Coordinates: 64°N 150°W / 64°N 150°W / 64; -150

Alaska (shqiptimi: Ëllaska) është një shtet i SHBA-së që ndodhet në skajin veriperëndimor të kontinentit Amerikan. Ajo kufizohet në lindje nga provinca kanadeze e Kolumbisë Britanike dhe territoritJukonit. Në perëndim ajo ka një kufi detar me Rusinë nëpër Ngushticën e Beringut. Në veri janë detet Chukchi dhe Beaufort që janë pjesët jugore të Oqeanit Arktik, ndërsa Oqeani Paqësor shtrihet në jug dhe jugperëndim.

Alaska
Alax̂sxax̂ (Aleut)
Alaasikaq (Iñupiaq)
Alaskaq (Yupik Qendrore)
Anáaski (Tlingit)
Alas'kaaq (Alutiiq)
Shteti i Alaskës
Nofka(t): 
The Last Frontier
Parimet: 
North to the Future
Himni: Alaska's Flag
Harta e Shteteve të Bashkuara me Alaska të theksuar
Harta e Shteteve të Bashkuara me Alaska të theksuar
VendiShtetet e Bashkuara
Para shtetësisëTerritory of Alaska
U pranua në Bashkim3 janar 1959 (49-të)
KryeqytetiJuneau
Qyteti më i madhAnchorage
Metroja më e madhe dhe zonat urbaneAnkorage
Qeveria
 • GuvernatoriMike Dunleavy (R)
 • Guvernatori togerKevin Meyer (R)
LegjislaturaLegjislatura e Alaskës
 • Dhoma e sipërmeSenati
 • Dhoma e ulëtDhoma e Përfaqësuesve
GjyqësoriGjykata e Lartë e Alaskës
Senatorët amerikan
Delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBAVacant (lista)
Sipërfaqja
 • Gjithsej663.268 sq mi (1.717.856 km2)
 • Sipërfaqe tokësore571.951 sq mi (1.481.346 km2)
 • Sipërfaqe ujore91.316 sq mi (236.507 km2)  13.77%
Sipërfaqja vendi1st
Dimensionet
 • Gjatësia1.420 mi (2.285 km)
 • Gjerësia2.261 mi (3.639 km)
Lartësia mbidetare
1.900 ft (580 m)
Lartësia më e lartë20.310 ft (6.190,5 m)
Lartësia më e ulët
0 ft (0 m)
Popullsia
 (2020[3])
 • Gjithsej736.081
 • Vendi48-të
 • Dendësia1,26/sq mi (0,49/km2)
 • Dendësia vendi50-të
 • Të ardhurat mesatare shtëpiake
$77,800[2]
 • Të ardhurat vendi
12-të
Emri i banorëveAlaskan
Gjuha
 • Gjuha zyrtaresAhtna, Alutiiq, Dena'ina, Deg Xinag, Anglisht, Eyak, Gwich'in, Haida, Hän, Holikachuk, Iñupiaq, Koyukon, Tanana e Poshtme, St. Lawrence Island Yupik, Tanacross, Tlingit, Tsimshian, Unangax̂, Kuskokwim i Epërm, Tanana e Epërme, Yup'ik
 • Gjuhët e folura
Zona kohore
east of 169°30'UTC−09:00 (Alaska)
 • Verës (DST)UTC−08:00 (ADT)
west of 169°30'UTC−10:00 (Hawaii-Aleutian)
 • Verës (DST)UTC−09:00 (HADT)
Shkurtesa USPS
AK
Kodi ISO 3166US-AK
Gjerësia gjeografike51°20'N to 71°50'N
Gjatësia gjeografike130°W to 172°E
Faqja zyrtarealaska.gov
image_skyline nga kryeqyteti Juneau

Alaska është shteti më i madh në Shtetet e Bashkuara për nga sipërfaqja, i 3-ti më pak i populluar dhe shteti me dendësinë më të vogël të popullsisë ndër 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara. Përafërsisht gjysma e banorëve të Alaskës (e vlerësuar në 738.432 banorë nga Zyra e Regjistrimit të SHBA-së në vitin 2015) jetojnë brenda zonës metropolitane Anchorage. Ekonomia e Alaskës dominohet nga peshkimi, gazi natyror, dhe industritë e naftës, burime të cilat ajo i ka me bollëk. Bazat ushtarake dhe turizmi janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e ekonomisë. Kryeqyteti i këtij shteti federal është Juneau.

GjeografiaRedakto

Alaska është një ndër dy shtetet e ShBA-së që nuk kufizohet me asnjë shtet tjetër të SHBA-së. Alaska kufizohet me Kanadanë në lindje, Oqeanin Pacifik në jug, Detin Bering në perëndim, dhe Oqeanin Artik në veri. Alaska me siperfaqe është shteti më i madh i SHBA-së duke përfshirë një teritor prej 1.477.277 km².

DemografiaRedakto

Alaska ka një popullsi prej, 670 053 banorësh, është shteti i 48 i SHBA-së për nga popullsia. 75% e banorëve të Alaskës janë të bardhë, 15% janë autoktonë, dhe 10% e popullatës janë melezë. Gjuha zyrtare në Alaska është anglishtja, dhe gjuha Yupik e cila flitet nga vendasit.

EkonomiaRedakto

HistoriaRedakto

Vendin e njohur si Alaska Shtetet e Bashkuara të Amerikës e blenë nga perandoria Ruse më 30 mars të vitit 1867 për 7.2 milion dollarë amerikanë. Kjo zonë kaloi nëpër shumë duar administrimesh deri sa u bë një territor i organizuar më 11 maj të vitit 1912 dhe shteti i 49-te i SHBA-ve më 3 janar të vitit 1959. Emri "Alaska" përdorej që nga koha Ruse, gjithashtu njihet si Aljeska, "toka e madhe", një fjalë aleute.

ReferimeRedakto

  1. ^ "Elevations and Distances in the United States" (në anglisht). Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. 2001. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2011. Marrë më 21 tetor 2011.
  2. ^ "US Census Bureau QuickFacts" (në anglisht). Marrë më 30 prill 2022.
  3. ^ "2020 Census Apportionment Results". census.gov (në anglisht). Zyra e Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2021. Marrë më 30 prill 2021.