Finlanda

Një vend në Evropën kontinentale
(Përcjellë nga Finlandë)

Coordinates: 64°N 26°E / 64°N 26°E / 64; 26

Pielinen

Republika finlandeze apo Finlanda (finlandisht: Suomen tasavalta dhe suedisht: Republiken Finland) ndodhet në pjesën më veriore të Evropës. Shteti „nordik“ në veri-perëndim ka dalje në Detin Baltik, në jug të saj gjendet gjiri i Finlandës që e ndan atë nga Estonia, ndërsa gjiri Botnia (Bothnia) gjendet në perëndim të vendit. Kufiri tokësor i vendit të ftohtë, përshkohet nga Suedia, Norvegjia dhe Rusia që gjendet në pjesën lindore të kufirit. Ishulli Aland (Åland, Ahvenanmaa), në pjesën jug-perëndimore të bregdetit finlandez është nën-sovranitetin e Finlandës dhe ka një autonomi të gjerë. Banorët „nordikë“ të Suedisë dhe të Finlandës e thërrasin Suomi ndërsa në latinishte termi Finlandë është emri shkencor për Fenia.

Rreth 5,6 milion shtetas finlandezë jetojnë në një sipërfaqe prej afro 339.000 metra katror që e bënë këtë vend të radhitet si e 126-ti vend në botë, për nga dendësia.

HistoriaRedakto

Para historia e Finlandës është e lidhur ngushtë me ato të tokave veriore. Sipas arkeologëve finlandezë, këto vise janë banuar pas shkrirjes së akullit (akullnajat e veriut), ndërsa mitet më të reja që vijnë nga viset perëndimore të Skandinavisë shkojnë edhe më larg.

Kjo pjesë e rruzullit në botën e Mesdheut (si duket edhe më gjerë), nuk ka pasur ndonjë emërtim të posaçëm deri në kohërat e reja (shekulli XIX). Në përgjithësi këto vise kanë hyrë në pjesën e vendeve veriore, Skandinavisë apo më vonë edhe Rusisë.

Perandori rusë, Aleksandri I, për herë të parë këto vise i bashkon në një truall i ngjeshur në vitin 1808;Duka i Madh i Finlandës. Pas revolucionit bolshevik në Perandorinë Ruse kjo krahinë u shpall e pavarur. Bolshevikët e pranojnë shpalljen e saj më 6 dhjetor 1917 dhe nënshkruajnë ndarjen e kufirit. Gjatë luftës së II-ë botërore ajo merë pjesë aktive kundër Gjermanisë dhe zhvillon luftën në Lapland. Me forcimin e BRSS-së, ajo kërkoi të bëhet shqyrtimi i kufijve dhe disa të drejtave politike të sovjetikëve mbi këtë territor. Kështu ata ndër të tjera, sovjetët marrin të drejtën e mbrojtjes nga ky territor në raste sulmi nga Gjermania (bëhet fjalë për Gjermanin Federale të ndarë në Sektorë të shteteve perëndimore). Pas shkatërrimit të BRSS, Finlandezët të ballafaquar me problemet e reja ekonomike, por të lumtur për fundin e mirë ju afrohen shteteve perëndimore duke u anëtarësuar në NATO e më vonë edhe në BE. Diplomatët Finlandezë kanë pasur marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe tani, shpesh luajnë rolin e ndërmjetësuesit në mes të vendeve perëndimore dhe Rusisë.

PolitikaRedakto


Njësitë administrativeRedakto

Finlanda ka gjashtë njësi administrative të quajtura „leni“ (org.: läänit, njëjës: lääni) të ngjashme me provinca apo krahina. Këto ndahen më tutje në 90 njësi më të ulëta. Autoritete e „leni“-t janë pjesë ekzekutive e qeverisë nacionale dhe nuk kontrollohen në mënyrë demokratike pos në parlament. Ky sistem është krijuar më 1634 dhe ka pësuar disa ndryshime të vogla deri sa është vendosur krijimi i „njësive të mëdha“ në vitin 1974. Që nga atëherë e deri më tani ka gjashtë njësi të tilla.

Disa na këto njësi shërbejnë vetëm për çështje administrative. Kështu p.sh.: provinca Finlanda e Perëndimit është krijuar për shkaqe linguistike dhe dialektore.

