluan shkolla të posaçme të vajrayama budizmit me specifikat e veta.

Burime

Redakto
  1. https://web.archive.org/web/20151003024344/http://www.budizmishqiptar.org/