Hape menynë kryesore
Ilo Mitkë Qafëzëzi

Ilo Mitkë Qafëzëzi (Korçë, 1889 - 1955) ka qenë një studjues tejet prodhimtar në lëmën e historisë.

BiografiaRedakto

U lind në Korçë më 1889, në një familje me prejardhjen nga Qafëzezi i Kolonjës me prejardhje të përzier shqiptaro-vllehe. Shkoi në Rumani që kur ishte 13 vjeç, pastaj emigroi në Amerikë si punëtor i një fabrike deri në vitin 1924, kur u kthye përfundimisht në Korçë dhe punoi si mësues e drejtor shkolle. Më 1924 u kthye në Shqipëri dhe nisi punë në fillim si mësues dhe më pas si drejtor i shkollës vllehe në Korçë.[1] Deri në Luftën e Dytë Botërore ishte biografisti më i mirënjohur shqiptar.[2]

VepraRedakto

Si autodidakt, Qafëzezi qe shumë prodhimtar me shkrimet e tij historike ndër të përkohshmet historike dhe buletinet. Botoi gjithashtu punime të rëndësishme historike mbi Voskopojën, Vithkuqin dhe Beratin; zbuloi dorëshkrimin e veprës së Theodor Kavaliotit dhe gjithashtu botimin e parë të Εισαγωγική ΔιδασκαλίαDaniel Voskopojarit, botuar në Venedik më 1794. Më tej zbuloi dorëshkrime të Kostandin Beratit dhe "Evëtarin" e Naum Veqilharxhit, datuar më 1844. Qafëzezi rizbuloi dhe përktheu në gjuhën shqipe Alipashiaden, një poemë për Ali pashë Tepelenën shkruar nga Haxhi Shehreti.[3] Pas hyrjes së regjimit komunist, Sigurimi i Shtetit i sekuestroi 30 dorëshkrime Qafëzezit.[4]

Tjetërsim i veprës intelektualeRedakto

Në vitet e para të regjimit komunist, dorëshkrimet e Qafëzezit u tjetërsuan nga redaksia e gazetës "Bashkimi" nëpërmjet Shefqet Musarait[5] dhe Nako Spirus që i kish marrë 13 dorëshkrime për t'ia shpënë jugosllavëve në Beograd.[6] Qafëzezi ndihmoi Dhimitër Shuteriqin për studimet e letërsisë së vjetër shqipe, gjithashtu i akuzuar për tjetërsim edhe Shuteriqi si Musaraj nga studjuesi paleograf korçar[7] për shfrytëzimin pa kriter dhe pa leje të dorëshkrimeve të tij që gjendeshin në Institutin e Historisë që në kohën e luftës[8] pa ia cituar "pronjërinë intelektuale". Shuteriqi nuk e paraqiste me akribinë shkencore dhe të së drejtës ndihmën e Qafëzezit, pikë së pari, për studimet me karakter peigrafik të shkrimtarëve të vjetë shqiptarë, sidomos të shkollës së Voskopojës (Kavalioti, Dhanili, Berati).[9]

ReferencatRedakto

  1. ^ Stuart Edward Mann (1955). Albanian literature: an outline of prose, poetry, and drama. B. Quaritch. f. 108. 
  2. ^ Joseph Twadell Shipley (1946). Encyclopedia of literature. Philosophical Library. f. 18. 
  3. ^ Bitraku, ApostolIlo Qafëzezi, një thesar ende i pazbuluar i kulturës. "Ilo Qafëzezi, një thesar ende i pazbuluar i kulturës". Infoarkiva. Marrë më 21 September 2015. 
  4. ^ Ndoja 2013, pp. 127-128.
  5. ^ Ndoja, Leka (2013). Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri. Tiranë: ISKK. f. 49.  978-9928-168-12-2. 
  6. ^ Ndoja 2013, p. 122.
  7. ^ Ndoja 2013, p. 87.
  8. ^ Ndoja 2013, p. 94.
  9. ^ Ndoja 2013, p. 96.