Njësia Ahvenanmaan maakunta ka një lloj autonomie vetëqeverisëse. Në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ligjit Finlandezë, qeveria regjionale ka disa të drejta të rëndësishme mbi ishujt e Finlandës.

Përpos këtij lloji të provincave ka disa krahina që janë krijuara në baza tjera si folkloristike, historike etj.

GjeografiaRedakto

Sipërfaqja e përgjithshme e Finlandës është 338.145 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 64° 00' V, 26° 00' L dhe 304.473 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 33.672 km 2 ujë. Vija bregdetare e Finlandës është 1.250 km e gjatë.

Klima e Finlandë ndryshon varësisht nga viset e saj por kryesisht zotëron një klimë polare e ftohtë.

Pjesën më të madhe të relievit e përbëjnë terrenet e rrafshëta të cilat ndërpriten rrallë nga malet e ulëta dhe liqenet. Pika më e ultë e relievit gjendet nën brigjet e detit Baltik (0 m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 1.328 metrave në vendin e quajtur Halti

EkonomiaRedakto


Finlanda ka një ekonomi të tregut të lirë, tejet të industrializuar me të ardhura për kokë banori të barabarta me ato të vendeve të perëndimit si Franca, Gjermania, Suedia ose Britania e Madhe. Sektori më i madh i ekonomisë është shërbimi me 65,7 përqind, e pasuar nga rafineria me 31,4 përqind. Prodhimi primar përbën 2,9 përqind.[1]

Duke iu falënderuar tregtimit të jashtëm, çelësi i ekonomisë është prodhimi. Industritë më të mëdha[2] janë elektronika (21,6 %), makineria, automjetet dhe produkte tjera inxhinierike të metalit (21,1 %), industria e pyllit (13,1 %), dhe kemikalet (10,9 %). Finlanda ka resurse të drurit, mineraleve, dhe ujit të freskët. Pylltaria, fabrikat e letrës, dhe sektori i agrikulturës (në të cilën paguesit e taksave shpenzojnë rreth 2 miliardë euro çdo vit) janë të ndjeshme politikisht tek banorët rural. Greater Helsinki përbën rreth një të tretën e GDP-së.

Në një krahasim të OECD në vitin 2004, prodhimi i teknologjisë së lartë renditej i dyti me radhë, pas Irlandës. Sidoqoftë, shërbimet e diturisë intensive u renditën më të voglat dhe sektorët e rritjes së ngadalshme, sidomos agrikultura dhe teknologjia e ulët, u renditën të dytat. Investimet ishin më të vogla se që ishte parashikuar.[3].

Një numër i konsiderueshëm i inxhinierëve të trajnuar dhe profesionistë të tjerë banojnë në Finlandë, duke prodhuar kështu kompani lidere në Botë. Indeksi i Lirisë Ekonomike duke e renditur atë në vendin e 16të në Botë dhe të 9-tin në Evropë tregon se sa e lirë është ekonomia e Finlandës, edhe pse taksat ndikojnë negativisht.[4] Kurse sektori i prodhimtarisë është një ndër më eficientët në Botë.

OECD tregon se sektori i shërbimit mund të përfitojë shumë nga përmirësimet politike.[5] Raporti i Forumit Ekonomik Botëror, i bazuar në sondazhet e opinionit, e ka renditur Finlandën si vendin me konkurrencën më të madhe në Botë.[6] Finlanda eshte nje nga shtetet me te mira ne bot, dhe me ekonomi te larte dhe shkollat jane nje nga me te mirat ne bot.

DemografiaRedakto

 
Lëvizja e popullsisë


Me 338 000 km² Finlanda është shteti i kater përnga madhësia në Evropë, por me 5,5 milion banorë dhe me dendësi prej 15 banorësh.

KulturaRedakto


Të tjeraRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto

  Commons: Finlanda – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

ReferimeRedakto

  1. ^ "Finland in Figures – National Accounts". Statistics Finland. Marrë më 2007-04-26. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Finland in Figures – Manufacturing". Statistics Finland. Marrë më 2007-04-26. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Finland Economy 2004, OECD
  4. ^ Economic freedom: Finland
  5. ^ OECD:n raportti suosittelee kilpailun lisäämistä palvelualoilla - Kilpailuvirasto
  6. ^ "Global Competitiveness Report". World Economic Forum. Marrë më 2007-01-22. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtmeRedakto