Epopeja e Ballit Kombëtar
Epopeja e Ballit Kombëtar është një poemë e gjatë e krijuar nga shkrimtari Shefqet Musarajt, ku ndërthuren sarkazma e hollë qesëndisëse e autorit dhe përshkrimi i personaliteteve të Ballit Kombëtar nga poeti i veteshpallur komunist Shefqet Musaraj.
Në vargjet e këtij poemë me elemente të theksuara rrealiste, vihen në lojë krerët e Ballit, për qëndrimet e tyre kuislinge në kohë lufte. Midis të tjerash ironizohet edhe kreu i kësaj organizate patriotike Mit'hat Frashëri, i cili paraqitet si njeri mondan, aristokrat e mendjemadh, një përshkrim ky shumë rrealist. Në vargjet e poemit, Musraj kështu parodizon veshjet e jashtme të ballistëve :
- Jaka të ngrira,
- bastun e ombrella,
- pantofla, gante,
- pixhame e kapella.
Poema ironizon pëmes sarkazmës ndaj Ballit komëtar, të gjithë qëndrimet oportuniste të kuislingëve dhe oportunistëve. Poema shquhet per nje gjuhe popullore dhe te kuptueshme dhe morri statusin e parodive te rrecituara si psh:
- ’’U ngritën plehrat nga fundi i tokës,’’
- ’’u ngritën këmbët, i ranë kokës.’’