Medaljoni i Çmimit për Letërsi
Fituesi i fundit Kazuo Ishiguro
Viti 2016
Çmime të ndara 113 (1901-2016)
Vite Shpërblim 108 (1901-2016)
Vite Jo shpërblim 7 (1901-2015)
Fituesi i parë Sully Prudhomme
Viti 1901
Kombi
Me më shumë çmime
 Franca - 15

Çmimi Nobel për Letërsi është çmimi më i lartë për arritjet më të mëdha letrare nga një (ose disa) autorë brenda një viti.

Për herë të parë me këtë çmim u laureua shkrimtari francez Sully Prudhomme në vitin 1901, ndërsa i fundit në vitin 2016 Çmimin Nobel për Letërsi e fitoi shkrimtari amerikan Bob Dylan. Shkrimtari i parë shqiptar që u emërua për këtë çmim ishte poeti kombëtar Gjergj Fishta, ndërsa në vitet ’90 disa herë u emërua prozatori i shquar Ismail Kadare, por fatkeqësisht ai ende nuk është laureuar me këtë Çmim.

Historiku

Redakto

Shkencëtari suedez Alfred Nobel, në testamentin e tij të vitit 1895, ndër pesë çmimet që duhet të jepen, përcaktoi një çmim për letërsinë, për personin që në fushën e letërsisë krijon “veprën më të mirë në një drejtim ideal”. Laureati (fituesi i çmimit) duhej të përcaktohej nga “Akademia e Stokholmit”, që më vonë sipas statutit të Fondacionit Nobel u saktësua se është Akademia Suedeze. Sipas këtij statuti, përkufizohet belles-lettres, “jo vetëm letërsia, por edhe shkrimet e tjera, që për nga cilësia e formës dhe stilit kanë vlerë letrare”. Po ashtu u zbut qëndrimi që çmimi tu jepej veprave të botuara “në vitin paraprak” duke u zgjeruar edhe në “veprat e vjetra”, nëse “rëndësia e tyre nuk ishte bërë e qartë deri në atë kohë ”. Kandidatët, sipas statutit, duhet të emërohen me shkrim nga ata që mund ta bëjnë këtë deri më 1 shkurt të çdo viti. Sipas rregullores, të drejtën për të emëruar e ka Akademia Suedeze si dhe akademitë e tjera, institucionet dhe shoqatat e ngjashme me të në bazë të themelimit dhe të qëllimit. Gjithashtu këtë të drejtë e kanë edhe mësimdhënësit universitarë të estetikës, letërsisë dhe historisë. Një amandament i vitit 1949 qartëson kategorinë e mësimdhënësve: “profesorët e letërsisë dhe fillologjisë në universitete dhe kolegje universitare”. E drejta për të emëruar në atë kohë iu dha edhe fituesve të mëparshëm të Çmimit Nobel dhe “kryetarëve të shoqatave të autorëve që janë përfaqësues të krijimit letrar në vendet e tyre”. Statuti, po ashtu, përcakton themelimin e Komitetit të Nobelit “për të dhënë qëndrimin e tyre në lidhje me dhënien e çmimeve” si dhe të Institutit të Nobelit me një bibliotekë që duhej të mblidhte një koleksion substancial të letërsisë moderne. Fituesi i Çmimit Nobel për letërsi shpallet çdo vit më 10 tetor.

Medaljoni i Nobelit për Letërsi [1]

Redakto
 
Medaljoni i Nobelit për letërsi ©® Nobel Foundation

Medalja e Akademisë Suedeze paraqet një djalë të ri që rri ulur nën një dru dafine, që i dëgjon dhe shkruan këngën e Muzës. Në medalje shkruan:

Inventas vitam juvat excoluisse per artes

që në përkthim të fjalëpërfjalshëm do të thotë:

krijimet përmirësojnë jetën që është e zbukuruar përmes artit.

Këto janë vargje nga Eneida e Virgjilit, kënga VI, vargu 663.

Emri i lauratëve gdhendet poshtë figurave, ndërsa teksti “ACAD. SUEC.” Do të thotë Akademia Suedeze.
Medalja e Çmimit Nobel për Letërsi është dizajnuar nga Erik Lindberg.

Lista e fituesve të çmimit

Redakto

Fituesit e çmimit janë të radhitur në kolona sipas viteve që janë ndarë në dekada.

