Dardhë (Korçë)

This is the stable version, checked on 4 nëntor 2021. 3 pending changes await review.

Fshati Dardhërrethin e Korçës është një fshat jo shumë i vjetër dhe është themeluar e shtuar prej të “ikurve”, rebelëve që përndiqeshin nga Turqia, më së shumti për arsyen se nuk donin të ndryshonin fenë. Emri “Dardhë” vjen nga një gojëdhënë që thotë se kryengritësit që themeluan Dardhën, ku gjetën strehë rreth një stani, kur i pyesnin “ku gjendeni”, thoshin “Tek Stani nën dardhë”. Bëhet fjalë për një dardhë të egër që gjendej atje, ndërsa dëshmia e parë historike gjer tani gjendet në enciklopedinë greke Pirsos, ku thuhet: “Në Dardhë, fshat shqiptar, u hap shkolla greqisht më 1768-ën”.

Dardhë
Skeda:Shqipëria
Popullsia
 • Gjithsej1.454

Vendndodhja

Redakto

19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga blerimi, tek verat e puhizave e vijnë nga pyjet, tek vjeshtat me palete piktorike prej ylberi, ndodhet ky margaritar.Dardha ia ka dalë të bëhet e njohur anembanë vendit, jo vetëm për natyrën dhe klimën e saj, por sidomos për traditat, kulturën e të jetuarit dhe për njerëzit e shquar që i kanë dhënë vendit.

Historia

Redakto

Fshati është relativisht i ri, nëse do të pranojmë të tillë kohën prej tre shekujsh qëkurse kemi të dhëna historike. Është themeluar e rritur prej të “ikurve”, rebelëve që përndiqeshin e kishin hesape me guvernën osmane, shpesh sepse nuk donin të ndryshonin fenë. Këta njerëz me gen kryengritësish, gjetën strehë në këtë vend të thellë të maleve dhe u vendosën rreth një stani që gjendej nën një dardhë të egër. Kur i pyesnin “ku gjendeni”thoshin shkurt : “Tek stani nën dardhë”, prej nga koha nxori togfjalëshin “nëndardhë”, që shpejt u rrudh në fjalën “Ndardhë”. Deri vonë , dardharët dhe fqinjët i quanin “ndardharë”. Dëshmia e parë historike der tani gjendet në Enciklopedinë greke Pirsos (V!10,fq750) ku thuhet: “Në Dardhë, fshat shqiptar u hap shkolla greqisht më 1768. Nuk pritet të gjendet ndonjë e dhënë nëpër dokumenta më të hershme osmane si tefterët e taksave, sepse Dardha ka qenë gjithmonë fshat i lirë, i përjashtuar prej tyre. Në fillim të shekullit XX, Dardha numëronte 400 shtëpi. Profesioni i parë i dardharëve duket se ka qenë ai i druvarit. “Me karvane prej 20-30 vetash, me mushka, të armatosur, u nisën fillimisht drejt pyjeve të zonave greke, atëherë ende nën Turqinë. Që nga viti 1800 deri në 1935-ën, në Olimp punonin ende sharrat e dardharëve, jo dosido, por me teknikën më të mirë të kohës, me ujë, aq sa mbeti edhe shprehja e njohur “Ia pret me sopatën e dardharit”, - shkruan për fshatin e vendlindjes së tij shkrimtari Teodor Laço. Dardha, siç shkruan Laço, mburret me origjinën që nga e folura deri te veshjet, këngët e vallet. Studimi i arkitekturës së fshatit dëshmon për një model të veçantë të stilit evropian që haset edhe në fshatra të tjera të Jugut. Pamja që shfaqin ndërtimet dhe urbanistika e fshatit, ndërtesa solide, të bukura, prej guri të gdhendur e mbuluar me ploça të hirta, rrugët me kalldrëme, krojet e shumta, punishte për zeje kryesore, njësitë tregtare deri në fillim të viteve ‘40 i jepnin fshatit pamjen e një qyteze të lulëzuar, ndonëse për shkak të ikjeve në mërgim popullsia tani mezi arrinte 1 000 vetë.

Gjatë viteve 2000, fshati u bë qendër turistike dhe tërhoqi vëmendjen e medias veçanërisht për shkak të numrit të madh të të pasurve të rinj shqiptarë që zgjodhën të blinin vila pushimi në këtë fshat piktoresk duke punësuar të moshuarit e mbetur në këtë fshat për pastrimin dhe mirëmbajtjen e vilave të tyre.

Enigma pas një emri

Redakto
 
Dardha është fshati më i madh i Korçës

Dardha është fshati më i madh i krahinës së Korçës me 1454 frymë. Në fillim të shekullit, Dardha numëronte 400 shtëpi. Vetvetiu të del përpara ;si dhe pse u mbipopullua një vend i tillë ku toka bujqësore ishte e papërfillshme? Arsyetimi të çon tek zanafilla;dëshira për të qenë të lirë. Të varfër, por larg dhunës dhe poshtërimit. Kishte familje të ardhura nga krahina shqiptare e famshme e Sulit të Marko Bocarit, nga fshatrat të krahinës të rrënuar në kohën e djegjes së parë të qytetit tp kulturës Voskopojë, fshatra që sot mbahen mend vetëm si emra, (Bozdovec, Linatop, Lerishtë, Qinam).

Burimet e jetës.

