Kisha Ortodokse Serbe

Kishë Ortodokse Lindore Autoqefale
KISHA ORTODOKSE SERBE
Themelues
Shën Anëdrini
Pavarsia
1219 - 1532
Okupimi
1920
Pranimi i okupimit
1219 nga Konstatinopoli
Paria sunduese
Patriku Pavle
Qendra e okupatorit
Beograd, Serbi
Teritori
Dardania Moesia, Panonia, Dalmacia, Dakia, Maqedonia
Teritoret e jashtme
ShBA, Kanadaja, Evropa, Austria
Gjuha
Greqishtja
Gjuha sot
Sllavishtja e të parve
Serbishtja
Adhurues
9,000,000+
Amëza
Kisha ortodokse serbe
Ndrysho

Kisha ortodokse serbe është kishë nacionale, lokale dhe autoqefale.

Ajo nuk kryen vetem misionin e ideologjisë, përkatësisht të doktrinës së krishterë, për të mirën e kombit serb, por nuk respekton të drejtat humane e kombëtare të tjerëve, pra, duke u angazhuar për paqe, tolerancë, barazi e dashuri mes individëve dhe kombeve të ndryshëm, me përkatësi të ndryshme fetare e kombëtare.

Historia

Redakto
 
Flamuri i kishës

Kisha ortodokse serbe gjithmonë ka qenë në shërbim të politikës së ditës të qeverive serbe. Madje, edhe kur Serbia nuk ekzistonte si shtet i pavarur, e kjo ka ngjarë shekuj me radhë, Kisha ortodokse serbe e kryente misionin e shtetit, duke u paraqitur botërisht para autoriteteve sunduese si institucion fetar me shërbime përkatëse krishtëre, por në realitet ajo kryente punë politike, nacionale, madje nacionaliste ekstremiste. Ajo luante rolin e shtetit nën plafin fetar. As kjo nuk do të ishte gjë e keqe, sikur të ishte politika e shtetit demokratike, paqësore, e drejtë, konstruktive etj. Mirëpo, historia tregon se shteti serb kurrë nuk ka pasur qeveri e cila do ta ndiqte një politikë të tillë. Përkundrazi, Serbia kurrë nuk ka pasur një sistem demokratik të vërtetë. Ajo ka ndjekur gjithmonë politikën ekspansioniste, sidomos për të pushtuar territoret etnike e historike shqiptare.

Mirko Gjorgjeviqi, i cili më 1998, përveç tjerash, shkruante: ‘’Është traditë bizantine që kisha ortodokse të mishërohet me shtetin dhe të jetë në njëfarë mënyre institucion shtetëror. Për të qenë edhe më keq, kjo traditë në botën ortodokse ende është gjallë, ndërsa ndër ne është gjithnjë më e gjallë, sidomos gjatë dekadës së fundit... Kisha është shkrirë me shtetin...dhe me strukturat totalitare të disa partive politike...kështu që në periudhën e kaluar dhjetëvjeçare të diktaturës së Milosheviqit, Kisha nuk ka qenë vetëm dëshmitar, por edhe pjesëmarrëse në të gjitha punët. Kjo nuk guxo të harrohet. Në disa momente të krizës, kur shihej se Millosheviqi po dështon politikisht, Kisha i dha përkrahje vendimtare, bile edhe patriku (Pavle) më 1995 ia ka dhënë Milosheviqit nënshkrimin e tij blanko që t’i përfaqësojë të gjithë serbët. Në histori këto janë shembuj të rrallë në marrëdhëniet ndërmjet kishës e shtetit... Por nëse kisha është e krishterë, ajo nuk guxon të kufizohet vetëm në fisin e vet, në popullin e vet, ose në bashkësinë e vet. Ajo nuk guxon ta harrojë porosinë universale. Këtu ka shkretuar Kisha ortodokse (serbe), është bërë nacionale e ngushtë, me çka ka tradhtuar përmbajtjen (qëllimin) e vet.’’, thotë në fund Mirko Gjorgjeviq.[1]

Lidhje të jashtme

Redakto

Buri i të dhënave

Redakto
  1. ^ Crkva – svedok i sauçesnik, ’’Nasha Borba’’, 13 janar 1998, faqe 11