Viti Figura
Emri
Shteti
Gjuha/ët
1901  
Sully Prudhomme
  Franca
frëngjisht
1902  
Theodor Mommsen
  Gjermania
gjermanisht
1903  
Bjørnstjerne Bjørnson
  Norvegjia
norvegjisht
1904  
Frédéric Mistral
  Franca
oksitanezisht
 
José Echegaray y Eizaguirre
  Spanja
spanjisht
1905  
Henryk Sienkiewicz
  Polonia
polonisht
1906  
Giosuè Carducci
  Italia
italisht
1907  
Rudyard Kipling
  Britania e Madhe
anglisht
1908  
Rudolf Eucken
  Gjermania
gjermanisht
1909  
Selma Lagerlöf
  Suedia
suedisht
1910  
Paul von Heyse
  Gjermania
gjermanisht
1911  
Maurice Maeterlinck
  Belgjika
frëngjisht
1912  
Gerhart Hauptmann
  Gjermania
gjermanisht
1913  
Rabindranath Tagore
  India
bengalisht
1914 çmimi nuk është dhënë
1915  
Romain Rolland
  Franca
frëngjisht
1916  
Verner von Heidenstam
  Suedia
suedisht
1917  
Karl Adolph Gjellerup
  Danimarka
danisht
 
Henrik Pontoppidan
  Danimarka
danisht
1918 çmimi nuk është dhënë
1919  
Carl Spitteler
  Zvicra
gjermanisht
1920  
Knut Hamsun
  Norvegjia
norvegjisht
1921  
Anatole France
  Franca
frëngjisht
1922  
Jacinto Benavente
  Spanja
spanjisht
1923  
William Butler Yeats
  Irlanda
anglisht
1924  
Władysław Reymont
  Polonia
polonisht
1925  
George Bernard Shaw
  Irlanda
anglisht
1926  
Grazia Deledda
  Italia
italisht
1927  
Henri Bergson
  Franca
frëngjisht
1928  
Sigrid Undset
  Norvegjia
norvegjisht
1929  
Thomas Mann
  Gjermania
gjermanisht
1930  
Sinclair Lewis
  SHBA
anglisht
1931  
Erik Axel Karlfeldt
  Suedia
suedisht
1932  
John Galsworthy
  Britania e Madhe
anglisht
1933  
Ivan Aleksejeviç Bunjin
  Rusia
(në ekzil)
rusisht
1934  
Luigi Pirandello
  Italia
italisht
1935 Çmimi nuk u dha.
1936  
Eugene O'Neill
  SHBA
anglisht
1937  
Roger Martin du Gard
  Franca
frëngjisht
1938  
Pearl S. Buck
  SHBA
anglisht
1939  
Frans Eemil Sillanpää
  Finlanda
finlandisht
1940
1943
çmimi nuk është dhënë
1944
Johannes Vilhelm Jensen
  Danimarka
danisht
1945  
Gabriela Mistral
  Kili
spanjisht
1946  
Hermann Hesse
  Gjermaniaa
  Zvicra
gjermanisht
1947  
André Gide
  Franca
frëngjisht
1948  
Thomas Stearns Eliot
  SHBA
  Britania e Madhe
anglisht
1949  
William Faulkner
  SHBA
anglisht
1950  
Bertrand Russell
  Britania e Madhe
anglisht
1951  
Pär Lagerkvist
  Suedia
suedisht
1952  
François Mauriac
  Franca
frëngjisht
1953  
Winston Churchill
  Britania e Madhe
anglisht
1954  
Ernest Hemingway
  SHBA
anglisht
1955  
Halldór Laxness
  Islanda
islandeze
1956  
Juan Ramón Jiménez
  Spanja
spanjisht
1957  
Albert Camus
  Franca
frëngjisht
1958
Boris Pasternak
(e rrefuzoi çmimin)
  Rusia
rusisht
1959  
Salvatore Quasimodo
  Italia
italisht
1960
Saint-John Perse
  Franca
frëngjisht
-align="center"
Viti Figura
Emri
Shteti
Gjuha/ët
1961
Ivo Andrić
Stampa:Country data SFR Yugoslavia Jugosllavia
serbokroatisht
1962
John Steinbeck
  SHBA
anglisht
1963
Giorgos Seferis
  Greqia
greqisht
1964  
Jean-Paul Sartre
(rrefuzoi çmimin)
  Franca
frëngjisht
1965
Mihail Šolohov
  Rusia
rusisht
1966  
Shmuel Yosef Agnon
  Izraeli
hebraisht
 