Redakto

Terreni i vështirë i detyroi dardharët ta gjejnë punën aty ku kërkohej krahu i tyre, larg vendbanimit. Larg familjeve. Vrazhdësia e natyrës nxit pasionin për punën, ashtu si bujaria e saj nxit shpesh dembelizimin. Në një Shqipëri të mbyllur, dardharët kanë qenë nga mërgimtarët e parë. Me mjetet e punës-sopata dhe sharra. Profesioni i parë-ai druvarit. Me karvane prej 20-30 vetash, me mushka, të armatosur, u nisën fillimisht drejt pyejeve të zonave greke-atëherë ende nën Turqinë. Që nga viti 1800 deri në 1935 në Olipm punon ende sharrat e dardharëve, jo dosido por me teknikën më të mirë të kohës, me ujë. Në malet e Selitit e të Athosit, në Mesollongjo e Demir-Kapi, në Anodoll, në Rruse, në Isekum, në malet e Rodopit në Bullgari e deri në skelën e Varnës ku bënin tregtinë e qerestesë, dradharëve iu doli nami si si druvarë të zotë, aq sa mbeti edhe shprehja e njohur “Ia pret me sopatën e dardharit”. Pas këtij emigrimi që qe sezonal dhe e mbante fshatin të populluar dardharët “zbuluan” Amerikën. Rrallëkush i mbeti besnik drurit. Rrallëkush mbeti pa e çuar një emigrant drejt kontinentit të largët. Aty dardharët patën një rol të madh e të mirënjohur nëpër shoqëritë patriotike. Nga mërgimtarët e Amerikës 15 dardharë u dekoruan më 1982 me urdhër e medalje për veprimtari patriotike.

Tradita

Redakto

Mërgimi i largët ishte një dramë e gjatë, plot dhimbje. Por ishte edhe një çlirim. Dalja nga veçimi, nga guaska e mbylljes në mënyra jetese të ngurtësuara, solli në shoqërinë e ngushtë dardhare pretendimet qytetare, kërkesën për një jetë shpirtërore e materiale më “europiane”, më të ngritur si një rivalitet të heshtur me vetë qytetin e Korçës që gjithashtu pretendonte dita ditës. Dardha mburret me origjinën nga e folura deri tek veshjet, këngët e vallet. Studimi i arkitekturës së fshatit dëshmon për një model të veçantë të stilit europian që haset edhe në fshatra të tjera të Jugut. Pamja që shfaqin ndërtimet dhe urbanistika e fshatit, ndërtesa solide, të bukura, prej guri të gdhendur e mbuluar me ploça të hirta, rrugët me kalldrëme , krojet e shumta, punishte për zeje kryesore, njësitë tregtare deri në fillim të viteve ‘40-të i jepnin fshatit pamjen e një qyteze të lulëzuar, ndonëse për shkak të ikjeve në mërgim popullsia tani mezi arrinte 1000 vetë. E folura e fshatit ka ruajtur deri vonë disa trajta të vjetra të shqipes të ngjashme me arabishten e çamërishten. Unikla është kostumi i grave , kuq e zi. Aq i bukur e i veçantë është aq sa kanë dashur ta përvetësojnë. Një “studiues” bullgar duke përdorur fotografi të valleve të grave dardhare me xibum të viteve ’30 bën përpjekje mjerane t’i paraqiste ato si “Valle nga Maqedonia Perendimore. Disa nga vallet e njohura të grave janë krijuar në Dardhë. Në Dardhë bëhej një jetë e gjallë. Në çdo ceremoni merrnin pjesë si burrat, ashtu edhe gratë . Diskriminimi i gruas nuk pranohej. Gruaja dardhare ishte më tepër një amvise/ Ishte ZONJË.

Duke qëndruar tek historia mund të them se ky fshat paraqet një nga modelet e bukura të vitalitetit tonë kombëtar, të krenarisë për origjinën dhe traditat, por edhe të etjes për të lëvizur për të pranuar të renë. Një nga shembuj e qëndrueshmërisë së këtij gjeni mund të sillet nga ky fakt. Për 150 vjet dardharët mësonin në shkollë greqisht (shkolla shqipe u hap me 1917) por e mbanin atë thjesht si një gjuhë të huaj.

Pak gjeografi

Redakto

Dardha është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore. 20 km në juglindje të Korçës, në një lartësi 1 344 m, Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Sportet dimërore, sidomos skitë, tërheqin turistë të apasionuar pas tyre. Gjelbërimi dhe freskia e ditëve të verës, por dhe dimri me shumë dëborë, e bëjnë një vend të preferuar në të gjitha stinët e vitit. Midis burimeve të shumta në këtë fshat është edhe i quajturi “Uji i Qelbur”, që shërben si ujë kurativ për stomakun dhe veshkat. Shtëpitë e gurta, karakteristike, plotësojnë bukurinë e këtij fshati, por edhe njerëzit janë shumë mikpritës dhe gatuajnë specialitete karakteristike të fshatit.

Demografia

Redakto

Ekonomia

Redakto

Piktorët Dardharë

Redakto

Ishte tradite ne te kaluaren ne Shqipëri qe profesionin e ushtruar nga nje pjesetar i farmiljes, me i vjeteri ne moshe, t'ua mesonte, e t'ia linte trashegim vellazerve, bijve ose te afermevs te fisit. Tipik e'shte rasti i nje plejade te tere piktoresh dardhare, te cilet duke ushtruar profesionin e zografit e kane lene ate trashegim brez pas brezi. Kjo brezni piktoresh, fillon me Nikolla Zengon ne gjysmen e dyte te shek. 18 -te e perfundon me piktore te kesaj familjeje ne ditet tona, si Androniqi e Sofia Zengo.

Shih edhe

Redakto


Shih edhe këtë

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto