Kristo Floqi
Kristo Floqi (Korçë, 24 tetor 1876 - Tiranë, 1951) qe avokat, gjykatës, nëpunës, ministër, botues dhe autor tragjedish e komedish. Është autor i "Himn mi flamur" në kohën e Triumfit të Legalitetit, himn që me muzikë të Thoma Nasit u luajt kur më 1928 u shpall mbretëria dhe u quajt "marshi i Zogut".
Kristo Floqi | |
---|---|
Ministër i Arsimit | |
Në detyrë 15 nëntor, 1920 – 1 korrik, 1921 | |
Paraprirë nga | Sotir Peci |
Pasuar nga | Sotir Peci |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 24 tetor, 1876 Korçë, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 1951 |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Bashkëshortja/et | Urani Poçi |
Fëmijët | Tefta (v. 1911), Pirro (l. 1911), Drita (v. 1919) |
Punësimi | Avokat, gjyqtar, botues, politikan. |
Jeta
RedaktoKristo Floqi lindi në Korçë, i biri i Vasil Risto Tomços dhe Ngjelkës së Spiro Mitkos. Të martuar më 1869, patën 4 djem dhe një vajzë: Dhimitrin, Kriston, Nikollaqin, Thanasin dhe Katerinën. Mbetën gjallë vetëm Kristo me Thanasin[1]. Të dy studiuan për drejtësi.
Mësimet e para Kristo Floqi i mori në shkollën qytetëse në Korçë, ndërsa studimet e mesme dhe të larta i kreu në Greqi, ku familja e tij qe shpërngulur. Diplomoi për drejtësi në Athinë, po aty nisi të ushtrojë profesionin e avokatit më 1899. Pasi nxuri turqishte me Hafiz Ali Korçën[1], më 1902 dha në "Mehtemi - Hukuk" provimin për të ushtruar avokatinë edhe në Perandorinë Osmane[2]. Më 1904 martohet me Urani Poçin[1].
Më pas shkon në Korçë, ku hap zyrë avokature, punoi gjatë viteve 1902-1908 avokat në vendlindje, Manastir dhe anëtar i gjyqit të shkallës së parë në Dibër.
Më 1908 drejton gazetën "Dielli" në Shtetet e Bashkuara. Më 24 dhjetor 1911 drejton mbledhjen për krijimin Komisionit për Bashkimin e organizatave shqiptare në SH.B.A[3]. Më 28 prill 1912 themelues dhe anëtar i komisionit qendror të Federatës Vatra, të cilën e drejtoi më 1913-1915. Merr pjesë më 1913 në Kongresin e Triestes[2], si i dërguar së bashku me Faik Konicën[3].
Më 6 qershor 1913 emërohet në krye të gjykatës civile e penale, madje merr pjesë në gjyqin e Beqir Grebenesë. Më 1914 u emërua kryesekretar i ministrisë së Drejtësisë[2]. Në maj të 1919 drejtonte botimin e të përkohshmes "Agimi", organ degës letrare i shoqërisë "Vllaznia"[4].
Më 1921 u emërua ministër Arsimi në qeverinë e Iljaz bej Vrionit. Më 1921 qe anëtar i "Bashkimit të Shenjtë" dhe në legjislaturën 1921-1923 u zgjodh deputet i prefekturës së Dibrës[5], u zëvendësua më 1922. Më 8 janar, 1922 ai hapi një zyrë avokatore në Rrugën e Dibrës[1].
Në vitet 1925-1926 botoi gazetën "Indipendenca Shqiptare", kur edhe u rizgjodh si deputet i prefekturës së Korçës gjer më 1928[5]. Më 1932 përkujdeset për varrosjen e kunatës së tij, Marigo Posios[1]. Më 1929 - 1944 me ndonjë ndërprerje qe anëtar i Këshillit të Shtetit, ndërsa më 1940 zëvendësisht kryetar i tij dhe drejtor i zyrës ligjore të institucionit[6].
Ndërroi jetë më 1951[2].
Veprimtaria letrare
Redakto- 1912 Fe e Kombësi, dramë.
- Pirro i Neoptolemit, dramë.
- Karl Topia, dramë.
- Skënderbeu n’Itali, dramë.
- Qypërllinjtë, dramë.
- Vëllëzëri dhe Interes, vepër e cila shërbeu si bazë për krijimin e filmit dramatik ''Zotëri Dollari'' më 1997, me regji të Veton Osmanit.
Veprimtaria studimore
Redakto- E drejta themelore
- Elementë të Ekonomisë politike
- Një predikim mbi patriotizmë dhe nacionalizmë
- Kosovë-Serbi e Vjetër-Studim etnografik, ku ai kundërshton mr fakte se Kosova nuk është Serbi e Vjetër.
Referimet
Redakto- ^ a b c d e AQSH, Fondi Kristo Floqi, D.1
- ^ a b c d Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq. 123-124. ISBN 978-99943-56-22-5
- ^ a b Alibali A., Faik Konica më 1911-1912 Vitet e Harvardit dhe të “Vatrës”, Gazeta shqiptare ("Milosao", suplement). - Nr. 5142, 19 dhjetor, 2010, f. II - V.
- ^ Revista “Agimi”, Nr.1, Shkodër, maj, 1919, f.1.
- ^ a b Estrefi, D., Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 Arkivuar 14 maj 2011 tek Wayback Machine - Kuvendi i Shqipërisë, Tiranë 2005 fq. 12-13, 20-21.
- ^ Annuario del Regno d'Albania, Milano: Ravagnati, 1940.