Thanas Floqi
Thanas Floqi(1884-1945), firmëtar i Aktit të Pavarësisë në Vlorë 1912,[1] ishte ndër themluesit e shoqërisë "Malli i Mëmëdheut", e cila u shkri më vonë me shoqërinë "Vatra".
Jetëshkrimi
RedaktoLindi në Korçë në 14 janar 1884, pasi përfundoi gjimnazin në Misolongji të Greqisë, vazhdoi studimet për Drejtësi në Universitetin e Athinës, por kthehet në atdhe pa mundur t'i përfundojë. Më pas migron në SH.B.A ku merret me veprimtari atdhetare, në shoqëritë "Malli i Mëmëdheut" dhe "Vatra". Në 1908 kthehet dhe vendoset në Vlorë, ku kontribuon në mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe merret gjithashtu edhe me veprimtari në fushat e artit dhe muzikës. Hap shkollën e parë shqipe të Fierit në Cakran. Në Vlorë përgatit sëbashku me Marigo Pozion dhe Petro Fotografin bocën e flamurit të pavarësisë.
Pas shpalljes së Pavarësisë, vazhdon të merret me aktivitete në shërbim të çështjes Shqiptare, si jurist për administratën, si përkthyes për Komisioni Ndërkombëtar të Kontrollit dhe si kryesekretar në Ministrinë e Drejtësisë. Në 1913 vendoset në Elbasan ku bashkëpunon me Aqif Pashë Elbasanin dhe jep mësim në Normalen e këtij qyteti. Aty shquhet, veç të tjerash, edhe për organizimin e aktiviteteve muzikore të qytetit.[2]
Vdiq në vitin 1945.
Veprat
RedaktoNdër veprat e tij artistike mund të përmendim kompozimin e vjershës "O Flamur i Shqypnies" të Murat Toptanit.
Referime
Redakto- ^ "Firmëtarët e aktit të pavarësisë". Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2011. Marrë më 16 mars 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Eno Koço (2004). Albanian Urban Lyric Song in the 1930s. Scarecrow Press. fq. 92–. ISBN 978-0-8108-4890-0. Marrë më 16 mars 2013.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)