Shevqet Musaraj

shkrimtar shqiptar
(Përcjellë nga Shefqet Musaraj)

Shevqet Musaraj (Matogjin, 27 prill 1914 - Tiranë, 28 korrik 1983) ka qenë poet, satirik, tregimtar dhe partizan shqiptar.[1]

Mësimet e para i mori në vendlindje dhe në Vlorë ku përfundoi mesmet në shkollën tregtare të Ujit të Ftohtë.[2]

Musaraj i takon brezit të shkrimtarëve shqiptarë, të cilët veprimtarinë letrare e kanë filluar diku përpara luftës së II-të botërore, kurse si krijues të dalluar janë afirmuar në vitet pas saj. Për ndryshim prej një numri letrarësh tanë - si, për shembull, Sterjo Spasses, Dhimitër Shuteriqit, Vedat Kokonës, Esad Mekulit, Fatmir Gjatës, Llazar Siliqit, e ndonjë tjetri - që janë bërë të njohur menjëherë në dhjetëvjetëshin e parë të pasçlirimit prej okupacionit fashist, Shevqet Musaraj është afirmuar plotësisht dhe ka dhënë masën e duhur të talentit të vet aty rreth viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, kur ka botuar tregimin Isha unë Çobo Rrapushi, e sidomos rreth vitit gjashtëdhjetë e pesë, kur ka botuar romanin e tij të gjatë Para agimit. Përpara këtij romani voluminoz, me të cilin pothuaj ka sintetizuar punën e vet letrare, që shquhej me fragmentaritete, Shevqet Musaraj ka botuar edhe poemthin Epopeja e Ballit Kombëtar më 1944, poemthin tjetër satirik Do bëhen zgjedhjet më 1948, përmbledhjen e pjesëve humoristike Të shkruara - të paharruara më 1957, prej të cilave një pjesë e dukshme janë publikuar gjatë okupacionit në revisten ilegale Kushtrimi i lirisë, kurse më 1967 i është ribotuar tregimi Isha unë Çobo Rrapushi me të cilin, në të njëjtën përmbledhje, ka dalë edhe tregimi më i gjatë i tij Llaz Qesarati. Përpos këtyre prozave dhe poezive Musaraj ka shkruar dhe botuar reportazhin nga lufta partizane Shtek më shtek me partizanët e Divizionit të I-rë sulmues, mandej reportazhe dhe skica nga vizitat që u ka bërë Bashkimit Sovjetik dhe Rumanisë si dhe një numër vjershash që i janë futur edhe në antalogjitë e ndryshme, si në antalogjinë Simfoni për atdheun, e në ndonjë tjetër. Musaraj gjithashtu është njëri prej shkrimtarëve shqiptarë që ka provuar të shkruajë ndonjëherë edhe për çështje të ndryshme letrare, në të cilat ka shprehur mendimet e tij rreth problemeve më të rëndësishme të letërsisë së sotme shqipe, duke shkoqitur me gjuhën diskursive pikëpamjet që janë shprehur praktikisht në prozat dhe poezitë e tij. Kjo tregon se Mursaj, edhe pse nuk është treguar aq i frytshëm, prapë, si dhe shumica e shkrimtarëve të tjerë shqiptarë të kohës së tij, ka provuar format e ndryshme të shprehjes letrare: vjershën, poemën, tregimin, novelën, romanin, esuen e të tjera.

Tjetërsim i veprës intelektuale

Redakto

Në vitet e para të regjimit komunist, nga redaksia e gazetës "Bashkimi", Shevqet Musaraj, tjetërsoi dorëshkrimet e Ilo Mitkë Qafëzëzit.[3]

Tituj të veprave

Redakto

Mirënjohjet

Redakto
  • Bibloteka e qytetit në Vlorë mban emrin e Shevqet Musarajt.

Referime

Redakto
  1. ^ "Fjalor enciklopedik shqiptar". Akademia e Shkencave e RPSSH. 1986. fq. 729. Marrë më 11 mars 2018.
  2. ^ Zotaj, Benard (22 prill 2019). "Për shkrimtarin e LANÇ, Shevqet Musaraj". telegraf.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ Ndoja, Leka (2013). Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri. Tiranë: ISKK. fq. 49. ISBN 978-9928-168-12-2.