Pashallëku i Shkodrës (1757–1831) ishte një pashallëk gjysëm i pavarur nën Perandorinë Osmane, i krijuar nga familja shqiptare e Bushatllinjëve. Territori fillestar i pashallëkut shtrihej rreth Shkodrës dhe rrethinës së saj, në territorin e sotëm të Shqipërisë veriore dhe Malit të Zi juglindor. Nën sundimin e Mahmud Pashë Bushatlliut arriti kulmin dhe në këtë kohë pjesë e pashallëkut ishte një pjesë e madhe e Shqipërisë, e Kosovës, pjesa perëndimore e Maqedonisë dhe pjesa juglindore e Malit të Zi.

Pashallëku i Shkodrës

Historia

Redakto

Si rezultat i zhvillimit ekonomik, familje të mëdha feudale filluan të fuqizoheshin edhe politikisht e të shkëputeshin nga shteti osman. Pushteti qendror ishte i detyruar, që përfaqësues të këtyre familjeve t`i njihte si nënpunës të lartë. Në vitin 1757, Porta e Lartë e njohu Mehmet Bushatin si qeveritar të sanxhakut të Shkodrës dhe i dha gradën pashë. Ai vendosi qetësinë e rregullin në sanxhak, dhe zbatoi politikën e tolerancës fetare për katolikët, duke marrë nën mbrojteje klerin. Ai përkrahu tregtarët dhe nxiti zhvillimin e prodhimit zejtar. Mehmet pasha luftoi piraterinë ne det.

Krahinave malore u njohu privilegjet e vetëqeverisjes dhe mori në shërbimin ushtarak shume malësorë. Për qeverisjen e sanxhakut vuri njerëz të ditur me përvojë dhe me emër të mirë. Pas sanxhakut të Shkodrës, Mehmet pasha hodhi vështrimin mbi Lezhën e Zadrimën dhe ia shkëputi sanxhakut të Dukagjinit. Ai bëri për vete krerët e Mirditës. Mehmet Plaku e zgjeroi ndikimin e vet në krahinat e Durrësit dhe Tiranës me lidhje martesore. Sipërmarrja e skelës së Durrësit re në duart e tij. Në vitin 1771 Porta e Lartë (Perandoria Osmane) i dha gradën e vezirit dhe qeverisjen e sanxhakëve të Shkodrës, Dukagjinit, Ohrit dhe Elbasanit. Kjo datë shënon krijimin e Pashallëkut të Shkodrës, si një grupim territorial politik i qënderueshëm që qeverisej në mënyrë autonome,brenda shtetit osman.

Kara Mahmud Pasha

Redakto

Në vitin 1775, Mehmet pashë Plaku vdiq. Në vend te tij Porta e Larte (Perandoria Osmane) emëroi një pasha të huaj. Kjo nuk u prit mirë nga shkodranët. Përballë qëndresës,sulltani ia besoi qeverisjen Mahmut pashë, djalit të dytë të Mehmetit. Mahmut pasha ndoqi politikën e të atit. Me vendosjen e qetësisë, jeta ekonomike u gjallërua shumë shpejt. Ai i siguroi vëllait, Ahmet beut, qeverisjen e sanxhakut të Ohrit, kurse kunatit, Sulejman pashë Vërlacit, qeverisjen e sanxhakut të Elbasanit. Në këtë mënyrë gjatë viteve 1780-1785 u ripërtëri Pashallëku i Shkodrës, si një shtet.

Duke shfrytëzuar kushtet e favorshme ndërkombëtare, Mahmut pasha shkëputi Bosnjën, Podgoricën e Shpuzën, nënshtroi Malin e Zi dhe krahinat Elbasan-Tiranë. Sulltani e shfuqizoi por ai nuk iu bind urdhave,as faljes së shoqëruar me gradën e vezirit. Në pranverën e vitit 1786, ai thirri në Podgoricë një kuvend me pjëmarrjen e krerëve shqiptarë nga Mali i Zi, nga Bosnja e Hercegovina. U krijua një lidhje e quajtur Konfederata Ilirike, e cila do të flakte zgjedhën osmane. Kryengritja u shtri në Kosovë e në Shqipërinë e Mesme. Mahmut pasha pretendonte se ishte pasardhës i Skënderbeut. Ai i premtoi popullit se do ta çlironte nga taksat për 20 vjet.Porta (Perandoria Osmane) nisi forca të Bosnjës e të Rumelisë. Mahmut pasha u mbyll në kala.Pas një bashkërendimi të forcave të qeveritarit shkodran me malësorët përreth,ushtria osmane pësoi disfatën. Ajo la 6000 të vrarë e shumë robër(25 nëntor 1787).

Qytetarët shkodranë i kërkuan sulltanit faljen e Mahmutit dhe Porta e Lartë (Perandoria Osmane) e pranoi kërkesën. Për të krijuar një shtet të pavarur ai kërkoi ndihmën e Austrisë e të Rusisë, të cilat i premtuan se do ta ndihmonin. Në vitin 1791 u hodh në një kryengritje të dytë. Porta e dënoi me vdekje dhe nisi një ekspeditë (1793). Mahmuti i shkaktoi përsëri pushtetit qendror një disfatë që nuk e kishte provuar prej vitesh. Ai mori titullin kara (trim i zi) Në pashallëk hyri Prizreni e Dibra. Në vitin 1796 Karamahmuti u vra në një ekspeditë në Mal të Zi. Ai qeverisi 21 vjet, si sundimtari më i shquar, më energjik dhe më i vendosur në rrugën drejt autonomisë

Pashallarët

Redakto
Pasha Vitet
Mehmed Pashë Bushatlliu 1757 – 1774
Mustafa Pashë Bushatlliu 1774 – 1778
Kara Mahmud Pashë Bushatlliu 1778 – 1796
Ibrahim Pashë Bushatlliu 1796 – 1810
Mustafa Reshit Pashë Bushatlliu 1810 – 1831

Referimet

Redakto