Marko Boçari (greqisht: Μάρκος Μπότσαρης'; Sul, 1790 - Karpenesh, 21 gusht 1823) ka qenë njëri prej prijësve të suliotëve, prijës ushtarak i Regjimentit shqiptar në shërbim të francezëve në Korfuz dhe ndër komandantët luftës greke për pavarësi dhe mbrojtjes së Janinës më 1821-1822, për shërbimet e tij për çështjen greke pas vdekjes iu dha titulli gjeneral. Është një ndër figurat kombëtare më të nderuara për grekët dhe portretet e tij mbushin shpesh klasat, zyrat e administratës e të qeverisë dhe baraka ushtarake. Boçari veç shqipes dinte edhe greqisht dhe njihet si autor i fjalorit të parë greqisht-shqip.[1][2]

Marko Boçari

Biografia

Redakto

U lind në një nga fiset e para të Sulit1790, fisi i tij e kishte prejardhjen nga fshati Dragan (sot Ambelia) pranë Ajdonatit. Ishte djali i pestë i Kiço Boçarit dhe Krisullës Papazotit. I ati, ashtu si gjyshi i tij Jorgo Boçari dhe xhaxhai Panajot Boçari, qenë ndër figurat më të shquara të Sulit. Pas rënies së Sulit më 1803, Marko me suliotë të tjerë vajtën në Korfuzin e mbrojtur nga ruso-osmanët. Aty u rekrutua me suliotë, epirotë, rumeliotë dhe maniotë të tjerë në Régiment albanais të themeluar dhe komanduar nga francezët, ku thuhet se u gradua edhe oficer. Pasi francezët u thyen nga anglezët në Vatërlo, u kthye në Epir, ku i ati u vra me urdhër të Ali pashë Tepelenës më 1813. Më 1815 Ali Pashai e emëroi armatol në Kokollaq, në kullën e vjetër të Kurt Pashës. Qëndroi në Kokollaq deri më 1820, kur Aliu u rrethua nga Ismail Pasha.[3] 1795 familja e Markos braktisi fshatin Sul dhe u shpërngul në fshatin Palohori të Sulit, i cili, për këtë arsye mban emrin Palohori i Boçarit, 4,5 orë me këmbë larg Sulit. Shkak i kësaj shpërnguljeje ishte hidhërimi që solli shkarkimi i Jorgo Boçarit, gjysh i Markos dhe udhëheqës i fisit të Boçarëve, nga detyra e komandantit të suljotëve, pas zgjedhjes së 19 vjeçarit Foto Xhavella në postin e komandantit. Gjatë viteve që pasuan, Jorgo Boçari u shpërngul me gjithë fisin e tij nga Suli në Vulgarel, që i u dha në dorëzim nga Ali Pashai i Janinës, dhe Markoja jetoi atje deri më 22 Dhjetor 1803, kur fisi i Boçarëve dhe suljotëve të tjerë që kishin gjetur strehë n'atë vend dhe arrinin gjithsej deri në 1148 vetë, nga frika se mos i sulmonte ushtria e Ali Pashës u vendosën në shkrepat e Selcës së Agrafëve.[nevojitet citimi]

Me 20 Prill 1804 i bënë ballë sulmit që prisnin dhe pas një rrethimi tremujor patën fund të dhimbshëm. Pjesa më e madhe e suljotëve u vranë e u zunë robër. U zu rob i plagosur dhe Noti Boçari, vëllai i t'atit të Markos, të cilin Aliu e mbylli në kështjellën e Këlcyrës dhe, më vonë, kur e la të lirë, shkoi e u strehua në Korfuz. Kësaj katastrofe i shpëtuan 52 vetë, e dy prej tyre ishin Markua, atëherë 14 vjeçar, me t'atin e tij, të cilët nëpërmjet Pargës, u hodhën në Korfuz, bashkë me suljotë të tjerë që kishin gjetur strehë në Pargë pas shkatërrimit të Sulit.[nevojitet citimi]

