Teodor Laço
Stampa:Leter Tabela Fillim Stampa:Leter emri Stampa:Leter ditëlindje Stampa:Leter vendlindje Stampa:Leter ditëvdekje Stampa:Leter kombësia Stampa:Leter profesioni Stampa:Leter Tabela Fund Teodor Laço (1936-2016) ishte një shkrimtar dhe diplomat shqiptar, ambasador i Shqipërisë në Rusi (2006 - 2010).
Jeta
RedaktoTeodor Laço lindi më 29 shtator të vitit 1936 në fshatin Dardhë të Korçës, vdiq më 15 tetor të vitit 2016, është shkrimtar shqiptar. Studioi Agronomi në Universitetin e Tiranës. Ka filluar të botojë që prej viteve ’60. Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, ndërsa pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja. Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit; për dymbëdhjetë vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse. Vdiq më 15 tetor 2016.