Krahas talentit të lindur, ajo mësoi mjeshtërinë nga i ati, dhe ka qenë ndihmëse me të motrën Thomaidhën që vinin punimet e të atit në kishat e Shën Gjergjit e të Shën Thanasit. Më 1941 kreu studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë. Po atë vit kthehet në atdhe dhe punon si mësuese vizatimi në Korçë. Në vitin 1942 bashkë me të motrën Andromaqin, çelën në Tiranë ekspozitën e parë. Më 1965 bashkë me burrin e saj A. Papadhimitri dhe të motrën Andromaqi, pikturojnë kishën ortodokse të Tiranës. Po më 1965 çel në Tiranë ekspozitën e dytë vetjake. Piktura e saj dalloliet për ndërtime me plane të mëdha, për ngjyrat e ngrohta e të thella. Me interes është vepra "autoportret". Ka lenë edhe shume ikona të shpërndara në shumë familje në Dardhë e në Korçë, Tiranë e gjetkë. Në Muzeumin Mesjetar në Korçë, gjenden 5 ikona të punuara prej saj, të realizuara me nivel të lartë artistik. Sofia dhe motra e saj Andromaqi, janë piktoret e para shqiptare. Punimi i saj i fundit i takon vitit 1976.