Ahmet Kurt Pasha
Ahmet Kurt Pasha ishte themeluesi dhe drejtuesi i Pashallëkut të Beratit. Ai është sundimtari më i njohur në Berat, dhe ishte gjithashtu sundimtari më jetëgjatë i Pashallikut që kishte themeluar, duke qënë edhe sunduesi më i fuqijshëm të Portës së Lartë në Jugun e Shqipërisë. Falë Pashallëkut në Berat, ky qytet pësoi ndryshime që i dhanë jetë dhe Ahmet Kurt Pasha la shenja të forta në atë qytet.
Jeta
RedaktoAhmet Kurt Pasha ishte i biri i Kurt Mehmet pashës me origjinë nga Ngurrza dhe Emine hanëm Velabishti-Vlorës, e bija e Ismail pashë Velabishti-Vlorës.[1][2]
Ne Berat ai kreu studimet. Gjatë sundimit të tij, ai zhvilloi qytetet ku sundonte, si dhe nxiti zhvillimin e tregëtisë. Më 1786 së bashku me Kara Mahmut pashën (tashmë aleat) u përfshi në kryengritje kundër Turqisë. Ai qeverisi dy vjet duke kundërshtuar hapur Portën e lartë.
Në mars 1787, Ahmet Kurt pasha u helmua nga mjeku i vet, i nxitur nga Porta e Lartë dhe nga rivalët.
Ahmet Kur pasha la djalë Mehmet pashë Ngurrëzajn, i cili hyri në luftë për pushtet me kunatin e tij, Ibrahim pashë Vlorën, ku ky i fundit fitoi. Në vitin 1787, sundimin e mori Ibrahim Pashë Vlora.
Krijimi i Pashallëkut
RedaktoAhmet Kurt Pasha, bëri të mundur në fshehtësi me Portën e Madhe kundër Mehmet Pashë Bushatit ne 1774, duke krijuar Pashallëkun e Beratit. Për sherbimin e tij, Sulltani i dha territore në Shqiperinë e mesme. Ai më vonë i zgjeroi territoret që zotëronte derisa vdiq në 1787, duke perfshire territore nga e gjithë Shqiperia e mesme, duke mbetur ne kufitë me Pashallëkun e Shkodrës në veri dhe në jug me Pashallëkun e Janinës.
Ahmet Kurt Pasha ka qene gjyshi i Ali Pashë Tepelenës, duke qene i ati i mamase së Aliut, Hankos.[nevojitet citimi]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. I (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze). Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 174. ISBN 978-99943-56-83-6.
- ^ Gjika, Ilirjan (25 mars 2018). "Ahmet Kurt Pasha, dritëhijet e një personazhi me peshë historike". gazetadita.al. Dita. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2018. Marrë më 9 prill 2018.
Literaturë
Redakto- "History of Albanian People" Albanian Academy of Science. ISBN 99927-1-623-1