Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
- Për këtë vit të Seminarit Ndërkombëtar, shiko Seminari XXXIX.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i njohur në fillim si Seminari i Kulturës Shqiptare për të Huaj, është një takim i përvitshëm dhe i rëndësishëm shkencor e profesional nga fusha e shkencave albanologjike, i cili që nga viti 1974 tradicionalisht organizohet në Prishtinë.[1] [2] [3] [4] Qëllimi primar i organizimit të tij fillimisht ishte ofrimi i ndihmës për studentët dhe studiuesit e huaj që interesohen për gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare si dhe për shkencat albanologjike. Seminari ka një karakter shumë - dimensional dhe multi-disiplinar. Me kalimin e kohës, kjo ngjarje është shndërruar në një shkollë të llojit të vet nga fushat e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare si dhe të albanologjisë në përgjithësi. [5] [6] [7]
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare | |
---|---|
Shkurtesa | SNGJLKSH |
Disiplina | Gjuhësia, Albanologjia |
Detajet e publikimit | |
Publikues | Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës |
Historia | 1974-sot |
Shpeshtësia | i përvitshëm |
Qasje e hapur | Po |
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare |
Historiku
RedaktoSeminari i Parë Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është organizuar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës (atëherë: Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës). Takimet e Seminarit në fillim organizoheshin nën titullin Seminari mbi Kulturën Shqiptare për të Huaj. Madje me këtë emër u organizuan gjithësej katër (4) takime duke përfshirë vitet 1974, 1975, 1976 dhe 1977. Prej Seminarit të vitit 1978 ky organizim quhet me emrin të cilin e mban edhe sot: Seminari Ndëkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Ky Seminar u organizua dhe vazhdon të organizohet nga hulumtues e studiues të cilët merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.[8] [1]
Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti 2000 Seminari vepron sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. [4] [9]
Seminari zakonisht zhvillohet në dyjavëshin e dytë të muajit gusht. Gjatë kësaj periudhe zhvillohen kurse të gjuhës shqipe, mbahen ligjërata e referime për probleme të gjuhës, letërsisë, kulturës, artit, arkeologjisë, etnologjisë etj., si dhe organizohen tryeza diskutimesh. Materialet e seminareve botohen rregullisht në vëllime të veçanta. Seminari që në vitet e para të organizimit tërhoqi shumë studiues të rinjë të interesuar për albanologjinë, në radhë të parë nga vendet e Europës, por edhe nga kontinentet tjera, të cilët filluan këtu mësimin e gjuhës shqipe dhe hodhën hapat e parë në fushën e albanologjisë. Në mënyrë të veçantë Seminari tërheq studiuesit arbëreshë. Përveç studiuesve nga Kosova, në Seminar marrin pjesë edhe studiues nga Shqipëria, nga Maqedonia si dhe nga qendra albanologjike të njohura të botës, me ndihmesën e të cilëve Seminari është shndërruar në lloj shkolle dhe forumi shkencor albanologjik.[10][11] [12]
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Prishtina – International Seminar on Albanian Linguistics, Literature and Culture[lidhje e vdekur], 18 August 2014, https://www.ata.gov.al Arkivuar 30 shtator 2017 tek Wayback Machine
- ^ Priština: Studenti iz Srbije na seminaru o albanskom jeziku, https://www.slobodnaevropa.org
- ^ Priština: Otvoren 35. Međunarodni seminar albanskog jezika, književnosti i kulture[lidhje e vdekur], 15.08.2016, http://e-vijesti.com Arkivuar 12 shtator 2017 tek Wayback Machine, 8.09.2017.
- ^ a b International Seminar of Albanian Language, Literature and Culture begins in Prishtina Arkivuar 16 gusht 2017 tek Wayback Machine, https://www.ata.gov.al Arkivuar 30 shtator 2017 tek Wayback Machine
- ^ Seminar, school for Albanology, http://www.mfa-ks.net
- ^ Seminar, škola albanologije, http://www.mfa-ks.net (Malazezisht)
- ^ International Seminar on Albanian Language, Literature and Culture underway, http://www.kosovapress.com
- ^ Solemn opening of 36th edition of International Seminar on Albanian Language, Literature and Culture to take place today, 14/08/2017
- ^ Gjurmime albanologjike: Seria e shkencave filologjike, Volumes 10-11, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1980, fq. 387
- ^ Fjalor enciklopedik shqiptar, Vëllimi III, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2009, fq. 2315 - 2316. OCLC 426069353
- ^ Učenje Albanskog jezika, mogućnost za razvoj boljih odnosa, http://www.rtklive.com
- ^ Albanologija za svakoga, https://www.slobodnaevropa.org