Jeta e Suljotëve në Korfuz ishte e mjerë, por më mirë le të lexojmë çfarë thuhet në kujtimet e shkruara të luftëtarit suljot S.Cipi:

Suljotët këtu në Qerqira ishin katandisur në kulm të varfërisë dhe shumë herë as bukë nuk kishin të hanin. Kapedanët tanë më të mirë bënin fshesa dhe i shisnin, sa për të ngrënë bukën e zezë ! Fatkeqësitë, uria, kishin detyruar shumë prej tyre të bëheshin hajdutë, që të jetonin" (fq.113)[nevojitet citimi]

Në Korfuz, Markua u martua me Krisulla Kallogjerin, me të cilën pati edhe 4 fëmijë. Në Korfuz me 1809 shkruan atë që ai quan "Fjalor i greqishtes dhe i arvanites së thjeshtë", me 1494 fjale me ndihmesën e t'atit, xhaxhait, e të vjehrrit. Në majin e 1819-ës dorëshkrimi i Fjalorit të Markos u dorëzua në bibliotekën Kombëtare në Paris nga Pouqueville-i, ku në fletën e parë është shkruar në frëngjisht me shkrim dore :

«Ce lexique est ecrit de la main de Marc Botzari à Corfou devant moi. Pouqueville.»
«Ky fjalor është shkruar nga dora e Marko Boçarit në Korfuz përpara meje. Pouqueville.»

Është e mundshme që konsulli francez në Janinë në kohë t'Ali Pashës, të ketë marrë leksione shqipeje nga Markua. Markoja mësoi n'Universitetin e Korfuzit, të hapur nga grekofili lordi Guilford, shkollë e njohur nga grekët si "Akademia e Jonit".[nevojitet citimi] Është e mundur që në 24 faqet e para të fjalorit të Markos të ketë pasur ndonjë lavdërim për anglezët, faqe që janë zhdukur apo censuruar ndoshta nga Pouqueville-i që ishte përfaqësues e flamurtar i interesave franceze në rajon. Markoja i jepte mësime greqishteje ushtarëve të regjimentit që kishin formuar francezët në Korfuz me burra epirotë e maroitë (emigrantë nga Morea).[nevojitet citimi] Në 1813 jetonte në Janinë, jo si pend i Ali Pashës por si qytetar i lirë, me t'atin, për të cilin S. Cipi shkruan se "shkonte në Vulgarel, për të mbledhur taksat që i paguheshin n'ato vende" (fq.114), e u vra n'Nartë nga Gogo Bakola.[4] Marko Boçari u vra duke luftuar më 9 gusht 1823Karpenesh.[5]

 
Vdekja e Marko Boçarit - Ludovico Lipparini - Museu i Triestes

Marko la trashëgim edhe një vepër. Është fjala për të famshëm “Fjalorin dygjuhësh të greqishtes popullore dhe arvanites së thjesht” i cili ruhet në Paris, Francë.

Nderime dhe homazhe

Redakto
  • Është varrosur në Mesollonjë, në Kopshtin e heronjve. Varri i tij ngrihet me një statujë nga skulptori David d'Angers.
  • Tiranë, një rrugë mbanë emrin e tij.
  • Strasburg, një shesh i vogël mbanë emrin e tij.

Referime

Redakto
  1. ^ Shuteriqi, Dhimitër (1978). Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850. Tiranë: Rilindja. fq. 165. Marrë më 2020-07-22.
  2. ^ Katherine Elizabeth Fleming. The Muslim Bonaparte: diplomacy and orientalism in Ali Pasha's Greece. Princeton University Press, 1999. ISBN 978-0-691-00194-4, p. 99: "The Souliotes were a Greek-speaking tribe of Albanian origin"
  3. ^ Στρατιωτική ιστορία, numri 138, Shkurt 2008, fq. 11.
  4. ^ "Fjalori i Marko Boçarit", Niko Stilos
  5. ^ Ιστορία του Ελληνικού Έθνους, Εκδοτική Αθηνών, τ. ΙΒ'.