Thoma Nasi
Thoma Nasi ose Nashi, Nassi, Nasji (Dardhë, 2 mars 1892 - Boston, 21 dhjetor 1964) qe dirigjent, kompozitor dhe veprimtar i mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
Jeta
RedaktoLindi në Dardhë të Korçës dhe si shumë të rinj të tjerë të krahinës së tij, kur ishte 6 vjeç Nasi emigroi fillimisht në Greqi dhe më vonë në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen më 1914. Në fillim nisi punë pranë një ndërmarrjeje letre në shtetin e Maine-it.
Në moshën 26 vjeçare kreu konservatorin e New England-it në Boston për kompozim dhe drejtues orkestre dhe punoi si flautist jo definitiv me orkestrën simfonike të Bostonit.
Në vitet 1915-1916 themeloi dy formacione orkestrale me shqiptarë të Amerikës, mandolinatën “Dodona” dhe bandën kombëtare të shoqërisë “Vatra”. Në krye të kësaj të fundit, më 1920, ai erdhi në Shqipëri për të marrë pjesë në luftën e Vlorës, prej nga lindi dhe kënga shumë e njohur “Vlora, Vlora (këngë)”, me vargje të Ali Asllanit.
Vitet 1920-1925 i kaloi në Korçë, duke ia kushtuar të gjitha energjitë aktivitetit muzikor. Aty kompozoi disa këngë lirike dhe disa pjesë të vogla për flaut/violinë e piano, si: “Fyelli i bariut”, “Bilbili”, “E qarë”, “Katër valle” etj. Më 1925 iu ngarkua nga Zogu organizimi i jetës muzikore dhe sistemimi i edukimit muzikor në vend.
Thoma Nasi u largua nga Shqipëria më 1926 dhe u vendos sërish në ShBA, ku vazhdoi të punonte si dirigjent i orkestrave frymore të kishave ortodokse shqiptare në Massachusets[1].
Burime
Redakto- ^ Aktivitet muzikor në nder të themeluesit të bandës muzikore “Vatra” Arkivuar 24 qershor 2021 tek Wayback Machine, Sot, 12 prill 2013.