Mark Krasniqi
Mark Krasniqi është profesor, shkrimtar e akademik, lindi më 19 tetor 1920 në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon-Kokaj) afër Pejës. Akademik Krasniqi ndrroi jetë më 28.08.2015 në Prishtinë.[1][2]
Mark Krasniqi | |||
![]() Fotografi e Mark Krasniqit | |||
Informacione | |||
Emri i plotë: | Mark Krasniqi | ||
---|---|---|---|
Ditëlindja: | 19 tetor 1920 | ||
Vendlindja: | Gllaviçicë, Pejës | ||
Aktiviteti: | Profesor, Akademik , Politikan, Shkrimtar | ||
Nënshtetësia: | Shqiptar |
BiografiaRedakto
Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizren. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), ne cillin vënd e filloj shkollen qe te bëhet prift, por e nderpreu. E prej 1946- l950 ka studiuar gjeografinë e etnografinë në Universitetin e Beogradit. Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-l949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor. Prej 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd asistent, pastaj bashkëpunëtor shkencor. Ka diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më 1960 ka doktoruar në Universitetin e Lubjanës. Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor. Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (1993). Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka botuar më se 20 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga serbishtja e sllovenishtja në gjuhën shqipe. Mark Krasniqi ishte i martuar me nje grua nga Beogradi, me te cillen e ka nje vajz , Drita, e cilla po ashtu është e martuar me një Serb.
Mark Krasniqi ndër të tjera është edhe autor i pėrmbledhjes së poezive pėr fėmijė "Posta e porositur". autori shkruan poezi për fëmijë dhe të rritur, po ashtu merret me studime shkencore në lëmitë e gjeografisë dhe etnografisë.
Tituj të vepraveRedakto
LetërsiRedakto
- Posta e porositur - Pėrmbledhja e poezive pėr fėmijė
Botime të veçantaRedakto
- Mikpritja në traditën shqiptare, 2005 - Prishtinë
MirënjohjetRedakto
Lidhje të jashtmeRedakto
ReferimetRedakto
- ^ http://illyriapress.com/nderroi-jete-ne-prishtine-akademik-mark-krasniqi/
- ^ http://botasot.info/lajme/446359/nderroi-jete-akademik-mark-krasniqi/
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |