Juneau
Juneau (shqiptohet Xhuno) është kryeqyteti i shtetit federal të Alaskës në SHBA.
Xhuno Juneau | |
---|---|
![]() | |
58°18′00″V 134°25′00″P / 58.3°V 134.416667°PKoordinatat: 58°18′00″V 134°25′00″P / 58.3°V 134.416667°P | |
Shteti | ![]() |
Shteti federal | Alaska |
Kryetari i Bashkisë | Merrill Sanford |
Sipërfaqja | 8.430 km2 |
Lartësia | 17 m (m.n.d.) |
Popullsia | (2010) 31.275 banorë |
Dendësia | 4,4 banorë/km2 |
Themelimi | 1900 |
Zona Kohore | UTC-9 |
Verore | UTC-8 |
Prefiksi | 907 |
Faqja Zyrtare www.juneau.org |
Juneau u bë kryeqytet i Territorit të Alaskës në vitin 1906, kur qeveria e Territorit të Alaskës, siç quhej në atë kohë, u zhvendos nga Sitka. Bashkia u unifikua në vitin 1970, kur Juneau u bashkua me qytetin Douglas dhe zonat përreth për të formuar bashkinë e sotme.
Sipërfaqja e Juneau është më e madhe se ajo e Rhode Island dhe Delaware veç e veç dhe pothuajse aq e madhe sa dy shtetet së bashku. Qendra e qytetit Juneau ndodhet në rrëzë të malit Juneau. Popullsia e qytetit dhe rrethinave në vitin 2010 ishte 31.275 banorë.
Juneau e ka marrë emrin nga ar kërkuesi Joe Juneau, edhe pse vendi për një kohë ishte quajtur Rockwell dhe pastaj Harrisburg.