Njësitë administrative të Finlandës
Nga të dhënat e vitit 2013, Finlanda është e ndarë në:
- 19 rajone (finlandisht maakunta, suedisht landskap)
- rajonet janë të ndara në 70 nën-rajone (finlandisht seutukunta, suedisht ekonomisk region)
- nën-rajonet janë të ndara në 320 komuna (finlandisht kunta, suedisht kommun).
Përshkrimi
RedaktoKomunat (të cilat gjithashtu e quajnë veten qyteza apo qytete) përbëjnë gjysmën e shpenzimeve publike. Shpenzimet financohet nga tatimi mbi të ardhurat komunale, subvencionet shtetërore, dhe të ardhurat e tjera. Që nga viti 2008, ka pasur 415 komuna, dhe shumica ishin nën 5.000 banorë. Për krahasim, Danimarka ka vendosur kusht një minimum prej 30.000 banorë. Në Finlandë, shteti ka filluar Programin e Reformës për Strukturën dhe Shërbimet Komunale për të reformuar sistemin komunal kompleks dhe të shtrenjtë, por nisma kanë hasur shumë kundërshtime nga burokratët lokale dhe grupet e interesit. Njerëzit shpesh identifikohen me komunën e tyre. Detyrat administrative lokale të qeverisë kryen nga Agjencitë Administrative Shtetërore Rajonale.
Komuna | Popullsia | Sipërfaqja tokësore | Dendësia |
---|---|---|---|
Helsinki | 564.474 | 184,47 | 3.061,00 |
Espoo | 235.100 | 312,00 | 751,60 |
Tampere | 206.171 | 523,40 | 393,90 |
Vantaa | 189.442 | 240,54 | 780,40 |
Turku | 177.502 | 243,40 | 720,50 |
Oulu | 130.049 | 369,43 | 351,40 |
Lahti | 98.773 | 134,95 | 730,10 |
Kuopio | 91.026 | 1.127,40 | 81,00 |
Jyväskylä | 84.482 | 105,90 | 789,00 |
Pori | 76.211 | 503,17 | 150,83 |
Lappeenranta | 59.077 | 758,00 | 77,70 |
Rovaniemi | 58.100 | 7.600,73 | 7,60 |
Joensuu | 57.879 | 1.173,40 | 49,10 |
Vaasa | 57.266 | 183,00 | 311,20 |
Kotka | 54.860 | 270,74 | 203,00 |
- Më shumë informacione: Lista e komunave të Finlandës, Lista e komunave të Finlandës sipas popullsisë, dhe Lista e komunave të Finlandës sipas sipërfaqes