Drama

vepër artistike e destinuar për performancë, lloji formal i letërsisë

Drama-, ose Dramaturgjia, është fjalë nga gjuha greke dráma që do të thotë "veprim" e cila pos epikës dhe lirikës është shtylla e tretë e letërsisë, veprat dramatike njihen edhe si drama. Drama është teatër i shprehur me fjalë. Me termin e përgjithshëm Drama nënkuptojmë atë krijimtari letrare që shkruhet për tu shfaqur në teatër.Për këtë arsye autorët i përfillon rregullat e saj të ngurta , pa zbatimin e së cilave ajo nuk mund të jetë e suksesshme në skenë. Drama është një nga gjinitë kryesore të letërsisë artistike.Tekstet e shkruara për teatër i quajmë dramë. Ashtu si përralla, tregimi, romani edhe drama ka një ngjarje kryesore.

Në kohërat e hershme mbizotëronte shkrimi i dramës në vargje por sot ajo shkruhet në prozë, pasi proza i ofron asaj më shumë mundësi shprehëse se sa poezia. Tematika e dramës është e afërt me atë të prozës (temë historike, temë shoqërore, temë erotike, temë filozofike etj.). Në varësi të tematikës kemi disa lloje dramash: dramë historike, dramë shoqërore etj. Konfliktet e dramës janë konflikte të zakonshme që ndodhin në jetën e përditshme njerëzore.

Si ndër tri dramat e para shqiptare janë: Emira (1885) e Anton Santorit, Sofonisba e De Radës, dhe Besa e Samiut. Autorë të tjerë të dramës Pashko Babi, Shtjefen Gjeçovi, Mihal Grameno, Namik Delvina, Kristo Floqi, Gjergj Fishta, Anton Pashku, Haqif Mulliqi, Nebi Islami, Ekrem Kryeziu, Rexhep Qosja, Teki Dervishi, Azem Shkreli, Ymer Shkreli, Flamur Hadi, Fadil Hysaj, etj.

Veprat dramatike në përgjithësi ndahen në disa lloje:

Melodrama

Drama Muzikore

Vodevili

Pastorale

Biseda në Dramë mund të jetë Monolog dhe Dialog.

  • Monologu është atëherë kur flet vetëm një personazh i mbetur në skenë.
  • Dialogu është atëherë kur flasin dy e më tepër personazhe

Përveç tekstit që do të flasin aktorët , pjesët përbërëse e dramës janë edhe didaskaliet , me të cilat përshkruhet pamja e skenës , veprimet dhe gjestet e personazheve , zhurmat që do të dëgjohen etj., të cilat vihen zakonisht midis kllapave.

Varsisht nga mjedisi se ku ato luhen, për qëllim seleksionim këto mjedise ndahen në:

  • Filmi
  • Drama televizive (ndryshe e quajtur edhe Tele drama)
  • Drama audio (që zakonisht thirret Radiodrama pasi që është mënyrë klasike e shfaqjes së tyre.)

Drama Klasike

Redakto

Drama Klasike (greke e romake) është shkruar në vargje dhe është luajtur nëpër amfiteatër , disa prej së cilave ruhen edhe sot (Si në Butrint , përshembull që ishte koloni greke). Drama Klasike kishte një ndërtim të ngurtë , mbështetur në rregulla të forta , prandaj kompozicioni i saj kalonte domsdo nëpër klto faza : Ekspozicioni , Thurja , Pika Kulmore , Peripecia dhe Zgjidhja.Një vepër dramatike zakonisht ndahet në pjesë më të vogla që quhen Akte, prandaj kemi dramë me pesë akte , tri akte , me një akt ... , ndërkaq njësi edhe më e vogël është Skena , e cila shënon çdo hyrje e dalje të aktorëve në skenë.Meqë çdo dramë ngrihet mbi një konflikt , ai e bën edhe gjuhën e dramës specifike , më dinamike , më emocionale , jo të zakonshme.Vetëm Drama moderne arrit ta sillte në skenë njeriun , jetën dhe gjuhën e rëndomtë

Tek ne shikimi i teledramave ka humbur për nga interesi, ndërsa ndëgjimi i radiodramave për dashamirët e saj ka mbetur në të njëjtin nivel si më parë. Emitues i rregull i tyre[1] që nga kohërat e themelimit të radiostacionit të Prishtinës ishte vetë ky radiostacion si dhe disa radiostacione lokale (Radio Gjakova). Tani duket që traditën e emitimit të tyre e ka përvetësuar Radio Kosova Live.


Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ Sipas Hipi Zhdripit së paku nga 1983-84

Në këta shekuj, edhe pas tyre, heronjtë e tragjedisë e të komedisë nisin të dallojnë nga ata të dramës, pasi heroi i dramës është individ që e ndjen thellësisht vuajtjen dhe me gjithë shpirt lufton për t’i zgjidhur çështjet e mëdha jetësore