Italia (zyrtarisht Republika Italiane, italisht Italia respektivisht Repubblica Italiana) është shtet në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin Apenin. Pjesë e këtij vendi janë dhe ishujt në Detin Mesdhe, si Sicilia dhe Sardenja. Në Alpet e larta në veri të saj gjendet kufiri me Francën, Zvicrën, Austrinë dhe në brigjet e Adriatikut kufizohet nga Sllovenia. Në brendësi të këtij shteti gjenden dy shtete të vogla: Vatikani dhe San Marino.

Republika Italiane
Repubblica italiana
Flamuri i Italisë Stema e Italisë
Vendndodhja e Italisë
Vendndodhja e Italisë
Vendndodhja e Italisë   (e gjelbër e errët)

–  në Europë   ( e gjelbër & gri e errët)
–  në Bashkimin Europian   (e gjelbër)

Himni Kombëtar "Il canto degli italiani" (Kënga e italianëve)
Kryeqyteti Roma (gjithashtu qyteti më i madh)
Gjuha zyrtare Italisht
Pavarësia 17 mars 1861
Anëtarësimi në OKB 14 dhjetor 1955
Forma e qeverisjes Republikë Parlamentare
President Sergio Mattarella
Kryeministër Mario Draghi
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 72-të
301.340 km²
2,4
Popullsia ((2017))
– totale
– dendësia
Vëndi i 23-të
60.507.590 banorë
201,4 banorë/km²
PBB (2015)
 PBB për banor
1,819 trilion dollarë
29.847 dollarë
Monedha Euro (€) (EUR)
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+1
UTC+2
Prefiksi telefonik +39
Kodi i internetit .it
Kodi ISO 3166-1 IT

Roma, kryeqyteti i Perandorisë Romake në lashtësi, është edhe kryeqytet i shtetit të ngritur në bërthamën e perandorisë.

Etimologjia Redakto

Propozimet e etimologjisë së fjalës 'Italia' janë të shumta. Sipas një propozim më i njohur, fjala Italia, nga latinishtja Italia, ishte i huazuar nga greqishtja prej gjuhës Oscane Víteliú, që do të thotë "toka e gjedhëve të reja".

Fillimisht emri Italia u përdor vetëm për Italinë jugore. Grekët gradualisht filluan të përdorin këtë emër për një rajon më të madh, por ishte gjatë mbretërimit e Augustit (në latinisht Imperator Gaius Julius Caesar Augustus, që konsiderohet si perandori i parë i Perandorisë Romake) që emri Italia u përdor për gadishullin italian komplet deri te Alpet.

Gjeografia Redakto

Sipërfaqja e përgjithshme e Italisë është 301,230 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 42° 50' V, 12° 50' L dhe 294,020 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7.210 km² ujë.

Vija bregdetare e Italisë është 7,600 km e gjatë ndërsa kufiri tokësor 1.932,2 km i gjatë.

Klima e Italisë është mesdhetare. Në pjesën veriore alpine dhe atë jugore qendrorë zotëron klima kontinentale.

Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë dhe malor. Përgjatë bregdetit terreni është i ulët dhe i rrafshët. Në Itali shtrihen Alpet dhe Apeninet, kurse ultësira më e rëndësishme është ultësira e Lombardisë ku rrjedh lumi Po. Pika më e ulët e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Mesdhe (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,749 metrave pika e dytë më e lartë e Malit të Bardhë (fr.: Mont Blanc).

Historia Redakto

Në vitin 479 e.s. Perandoria Romake e Perëndimit mori fund për shkak të dyndjeve të fiseve gjermanike dhe vikingëve. Kështu u krijuan disa shtete, ndër ta dhe Italia, por jo me sipërfaqen e some. Kryeqyteti Roma. Për një periudhë nuk Ka dokumentime. Italia mori sipërfaqen që ka sot. Rreth viteve 1910-1920 Italia u bë fashiste nga Benito Mussolini. U quajt Italia Fashiste dhe përkrahu forcat qendrore ne Luftën I Boterore dhe Gjermaninë naziste në Luftën II Botërore. Fashistët pushtuan një pjesë të Ballkanit.Forcat komuniste Shqiptare dhe Jugosllave luftonin. Me mbarimin e luftës iku nazizmi dhe fashizmi. Italia mbeti përsëri në sipërfaqen e sotme. Italia tani është një vend i mirë për të jetuar, por popullsia është plakur për shkak të emigracionit.

Njësitë administrative Redakto

 
Njësitë administrative në Itali

Italia ka 20 rajone (të quajtura "regioni", njëjës: "regione"). Pesë nga këto rajone kanë statusin e një shkalle të autonomisë që u mundëson disa të drejta veprimi në legjislacion dhe çështje tjera specifike. Të gjitha rajonet, Valle d'Aosta, ndahen më tej në dy e më tepër njësi më të vogla të quajtura "provinca".