Nelly Sachs
  Gjermania
  Suedia
gjermanisht
1967  
Miguel Ángel Asturias
  Guatemala
spanjisht
1968
Jasunari Kavabata
  Japonia
japonisht
1969  
Samuel Beckett
  Irlanda
anglisht/frëngjisht
1970
Aleksandar Solženjicin
  Rusia
rusisht
1971  
Pablo Neruda
  Kili
spanjisht
1972  
Heinrich Böll
  Gjermania
gjermanisht
1973  
Patrick White
  Australia
anglisht
1974  
Eyvind Johnson
  Suedia
suedisht

Harry Martinson
  Suedia
suedisht
1975
Eugenio Montale
  Italia
italisht
1976
Saul Bellow
  Kanadaja
  SHBA
anglisht
1977  
Vicente Aleixandre
  Spanja
spanjisht
1978
Isaac Bashevis Singer
  Polonia
  SHBA
hebraisht
1979
Odiseas Elitis
  Greqia
greqisht
1980  
Czesław Miłosz
  Polonia

  SHBA
polonisht
1981
Elias Canetti
  Bullgaria
  Austria
gjermanisht
1982  
Gabriel García Márquez
  Kolumbia
spanjisht
1983
William Golding
  Britania e Madhe
anglisht
1984
Jaroslav Seifert
  Republika Çeke
çekisht
1985
Claude Simon
  Franca
frëngjisht
1986  
Wole Soyinka
  Nigeria
anglisht
1987  
Joseph Brodsky
  Rusia
  SHBA
ruse/anglisht
1988  
Naguib Mahfouz
  Egjipti
arabisht
1989
Camilo José Cela
  Spanja
spanjisht
1990  
Octavio Paz
  Meksika
spanjisht
1991
Nadine Gordimer
  Republika Jugafrikane
anglisht
1992
Derek Walcott
  Britania e Madhe
anglisht
1993  
Toni Morrison
  SHBA
anglisht
1994  
Kenzaburō Ōe
  Japonia
japonisht
1995  
Seamus Heaney
  Irlanda
anglisht
1996  
Wisława Szymborska
  Polonia
polonisht
1997  
Dario Fo
  Italia
italisht
1998  
José Saramago
  Portugalia
portugalisht
1999  
Günter Grass
  Gjermania
gjermanisht
2000  
Gao Xingjian
  Kina
  Franca
kinezçe
2001  
Vidiadhar Surajprasad Naipaul
  Trinidadi dhe Tobago
  Britania e Madhe
anglisht
2002  
Imre Kertész
  Hungaria
hungarisht
2003  
J. M. Coetzee
  Republika Jugafrikane
  Australia
anglisht
2004  
Elfriede Jelinek
  Austria
gjermanisht
2005
Harold Pinter
  Britania e Madhe
anglisht
2006  
Orhan Pamuk
  Turqia
turqisht
2007  
Doris Lessing
  Britania e Madhe
anglisht
2008  
Jean-Marie Gustave Le Clézio
  Franca
frëngjisht
2009  
Herta Müller
  Gjermania
gjermanisht
2010  
Mario Vargas Llosa
  Peru
spanjisht
2011  
Tomas Tranströmer
  Suedia
suedisht
2012  
Mo Yan
  Kina
kinezishtisht
2013  
Alice Munro
  Kanadaja
anglisht
2014  
Patrick Modiano
  Franca
frëngjisht
2015  
Svetlana Alexievich
  Belarus
rusisht
2016  
Bob Dylan
  USA
anglisht
2017  
Kazuo Ishiguro
  UK
anglisht
2018  
Olga Tokarczuk
  Polonia
polonisht
2019  
Peter Handke
  Austria
gjermanisht
2020  
Louise Glück
  SHBA
anglisht
2021  
Abdulrazak Gurnah
  Britania e Madhe
anglisht

Radhitja e shteteve fituese

Redakto

Radhitja e gjuhëve

Redakto

Referime

Redakto

Shiko dhe këtë

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto