Albert Camus
Alber Kamy (Mondovi, 7 nëntor 1913 - Villeblevin, 4 janar 1960), shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957. Është i njohur për stilin karakteristik të shkrimit dhe me tematikat e veprave të tij. I gjithë opusi letrar i tij bazohet në idenë absurde të ekzistencës së njeriut.
U lind më | 7 nëntor 1913 Mondovi, Algjeri |
---|---|
Vdiq më | 4 janar 1960 Villeblevin, Francë Franca |
Kombësia | Francez |
Gjinitë letrare | Roman, Drama, ese filozofike |
Jeta
RedaktoU lind me 7 nëntor 1913. I ndjek rregullisht studimet në universitet dhe diplomon për filozofi. Në vitet tridhjetë ai kalon sprova të shumta në jetë dhe piqet nga përvoja gjithfarëshe: shkruan tekste te vogla meditative me theks biografik, shtohet ne spital për tuberkuloz por i shpëton vdekjes por jo kurimeve te vazhdueshme.
Harton romanin e rinise "Vdekja e lumtur", të cilën nuk pranon ta botoje për se gjalli. Viti 1937 shënon çast vendimtar ne jetën intelektuale te Kamysë. Boton librin "E mbrapshta dhe e mbara" me ese të rinisë. Në vitin 1939 boton një tjetër libër me ese "Dasma".
Më pas punon në gazetat serioze të Algjerit dhe shkrimet e tij i boton në një përmbledhje "Aktualet".
Bëhet i njohur me 1942 me botimin e eseut filozofik "Miti i Sizifit", sfidë krenare e njeriut ndaj universit të dhunës e të pakuptimte që Kamyja e emërton me emrin "absurd". Po atë vit boton romanin "I Huaji", pasqyrë e brishtësise së njeriut dhe e vuajtjes absurde. Krijimtaria e Kamysë pasurohet dhe me dy drama. "Kaligula", me 1944, përshkrim poetik i çmendurisë njerëzore te mishëruar ne figurën e perandorit romak Kaligula. Drama tjetër është "Të drejtët" himn i sakrificës për liri. Vepër tjetër është eseja "Mendime për gijotinën" ku dënon heqjen e dënimit me vdekje. Botime tjetër është romani "Murtaja" që mbahet si një nga romanet më të mira të shek XX, ku i bëhet një sinteze qëndresës njerëzore ndaj të gjitha formave te tiranisë.
Botimi i esesë "Njeriu i revoltuar" me 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial e veçanërisht kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamysë sulmin e ashpër të intelektualeve të majtë francezë, me në krye Sartrin dhe një lloj izolimi, të cilin ai e vuajti thellë. Në këto vite dëshpërimi e vetmie ai shkroi veprën e tij më pesimiste e të zymtë "Rënia", aktualizim i parabolës biblike mbi gjendjen e njeriut si mëkatar dhe i pandreqshëm.
Më 1957 suksesi letrar i Kamysë vlerësohet me çmimin Nobel.
Kamy e gjen vdekjen nga një aksident automobilistik me 4 janar 1960.
Dorëshkrimi i papërfunduar i Kamyse është romani "Njeriu i parë" që e botuan më pas nën kujdesin e së bijës më 1994.
Veprat
RedaktoRomane
Redakto- L'Étranger; 1942
- La Peste; 1947
- La Chute; 1956
- La Mort heureuse;
- Le Premier Homme; 1994
Tregime të shkurtëra
Redakto- L'Exil et le Royaume; 1957
Të pafiksuara
Redakto- L'Envers et l'Endroit; 1937
- Noces; 1938
- Le Mythe de Sisyphe; 1942
- Actuelles I, Chroniques 1944-1948; 1950
- L'Homme révolté; 1951
- Actuelles II, Chroniques 1948-1953; 1953
- L'Été; svojevrstan nastavak Pirovanja; 1954.
- Réflexions sur la guillotine; 1957
- Chroniques algériennes, Actuelles III, 1939-1958; 1958
- Albert Camus, Maria Casarès. Correspondance inédite (1944-1959). Édition de Béatrice Vaillant. Avant-propos de Catherine Camus. Collection Blanche, Gallimard. Parution : 09-11-2017.
Drama
RedaktoNë gjuhën shqipe
Redakto- Kaligula
- Një kënaqësi e vetmuar (2004); përktheu Sonila Meksi
Lidhje të jashtme
Redakto- Nobel Prize in Literature (1957) Link Arkivuar 15 qershor 2006 tek Wayback Machine
- "Accidental Friends" the story of the Camus-Sartre friendship and very public breakup Arkivuar 19 mars 2005 tek Wayback Machine
- Interview with daughter Catherine - 3AM
- Another interview with daughter Catherine - Spike
- The Logic of Existential Meaning
- Albert Camus Society UK
- Société des Études Camusiennes
- Fonds Albert Camus - Cité du livre d'Aix en Provence
- Lesjustes.co.uk : English synopsis of "Les Justes" for students
- Camus 'Bookweb' on literary website The Ledge, with suggestions for further reading.
- Camus Arkivuar 11 shkurt 2008 tek Wayback Machine Interview with Prof. Jean-Marie Apostolides, from the radio program Entitled Opinions