Njësitë me status autonomie janë të shënuara me shenjën *.

Politika Redakto

Italia ka qenë një republikë unitare parlamentare që nga 2 qershori 1946, kur monarkia u shfuqizua nga një referendum kushtetues. Presidenti i Italisë, aktualisht Sergio Mattarella që nga viti 2015, është kreu i shtetit të Italisë. Presidenti zgjidhet për një mandat shtatëvjeçar nga Parlamenti i Italisë në një sesion të përbashkët. Italia ka një kushtetutë të shkruar demokratike, që rezulton nga puna e një Asambleje Kushtetuese formuar nga përfaqësuesit e të gjitha forcave antifashiste që kanë kontribuar në humbjen e naziste dhe forcave fashiste gjatë Luftës Civile.

Italia ka një qeveri parlamentare të bazuar në një sistem votimi proporcional. Parlamenti është krejtësisht dydhomësh: dy shtëpitë, Dhoma e Deputetëve dhe Senati i Republikës, të cilat takohen në Palazzo Madama, kanë të njëjtat kompetenca. Kryeministri, zyrtarisht kryetar i Këshillit të Ministrave, është kreu i qeverisë i Italisë. Kryeministri dhe kabineti emërohen nga Presidenti i Republikës, por duhet të kalojnë një votëbesim në Parlament për të hyrë në detyrë. Kryeministri i tanishëm është Paolo Gentiloni i Partisë Demokratike.

Kryeministri është Kryetari i Këshillit të Ministrave i cili ka një fuqi efektive ekzekutive dhe ai duhet të marrë një votë miratimi nga ai për të ekzekutuar shumicën e aktiviteteve politike. Zyra është e ngjashme me ato në shumicën e sistemeve të tjera parlamentare, por udhëheqësi i qeverisë italiane nuk është i autorizuar të kërkojë shpërbërjen e Parlamentit të Italisë.

Një ndryshim tjetër me zyrat e ngjashme është se përgjegjësia e përgjithshme politike për inteligjencën i jepet Presidentit të Këshillit të Ministrave. Në sajë të kësaj, Kryeministri ka fuqi ekskluzive për: koordinimin e politikave të inteligjencës, përcaktimin e burimeve financiare dhe forcimin e sigurisë kibernetike kombëtare; zbatojnë dhe mbrojnë sekretet shtetërore; autorizojnë agjentët për të kryer operacione në Itali ose jashtë vendit, në kundërshtim me ligjin.

Dhoma e Deputetëve është shtëpia e ulët e Italisë. Veçori e Parlamentit italian është përfaqësimi i dhënë qytetarëve italianë që jetojnë përgjithmonë jashtë vendit: 12 deputetë dhe 6 senatorë të zgjedhur në katër zona të ndryshme jashtë shtetit. Përveç kësaj, Senati italian është caratterizzato edhe nga një numër i vogël i senatorëve për jetë, të emëruar nga Presidenti "për merita të shquara patriotike në fushën sociale, shkencore, artistike ose letrare". Ish presidentët e Republikës janë senatorë të jetës ex officio.

Tre partitë kryesore politike të Italisë janë Partia Demokratike, Forza Italia dhe Lëvizja pesë yje. Gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2013, këto tri parti fituan 579 nga 630 vende në Dhomën e Deputetëve dhe 294 nga 315 në Senat. Shumica e vendeve të mbetura u fituan nga një bllok jetëshkurtër zgjedhor formuar për të mbështetur kryeministrin në ikje Mario Monti, partia deri majta, Ekologji, Liri ose nga palët që zgjedhjet konkursin vetëm në një pjesë të Italisë: Lidhjes Veriore, Partia Popullore e Tirolit Jugor, Vallée d'Aoste dhe Jugu i Madh. Më 15 nëntor 2013, 58 deputetë të shkëputur nga Forza Italia krijuan New Center-Right.

Ligji dhe drejtësia penale Artikujt kryesorë: Ligji i Italisë dhe Gjyqësori i Italisë

Gjykata Supreme e Kasacionit Sistemi gjyqësor italian është i bazuar në ligjin romak të modifikuar nga kodi i Napoleonit dhe statutet e mëvonshme. Gjykata Supreme e Kasacionit është gjykata më e lartë në Itali për rastet penale dhe civile. Gjykata Kushtetuese e Italisë rregullon konformitetin e ligjeve me kushtetutën dhe është një inovacion pas Luftës së Dytë Botërore. Që nga pamja e tyre në mes të shekullit të 19, krimi italiane organizuar dhe organizatat kriminale kanë infiltruar jetën sociale dhe ekonomike të shumë rajone në jug të Italisë, më famëkeq i Cili qenë mafias siçiliane, e cila më vonë do të zgjerohet në disa vende të huaja, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara. Faturat mafioze mund të arrijnë në 9% të PBB-së së Italisë.

