Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) eshte universitet privat-publik ne Maqedoninë e Veriut, i themeluar ne vitin 2001 në Tetovë.

Logo e Universitetit të EJL
Qendra e Universitetit të EJL

Historiku

Redakto

Në pranverë të vitit 2000, komisioneri i lartë i OSBE-së për pakicat nacionale, z. Max van der Stoel nisi diskutimet për themelimin e një Universiteti të ri në Maqedoninë e Veriut, duke u përkrahur nga donatorë ndërkombëtarë. Pas miratimit të Ligjit për Arsimin e Lartë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, i cili lejoi krijimin e universiteteve private me mësim në gjuhën shqipe, filloi planifikimi i krijimit të Universitetit në fund të vitit 2000. E tërë ndërmarrja rreth formimit të Universitetit të Evropës Juglindore u realizua me bashkëpunimin e ngushtë të bashkësisë ndërkombëtare, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni. Ndërtimi filloi në mars të vitit 2001 dhe UEJL u hap tetë muaj më vonë. Në nëntor të vitit 2002, numri i studentëve arriti në 2250, ndërsa në tetor të vitit 2003, numri i studentëve arriti në 3700. Tani për tani në UEJL studjojnë rreth 4500 studentë. Qe nga viti 2010, rektor eshte Prof. Dr Zamir Dika.

Fakultetet

Redakto

Të Punësuarit

Redakto
  • Rektori, Prof. Abdylmenaf Bexheti
  • Provosti, Prof. Dr. Andrew Goodspeed
  • Pro-rektor për planifikim akademik dhe dixhitalizim, Prof. Dr. Vladimir Radevski
  • Pro-Rektor për çështje akademike, Prof. Dr. Lejla Abazi-Bexheti
  • Pro-Rektor për marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Blerim Reka
  • Sekretari Përgjithshëm, Dr. Xhevair Memedi
  • Drejtori i Financave, z. Nebi Xhemali
  • Drejtori i Mirëmbatjes, Dr. Bedri Ademi
  • Drejtori i Burimeve Njerëzore, z. Muharem Etemi
  • Drejtor i Shërbimeve Studentore, z. Abaz Selmani
  • Drejtor i Teknologjive Informatike, z. Mentor Emini
  • Përgjegjësi i Bibliotekës, Silvete Osmani
  • Dekani i fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Assoc. Prof. Dr. sc Hyrije Abazi - Alili
  • Dekani i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Doc. Dr. Adrian Besimi
  • Dekani i Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike, Prof. Dr. Memet Memeti
  • Dekani i Fakultetit të Drejtësisë,Prof. Dr. sc Adnan Jashari
  • Dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit, Prof. Dr. sc Arafat Shabani
  • Drejtori i Qendrës Kompjuterike, Prof. Dr. Jusuf Zeqiri
  • Drejtori i Qendrës së Gjuhëve, Vjosa Vela

Biblioteka

Redakto

Biblioteka “Max van der Stoel“ e EJL-se e ka marrë emrin nga prijësi i projektit të themelimit dhe zhvillimit të Universitetit të Evropës Juglindore. Ndërtesa 702 është biblioteka qendrore ku janë të vendosura të gjitha materialet e bibliotekës, duke përfshirë këtu edhe sallat e leximit, salla për mbledhje, salla kompjuterike, hapësira për debatim, të cilat janë në shërbim të lexuesve gjerësisht të të gjithë studentëve dhe stafit universitar. Në UEJL funksionojnë edhe bibliotekat degë në: Fakultetin e Administrimit të Biznesit, Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore dhe në Fakultetin e Gjuhëve Kulturave dhe Komunikimit, gjithashtu edhe në UEJL-Shkup. Në bibliotekën “Max Van der Stoel” organizimi dhe sistematizimi i librave bëhet me ndihmën e softuerit PMB që është i tpit ILS (Integrated Library System) - Në kuadër të ILS funksuonon dhe moduli - Online Public Access Catalog - OPAC (faqe publike për shfrytëzuesit). Aktualisht, biblioteka posedon mbi 13.500 tituj dhe më tepër se 36.000 ekzemplarë në gjuhën shqipe, angleze, maqedone, gjermane, frenge, etj., në lëmenj të ndryshëm. Biblioteka universitare është parapagues në databaza elektronike. Për tu qasur në databazat në fjalë nevojitet prezenca në kampusin e UEJL-së; jashtë kampusit duhet llogari e aktivizuar në ATHENS.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të Jashtme

Redakto

Universiteti i Evropës Juglindore