Alipashiada
Alipashiada është një poemë epike në gjuhën greke shkruar në shekullin XIX nga delvinjoti Haxhi Shehreti kushtuar Ali pashë Tepelenës, përkthyer në gjuhën shqipe mbas më se një shekulli nga Ilo Mitkë Qafëzëzi.
Historiku
RedaktoPoema ka mbijetuar e fragmentuar dhe e botuar në forma të ndryshme. Më 1837 u botua një përmbledhje dhe komente për 4500 vargje të saj nga udhëtari dhe diplomati anglez William Martin Leake. Më 1870 u botuan 3000 vargje nga studjuesi helenist Kostandin Sathas në punimin e tij "Teza historike", ku Sathas përmend të dhëna për autorin që kish qenë delvinjot, mik i hershëm i Ali Pashës dhe anëtar i oborrit të tij në Janinë së paku deri më 1812.[1] Më 1875 helenisti Émile Legrand e mori shënim poemën kur ishte me punë në Athinë nga një furrxhi 77 vjeçar i quajtur Jani Paguni që e mbante mend përmendësh. dhe e botoi më 1886 në frëngjisht me parathënie të vetën me titullin "Complainte d'Ali de Tébélen, Pacha de Janina".[2]
Referime
Redakto- ^ Koçi, Dorian (13 nëntor 2016). ""Alipashaida", eposi i harruar i Ali pashë Tepelenës". gazetatema.net. Gazeta "Tema".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Murati, Violeta (22 dhjetor 2012). "200 vjet e panjohur Zbulohet si u shkrua poema e vrasjes së Ali Pashës". standard.al (në anglisht). Standard. - Nr. 2481.