Raporti i vitit 2009 identifikoi 610 komuna që kanë një prani të fortë mafioze, ku jetojnë 13 milionë italianë dhe prodhohet 14.6% e GDP italiane. Ndrangheta e Kalabrisë, që sot ndoshta është sindikata më e fuqishme e krimeve të Italisë, llogarit vetëm për 3% të PBB-së së vendit. Megjithatë, në 0.013 për 1.000 njerëz, Italia ka vetëm normën e 47 më të lartë të vrasjes (në një grup prej 62 vendeve) dhe numrin e 43-të më të lartë të dhunimeve në 1,000 njerëz në botë (në një grup prej 65 vendeve), relativisht shifra të ulta mes vendeve të zhvilluara.

Ekonomia Redakto

 
Fiat 500
 
Piazza Affari në Milano

Për nga vëllimi ekonomik Italia bën pjesë në 7 shtetet më të industrializuara të botës dhe e katërta në Evropë. Pozita gjeografike e Italisë është e lidhur ngushtë me detin gjatë tërë historisë së saj, duke ushtruar ndikim të rëndësishëm dhe vendimtar në zhvillimin e saj.

Në truallin e Italisë lind Perandoria Romake, e cila tregoi tërë atë fuqi dhe ndikim në një pjesë të madhe të kontinentit tonë. Shkatërrimi i saj, më vonë edhe copëtimi në shumë shtete feudale, ekonomisë së Italisë nuk i ka dhënë fuqi unike.

Italia hyn në kategorinë e shteteve të Evropës në të cilët frytet e revolucionit industrial arrijnë vonë, përkatësisht kah mesi i shekullit XIX. Ndërsa në shumë shtete të Evropës fillon të zvogëlohet karakteristika agrare, në strukturën e ekonomisë italiane ajo zë pozitën prioritare. Edhe dy luftërat botërore kanë ndikuar në dobësimin e saj, sidomos ajo e fundit. Pasojat kanë qenë të rënda e janë manifestuar në numrin gjithnjë më të madh të papunëve. Industria, e shkatërruar gjithashtu pas Luftës së Dytë Botërore, nuk ka mund të ofronte shumë e në bujqësi ndihej mungesa e tokës së punueshme.

Etapa më e rëndësishme e ekonomisë së Italisë fillon prej vitit 1950. Investimet e kapitalit të huaj, e në radhë të parë i ShBA-ve, i kanë mundësuar që shpejt të rimëkëmbet ekonomia e shtetit. Rritja e investimeve në industri gjithnjë është shtuar e në fund të dekadës është dyfishuar prodhimtaria industriale. Viti 1959 për Italinë ishte më i rëndësishmi, kurse dekada e kaluar karakterizohet si fenomen i rrallë i ekspansionit ekonomik, që është shprehur jo vetëm në rritjen e prodhimtarisë industriale, por edhe në rritjen e eksportit dhe uljen e papunësisë.

Në vitin 1951 kanë qenë të inkuadruar 4,2 milionë e në vitin 1972 ky numër dyfishohet, duke arritur në 8,1 milionë punëtorë. Derisa vlera e prodhimtarisë industriale në vitin 1951 ka qenë 4,8 miliard dollarë, në vitin 1972 kjo vlerë pesëfishohet, duke arritur në 25,5 miliardë dollarë. Krahas këtyre ecurive, lindin gjigantët industrialë, siç janë: industria e gomave “Pireli", e automobilave "Fiat", e tekstilit "Armani", industria kimike “Monte Catini”, etj. Gjithashtu Italia ka shumë të zhvilluar turizmin. Mirëpo, kontrastet ndërmjet Veriut dhe Jugut, që janë shfaqur si pasojë e rrethanave të ndryshme historike, edhe pse ndihet tendenca e zvogëlimit, ende paraqesin problemin më serioz të shtetit. Në këtë aspekt çdo qeveri italiane e ardhur në fuqi ka si prioritet zbutjen e këtij niveli ndermjet veriut dhe jugut duke shpalosur politika ekonomike e frymë investuese për jugun. Sot Italia bën pjesë ne ato shtete qё ka një raport tё mirë përsa i përket eksporteve ku më kryesoret përmendim prodhimet industriale si ato tё makinave, prodhimet ushqimore, apo dhe ato të tekstileve. Në lëndë të para si minerale apo naftë është deficitare.

