14 Dhjetor
data
(Përcjellë nga 14 dhjetor)
14 dhjetori është dita e 348-të e kalendarit gregorian (dita e 349-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 17 ditë.
Muajt | |
Janari | Korriku |
Shkurti | Gushti |
Marsi | Shtatori |
Prilli | Tetori |
Maji | Nëntori |
Qershori | Dhjetori |
Ditët historike | ||||||
Nëntori · Dhjetori · Janari | ||||||
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 |
15 | 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 |
22 | 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 |
29 | 30 | 31 |
Ngjarje
Redakto- 1822 - Kongresi i Veronës, takimi i fundit i fuqive të Aleancës së Shenjtë dhe Britanisë mbyllet me ndërhyrjen për të parandaluar një ndërhyrje të mundshme ndaj Spanjës revolucionare.
- 1911 - Roold Amundsen, eksplorator norvegjez, së bashku me shokë të tij bëhen të parët që arrijnë në Polin e Jugut, 35 ditë përpara Kapiten Skotit.
- 1920 - Fataliteti i parë, në historinë e fluturimeve civile për pasagjerë, ndodhi kur një aeroplan rrëzohet mbi një shtëpi në Krikellnd të Londrës duke shkaktuar vdekjen e dy pasagjerëve dhe dy anëtareve të ekuipazhit.
- 1939 - Lidhja e Kombeve përjashton Bashkimin Sovjetik për shkak të agresionit të tij, ndaj Finlandës.
- 1962 - Sonda kozmike "Mariner II" filloi të dërgojë në tokë informacionet e para të njeriut në një planet tjetër, nga planeti Afërdita.
- 1967 - Shkencëtarët e Universitetit kryen izolimin e acidit ADN nga një virus i futur në një epruvete prove.
- 1993 - Bashkimi Evropian vendos marrëdhënie diplomatike me Afrikën e Jugut. Ky ishte akti i fundit i nje politike të re të bashkëpunimit pas shume vitesh izolimi.
- 1995 - Udhëheqësit e ish-Jugosllavisë nënshkruajnë në Paris traktatin e Paqes mbi Bosnjën. Në këtë mënyrë iu dha fund konfliktit më të rëndë në Evropë qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe iu hap rrugë mijëra trupave të NATO-s për të lëvizur drejt këtij vendi të caktuar.
- 1996 - Afro 150 studentë nga Novi Sad (në veri të Serbisë) arritën në Beograd, pas një Marshimi 80 km të gjatë, në mbështetje të qindra-mijëra opozitarëve, të cilët kanë manifestuar çdo ditë në rrugët e kryeqytetit.
- 1998 - Një filipinas, i dënuar për vrasjen e një çifti amerikan gjatë një grabitje në Arabinë Saudite, u ekzekutua në Riad. Ekzekutimi e çon në 27 numrin e personave të ekzekutuar gjatë këtij viti në Arabinë Saudite.
- 2018 - Kosova bëhet me Ministri të Mbrojtjes. Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.
- 2018 - Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës votuan tri projektligjet që ndryshojnë mandatin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, përkatësisht ushtri.
Lindje
Redakto- 1503 - Nostradamusi - Astrolog dhe profecist francez. Në vitin 1555 ai publikoi librin e tij të famshëm të profecive të titulluar "Shekuj".
- 1546 - Tajko Brahe - Astronom danez. Ai bëri zbulime shumë të rëndësishme që ndihmuan në zhvillimin e astronomisë shkencore moderne.
- 1890 - Mitropolit Visarion Xhuvani, i pari i Kishës Ortodokse 1929-1937.
- 1936 - Servet Pëllumbi, politikan shqiptar
- 1979 - Adelina Ismajli - Këngëtare
- 1988 - Vanessa Hudgens - Aktore , këngëtare amerikane
- 1996 - Tayna - Kengetare
Vdekje
Redakto- 1799 - George Washington - Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitet (1789-1797). Ai tregoi aftësitë e tij drejtuese në luftën Amerikane për pavarësi.
- 1965 - Mitropolit Visarion Xhuvani, i pari i Kishës Ortodokse 1929-1937.
- 1985 - Andrei Sakarov - Fizikant i njohur sovjetik, i cili u ngrit kundër Kremlinit në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të lirisë politike.
- 1990 - Friedrich Dürrenmatt, letrar zvicerran (* 1921.)
- 2006 - Đuro Pulitika, piktor kroat (* 1992.)