Dhimitër Shuteriqi
Dhimitër S. Shuteriqi (Elbasan, 1915 - 22 korrik 2003) ka qenë publicist, partizan i Frontit Nacional-Çlirimtar në Luftën e Dytë Botërore, punonjës, bashkëthemelues dhe drejtues i Lidhjes së Shkrimtarëve (1954-'73), deputet i Kuvendit Popullor (1950-'74), shkrimtar dhe historian i letërsisë shqiptare.
Dhimitër Shuteriqi | |
---|---|
![]() | |
U lind më | 1915 Elbasan, Shqipëri |
Vdiq më | 22. 07. 2023 Tiranë |
Occupation | shkrimtar |
Kombësia | Shqiptar |
Edukimi | Liceu i Korçës |
Biografia Redakto
U lind në Elbasan në një familje intelektuale, i biri i Simon Shuteriqit, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit, si dhe një ndër themeluesit e Normales.[1] Dhimitri ndoqi mësimet në Liceun e Korçës dhe më pas shkollimin e lartë e ndoqi në Universitetin e Grenoblit dhe Lionit, në Francë. Më 1942-1943 jepte mësim në Elbasan;[2] më 12 maj 1943 u zgjodh sekretar i këshillit krahinor nacionalçlirimtar për komitetin qarkor të Elbasanit.[3]
Më 2 mars 1946 në Drejtorinë e Shtypit dhe Propagandës pranë Ministrisë së Shtypit, Propagandës e Kulturës Popullore, u krijua një komision që ngarkohej «për t'u dhënë liri qarkullimi» librave të botuar deri në atë kohë në Shqipëri, pjesë e të cilit ishte edhe Shuteriqi si themelues e punonjës i Lidhjes së Shkrimtarëve.[4] Më 1947 u emërua drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik. Më 1950 u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor deri më 1974 si përfaqësues i rrethit të Gramshit në fillim e më pas i Elbasanit.[5] Më tej nga 1954 drejtoi për 19 vite me radhë organizatën e Lidhjes së Shkrimtarëve,[6] edhe pasi u riorganizua në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve më 1957.[7]
Si pasojë e revolucionit kulturor, më 1973 u denoncua si shumë të tjerë si borgjez, revizionist e dekadent.[7] Gjithashtu i dhanë vërejtje për tregimin "E vërteta lakuriq" botuar në gazetën "Drita" më 8 shtator 1974, të cilat i pranoi.[8]
Vepra Redakto
Tjetërsimi i veprës intelektuale Redakto
Ilo Mitkë Qafëzezi ndihmoi Shuteriqin për studimet e letërsisë së vjetër shqipe, më pas u akuzua nga studjuesi paleograf korçar[9] për shfrytëzimin pa kriter dhe pa leje të dorëshkrimeve të tij që gjendeshin në Institutin e Historisë që në kohën e luftës[10] pa ia cituar "pronjërinë intelektuale". Shuteriqi nuk e paraqiste me akribinë shkencore dhe të së drejtës ndihmën e Qafëzezit, pikë së pari, për studimet me karakter peigrafik të shkrimtarëve të vjetë shqiptarë, sidomos të shkollës së Voskopojës (Kavalioti, Dhanili, Berati).[11]
Titujt e veprave Redakto
- Kangët e rinisë së parë, 1935
- Kangë, 1936
- Çlirimtarët, roman, 1952
- Gurneçka, tregime, 1957
- Fyelli i Marisiasit, 1963
- Gjashtëdhjetë tregime në një, tregime
- Tregime të zgjedhura, 1972
- Një mal me këngë, 1975
- Kur rendte hëna nëpër re, 1982
- Vërshimet e vjeshtës, 1984
- Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850, 1976
- Autorë dhe tekste, 1977
- Mbi Barletin dhe shkrime të tjera, 1979
- Sytë e Simonidës, 1998
- Tekstet shqipe dhe shkrimi i shqipes në vitet 879 - 1800, 2005
- Dëshmi parabuzukiane të fjalës shqipe, 2010
- Aranitët: historia-gjenealogjia-zotërimet, 2011
Shih dhe Redakto
Lidhje të jashtme Redakto
Referime Redakto
- ^ Xhevat Lloshi (2008), Rreth alfabetit të shqipes: me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Logos-A, fq. 65, 75–76, ISBN 9789989582684
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Elsie, Robert (2005). Albanian literature: a short history. I.B.Tauris. fq. 193. ISBN 978-1-84511-031-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 204. ISBN 9789928106384.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Qazimi, Azem (2012). Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 19. ISBN 9789928168030.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Istrefi, Diana (2005). "Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005" (PDF). parlament.al. Tiranë. fq. 15–16. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 tetor 2020. Marrë më 2 nëntor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Dhimitës S. Shuteriqi". akad.gov.al. Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Kadri Hazbiu pështyu kur lexoi "Dimrin e vetmisë së madhe"". Press reader (në anglisht). Gateza Shqiptare. 9 nëntor 2011. Marrë më 30 shtator 2017.
- ^ Jakup Mat (5 gusht 2015). "Letra e prokurorit që kryqëzoi shkrimtarin Dhimitër Shuteriqi: e denoncoi te Ramizi". panorama.com.al. Panorama.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ndoja, Leka (2013). Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri. Tiranë: ISKK. fq. 87. ISBN 978-9928-168-12-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ndoja 2013, p. 94.
- ^ Ndoja 2013, p. 96.