Jasunari Kavabata
Jasunari Kavabata (川端 康成, Kawabata Yasunari) lindi në Osaka, Japoni më 14 qershor 1899 dhe vdiq më 16 prill 1972. Është nobelist japonez. Puna e tij e parë më e madhe që do t'i jepte famë mes letrarëve japonezë do të ishte historia e shkurtër "Kërcimtarja nga Izumi" e shkruar më 1925. Ai do të bëhej lideri i një shkolle shkrimtarësh japonezë, të cilët konsideroheshin për stilin e tyre lirik mbresëlënës, në krahasim me letërsinë proletare të vitit 1920. Novelat melankolike të Kavabatës, zakonisht trajtojnë me finesë dhe delikatesë marrëdhëniet midis një burri dhe një gruaje. Për shembull libri "Dashuri në vendin me dëborë" shkruar më 1956 (që ishte edhe libri me të cilin ai do të fitonte Çmimin Nobel), trajton historinë e një geishe me një biznesmen të ftohtë nga Tokio.
U lind më | 14 qershor 1899 Osaka, Japoni Japonia |
---|---|
Vdiq më | 16 prill 1972 Kamakura, Kanagawa, Japoni |
Kombësia | Japonez |
Gjinitë letrare | Roman, Novela |
Më 1968, Kavabatës do t'i jepej Çmimi Nobel. Ai ishte japonezi i parë që do të merrte këtë titull në fushën e literaturës. Shumë vite më vonë, ai do prekej nga probleme shëndetësore dhe psikologjike, duke i dhënë jetës fund me vetëvrasje më 16 prill 1972 [ref. 1].
Vepra të njohura
Redakto- 1926 - Kërcimtarja nga Izumi (përkthyer në shqip)
- 1935 - 1937 - 1947 - Dashuri në Vendin me Dëborë (përkthyer në shqip)
- 1951 - 1954 - "Mjeshtri i Go" - The Master of Go (jo e përkthyer në shqip)
- 1942 - 1952 - Thousand Cranes (jo e përkthyer në shqip)
- 1949 - 1954 - "Tingulli i Malit" - The Sound of the Mountain (jo e përkthyer në shqip)
- 1954 - "Liqeni" - The Lake (jo e përkthyer në shqip)
- 1961 - "Shtëpia e Bukurosheve të Fjetura" - The House of the Sleeping Beauties (histori të shkurtra)
- 1962 - "Kryeqyteti i Vjetër" - The Old Capital
- 1964 - "Bukuri dhe Trishtim" - Beauty and Sadness
- Palm-of-the-Hand Stories
- Dëbora e Parë mbi Fuji - First Snow on Fuji (jo e përkthyer në shqip)
- Histori të tjera (jo të përkthyera në shqip)
Kujdes: Titujt janë një përshtatje e përkthimit të titujve nga anglishtja. Publikimi i librit në shqip mund të ketë një titull tjetër si pasojë e ndryshimit të titujve nga publikuesit përkatës.