Teodosi I. (Greqisht: Θεοδόσιος, Theodósios; 11 janar 347 - 17 janar 395), dhe si Teodosi i Madh ishte perandor romak nga viti 379 deri në vitin 395. Mbretërimi i tij përshpejtoi krishtërimin e Perandorisë Romake, arriti suksese ushtarake kur kufijtë e perandorisë u kërcënuan nga luftërat e Periudhës së Migrimit dhe mundi dy perandorë rivalë në luftërat civile të njëpasnjëshme. Ai ishte perandori i parë i Dinastisë Teodosiane. Dekretet e tij e bënë krishterimin Nicene kishën shtetërore e Perandorisë Romake dhe dënuan paganizmin romak, fenë Heleniste dhe Arianizmin.

Teodosi I
Fytyra e Teodosit në monedhën Solidus
Perandori romak
Agustus19 janar 379 – 17 janar 395
ParaardhësValensi
PasardhësArcadius (Lindja)
Honorius (Perëndimi)
BashkëshortAelia Flaccilla (376–386)
Galla (387–394)
FëmijëArcadius
Honorius
Pulcheria
Galla Placidia
Emri i plotë
Flavius Theodosius
Emri i mbretërimit
Dominus Noster Flavius Theodosius Augustus[1]
Emri postum
Divus Theodosius[2]
DinastiaTeodosiane
I atiFlavius Teodosi
E ëmaThermantia
U lind11 janar 347
Cauca (Coca, Spanjë)
Vdiq17 janar 395 (48 vjet)
Mediolanum (Milan, Itali)
VarrimiKisha e Apostujve të Shenjtë, Kostandinopojë (Stamboll)

Pas një karriere ushtarake dhe një guvernator nën babanë e tij Teodos Plaku, ai u bë magister equitum dhe më pas u ngrit në gradën perandorake të augustus nga perandori Gratian. Ai zëvendësoi xhaxhain dhe augustusin e vjetër të këtij të fundit Valensin, i cili ishte vrarë në Betejën e Adrianopojës. Teodosi u martua me gjysëm motrën e Gratian Galla, vajza e Valentinianit të Madh dhe mundi rebelimin e Magnus Maximus në emër të kunatit të tij të ri, Valentiniani II. Kur Valentiniani II vdiq, Teodosi u bë perandori i vjetër, pasi tashmë e kishte bërë djalin e tij të madh Arcadius bashkë-augustin e tij. Teodosi pastaj mundi uzurpatorin Eugenius.

Teodosi vuante nga një sëmundje që përfshinte edemë të rëndë, në Milano. Sipas Consularia Constantinopolitana, Teodosi vdiq në Mediolanum më 17 janar 395.

Referime

Redakto
  1. ^ Cooley, Alison E. (2012). The Cambridge Manual of Latin Epigraphy (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 506. ISBN 978-0-521-84026-2.
  2. ^ Kienast, Dietmar (2017) [1990]. "Theodosius". Römische Kaisertabelle: Grundzüge einer römischen Kaiserchronologie (në gjermanisht). WBG. fq. 323–329. ISBN 978-3-534-26724-8.