Qysh prej 1 janarit të vitit 2002 Italia është bërë pjesë e eurozonës, pra bën pjesë në ato shtete evropiane që përdor euron si monedhë. Kjo ka bërë që të lihet pas një histori e gjatë me monedhën e para 2002-shit, liretën që herë pas herë ishte bërë pre e spekulimeve të shumta duke krijuar dhe uljen e vlerës së saj.

Transporti Redakto

Sistemi Rrugor Redakto

Totali i rrugëve të Italisë arrin deri në 654.676 km (1998).

Sistemi Hekurudhor Redakto

Totali i hekurudhave të Italisë arrin deri në 19.394 km ky total mund të rritet në ditët në vijim si pasojë e ndërtimeve të reja që mund të bëhen.

Demografia Redakto

 
Rritja demografike e Italisë

Në vitin 2003 Italia ka pasur gjithsej 57.998.353 banorë dhe dendësi 196 banorë në km². Pas 6 vitesh arriti një popullsi prej 60.114.021 banorë dhe dendësi 199,5 banorë në km². Italia në aspektin gjuhësor dhe fetar është kryesisht homogjene, por në aspektin kulturor, ekonomik dhe politik e larmishme.

Në Evropë është e pesta për nga dendësia e popullsisë (196 b. Në km²). Në Itali nuk ka shumë pakica. Më e madhja është pakica gjermane në Tirolin Jugor, slloven rreth Triestës, Shqiptarë (arbëreshët) në Kalabri dhe Siçili etj.

Në Itali besimi më i madh është Katolicizmi me mbi 90 % të popullsisë, por ka edhe konfesione tjera të vogla të cilat janë kryesisht të ardhura nga emigrantët e jashtëm.

Kultura Redakto

Italia nuk ka ekzistuar si shtet deri më 1861, kur u bashkua. Për shkak të këtij bashkimi të vonuar, dhe autonomisë historike të regjioneve që tani e përbëjnë Gadishullin italian, shumë tradita dhe kultura që tani identifikohen si Italiane mund të identifikohen nga regjionet nga kanë ardhur. Me gjithë izolimin social dhe politik të këtyre regjioneve, kontributet e Italisë në trashëgiminë kulturore dhe historike të Evropës mbeten shumë të mëdha. Italia është vendi me më së shumti trashëgimi kulturore në UNESCO (41 deri më tani).

Arti Redakto

 
Piktura e Dante Alighieri

Piktura italiane karakterizohet me ngjyra të ngrohta dhe dritë, siç dëshmojnë punimet e Caravaggios dhe Titianit, dhe preokupim me figura fetare. Piktura italiane ka dominuar në Evropë për qindra vjet. Artistë të njohur gjatë kësaj kohe përfshijnë Michelangelo, Leonardo da Vinci, Donatello, Botticelli, Fra Angelico, Tintoretto, Caravaggio, Bernini, Titian dhe Raphael. Pastaj Italia provoi nënshtrim të vazhdueshëm nga fuqi të huaja që shkaktoi zhvendosje të vëmendjes tek çështjet politike, duke çuar deri te humbja e autoritetit artistik të saj në Evropë.

Letërsia Redakto

Me bazat e gjuhës italiane moderne të themeluara nga poeti Dante Alighieri, vepra më e madhe e të cilit, Divina Commedia, konsiderohet si një ndër veprat më të mëdha të krijuara në Evropë gjatë kohës së Mesjetës; shkrimtarët dhe poetët Giovanni Boccaccio, Giacomo Leopardi, Alessandro Manzoni, Torquato Tasso, Ludovico Ariosto, dhe Francesco Petrarca. Filozofë të rëndësishëm përfshihen Giordano Bruno, Marsilio Ficino, Niccolò Machiavelli, dhe Giambattista Vico. Figura letrare moderne janë: poeti nacionalist Giosuè Carducci më 1906, shkrimtari realist Grazia Deledda më 1926, autor i teatrit modern Luigi Pirandello më 1936, poetët Salvatore Quasimodo më 1959 dhe Eugenio Montale më 1975, autori teatral Dario Fo më 1997 etj.[1]

Minoritete Redakto

Itali ka minoritete të ndryshme. Në veri janë gjermanët dhe francezët, në pjesën qendrore dhe atë jugore ka pakica me origjinë shqiptare (arbëreshët) dhe greke.

Burime të dhënash Redakto

  1. ^ "All Nobel Laureates in Literature". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto

  Commons: Italia – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Shoqatat kulturore shqiptare në Itali:

Shih edhe diesel Redakto


43°N 12°E / 43°N 12°E / 43; 12