Universiteti i Tiranës

universitet publik në Tiranë, Shqipëri



Universiteti i Tiranës është universitet publik në Tiranë. Është universiteti më i madh dhe me reputacionin më të mirë në Shqipëri.

Universiteti i Tiranës
UT logo
Latin: Universitas Tiranensis
LlojiPublik
Nivele studimi: Bachelor, Master, Doktoraturë
Themelimi1957
RektoriProf. Dr. Mynyr Koni[1]
Studentë14,000
Location,
Shqipëri
KampusiUrban, Decentralizuar
Colors ,  
AffiliationsBalkan Universities Network, Erasmus Mundus, UNSHP, UNICA, EUA, AUF, CMU, BSUN, ASECU, IUC. Partner universities with close collaboration: University of Bamberg, Germany, dhe University of Nebraska-Lincoln, SHBA[2]
Faqja zyrtarewww.unitir.edu.al
Skeda:Fakulteti i Histori-Filologji.jpg
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
Godina Liria, pjesë e kampusit të Universitetit të Tiranës

Historiku Redakto

Krijuar në vitin 1957, eshte universiteti i parë në Shqipëri.[3] Krijimi i universitetit erdhi si rezultat i bashkimit të instituteve si: Instituti Pedagogjik, Instituti Politeknik, Instituti i Larte Ekonomik dhe Instituti i Larte i Mjekësisë duke formuar Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në fillim i formuar nga dhjetë fakultete, ky Universitet u nda në vitin 1991 kur fakultetet e inxhinierisë u grupuan në Universitetin Politeknik, duke lënë Universitetin e Tiranës me shtatë fakultete të cilat mbulojnë shkencat humane, ekonomike dhe natyrore.

Akademia Redakto

UT është universiteti më i madh dhe më i lartë në Shqipëri. Ai përfshin 6 fakultete, 50 departamente akademike, dhe 41 programe studimi. Shumica e programeve janë të ofruara në Tiranë, disa kampuse më të vogla lidhura me ta janë të vendosura në qytete të tjera të Shqipërisë, duke përfshirë Sarandën në jug dhe Kukësin në veri.UT ofron diplomë tre-vjeçare, Master një ose dy vjeçare dhe 3-5 vjeçare programe doktoratë, në përputhje me sistemin e Bolonjës. Më shumë se 14.000 studentë ndjekin UT. UT punëson më shumë se 600 anëtarë të fakultetit.

Sot, Universiteti i Tiranës është universiteti më i madh publik në vend. Ai është zgjedhja e parë për maturantët e shkollave të mesme.  Ai përbëhet nga 6 fakultete pas largimit në janar të viti 2012 të Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike (ish Fakulteti i Infermierisë).  Në Universitetin e Tiranës studiojnë rreth 40 mijë studentë në të tre ciklet e studimit në sistemin me kohë të plotë dhe atë të pjesshme.

Një nga qëllimet e Universitetit të Tiranës ka qenë njohja e tij ndërkombëtare. Kjo ëndërr tashmë është realitet me përfshirjen e tij si institucion partner në disa programe bashkëpunimi të Komisionit Europian si Tempus, Erasmus Mundus Action 2, IPA me konkretisht: JoinEU-SEE, Basileus, Pacinno, Eureqa, Tempus Interface.  Nga projektet e mobilitetit JoinEU-SEE dhe Basileus kanë përfituar të gjitha strukturat e UT, studentët, stafi akademik dhe ai administrativ.

Një risi e Universitetit të Tiranës ka qenë ngritja e Qendrave të Karriesës në të gjitha fakultetet e UT-së.  Këto qendra shërbejnë si urë lidhëse midis studentëve dhe tregut të punës, duke krijuar kontaktet e duhura me punëdhënësit potencial, me qëllim promovimin e studentëve të Universitetit të Tiranës dhe kërkimin e mundësive të reja të punësimit. 

UT ka nënshkruar edhe shumë marrëveshje bashkëpunimi me universitete dhe institucione të ndryshme evropiane dhe botërore. Këto marrëveshje kuadër kanë si qëllim shkëmbimin akademik dhe studentor, programe kërkime të përbashkëta, shkëmbime akademike në botime, revista, organizmin i konferencave të ndryshme etj.  Ai gjithashtu është anëtar i shumë rrjeteve të huaja si : UNICA, UNIMED, CMU etj.

Fakultetet Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Top Channel: Mynyr Koni rektor". Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2016. Marrë më 26 prill 2016.
  2. ^ UT universitete partnere
  3. ^ "Historiku i Universitetit Shtetëror të Tiranës". Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2015. Marrë më 26 shtator 2014.

Lidhje të jashtme Redakto

41°19′00″N 19°49′18″E / 41.31667°N 19.82167°E / 41.31667; 19.82167

Shih edhe Redakto