Esad Mekuli (Plavë, 17 dhjetor 1916 - Prishtinë, 6 gusht 1993) ka qenë poet dhe përkthyes shqiptar. Ka qenë kryetari i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Elsie e çmonte si atin e poezisë moderne shqiptare në Jugosllavi,[1] dhe ndikimi i tij në Kosovë mbeti i pamatë.[2]

Esad Mekuli
U lind më17 dhjetor, 1916
Plavë
Vdiq më6 gusht, 1993
Prishtinë
Emri i letraveSat Nokshiqi, Sat Hoxha
KombësiaShqiptar
Gjinitë letrarePoezi

Biografia

Redakto

Familja e tij ishte nga Plava dhe ishte i biri i hoxhës Haxhi Smajl Ademit i fisit Mekuli me prejardhje nga Nokshiqi (sk. Novšiće).[3] Mësimet fillore i mori në Plavë, në gjuhën serbe.[nevojitet citimi]

Shkollimin e mesëm e filloi në Pejë, ku i përfundoi studimet më 1936. Më pas u regjistrua në Fakultetin e Veterinarisë në Universitetin e Beogradit. Atje ra në kontakt me idetë marksiste dhe më pas mori pjesë në lëvizjen partizane të Luftës së Dytë Botërore.[4] Për veprimtarinë e tij politike u arrestua më 1940, u lirua më pas në prill të 1941 me amnistinë që u dha pas pushtimit të Mbretërisë Jugosllave.[5]

Më 1949 themeloi revistën letrare "Jeta e re", kryeredaktor i së cilës ishte deri më 1971. Kreu doktoraturën në Beograd më 1959.[1]

Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq "Gllavinjaqa", prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941. Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare. Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Ndërroi jetë në Prishtinë më 6 gusht 1993.

Në Beograd ishte edhe redaktor i fletorës Beogradski student. Në këtë sferë, siç ka thënë vetë, si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrja, për të damkosur këtë të keqe në mesin e shqiptarëve. Pastaj ka shkruar punime sociale në revistat e ndryshme, si: Venac – Beograd, Mlladost – Zagreb, Podmladak jadranske Staze – Split, Granit – Podgoricë, Novi BeharSarajevë, Student – Beograd e të tjera. Në këto revista ka shkruar në gjuhën serbe dhe çdo herë ka shkruar për shqiptarët, të cilët i ka mbrojtur, kur të tjerët i kanë akuzuar. Në fund të vitit 1943 ai i bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale partizane Lirija. Edhe pse shkencëtar, Mekuli, punës krijuese nuk iu nda kurrë. Ai, pas Luftës së Dytë Botërore, punoi në profesionin e vet, por ishte edhe redaktor në gazetën e vetme shqipe Rilindja. Pastaj, ai themeloi revistën letrare Jeta e Re ku arsimoi gjenerata të tëra të letrarëve, të cilët edhe e pagëzuan bard të letërsisë shqipe në Kosovë e më gjerë. Megjithatë, edhe vetë shkroi dhe bashkëpunoi me shumë gazeta e revista shqipe, si: Rilindja, Zëri i rinisë, Fjala, Pionieri, Përparimi, Shëndeti në Prishtinë, Flaka e vëllazërimitShkupit dhe me ato në gjuhën serbe: Jedinstvo e Stremljenje të Prishtinës, Borba, Politika, Književne novine, Mostovi të Beogradit, Pobjeda dhe Stvarenje të Podgoricës, Bagdalla të Krushevcit, Republika dhe Forum të Zagrebit. Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas.

Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare. Përktheu veprën epike malazeze të Petri II Petroviq-Njegosh "Kunora e Maleve", ndër të tjera.[4]

Poezitë e Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe, maqedonase, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Punimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore. Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet: Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha.

Tituj të veprave

Redakto
  • Për ty – Prishtinë, 1955
  • Dita e re – Prishtinë, 1966
  • Avsha Ada1971
  • Vjersha1973
  • Brigjet1981
  • Rini e kuqe – Prishtinë, 1984
  • Në mes të dashurisë dhe urrejtjes – Tiranë, 1986
  • Dita që nuk shuhet – Prishtinë, 1989

Lidhje të jashtme

Redakto
  • Esad Mekuli, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.

Referime

Redakto
  1. ^ a b Robert Elsie (2004), Historical dictionary of Kosova, Scarecrow Press. f. 118. ISBN 978-0-8108-5309-6. Marrë më 14 shkurt 2018.
  2. ^ Stephen Schwarz, Under Empty Skies Falconers Weep Arkivuar 30 qershor 2017 tek Wayback Machine, Contemporary Poetry Review, gusht 2004.
  3. ^ Lushaj, Ramiz. "Bali Bajram Nokshiqi në dërgatën e pavarësisë kombëtare shqiptare".
  4. ^ a b Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.
  5. ^ Slovenska akademija znanosti in umetnosti ob petdesetletnici: biografski zbornik. Slovenian Academy of Arts and Sciences. 1988. p. 353. ISBN 978-86-7131-020-8. Marrë më 14 shkurt 2018.